
Tmerret në burgjet e Koresë së Veriut/ 1 në 4 të dënuar, nuk dalin të gjallë prej andej
Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të ...
Nga Tong Zhao ?The New York Times?
Harrojeni fuqinë bërthamore. Është koha që Shtetet e Bashkuara të bisedojnë me Kinën për cenueshmërinë reciproke. Është e qartë se Pekini po e zgjeron me shpejtësi arsenalin e vet bërthamor. Imazhet satelitore tregojnë se Kina po ndërton më shumë se 100 kapanone të reja të lëshimit të raketave balistike ndërkontinentale.
Muajin e kaluar u raportua mbi testimin nga Kina të një rakete hipersonike me aftësi bërthamore, e cila qarkulloi përreth globit. Ai është vendi e parë që e ka bërë këtë. Ndërkohë, Pentagoni po paralajmëron se Kina mund ta4-fishojë arsenalin e saj bërthamor deri në vitin 2030.
Të marra së bashku, shqetësimet në SHBA për një ?sukses strategjik? të Kinës janë mëse të kuptueshme. Në këto kushte, pa vullnetin e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për të hyrë në një dialog të qartë, pasojat mund të jenë katastrofike.
Disa ekspertë amerikanë mendojnë se Kina po teston sistemet e saj të lëshimit të armëve bërthamore, pasi po kërkon mënyrën për të anashkaluar mbrojtjen raketore të SHBA-së, për të cilën ekspertët bërthamorë të Pekinit kanë frikë se mund t?ia mohojë aftësinë e vendit të tyre për të absorbuar një sulm bërthamor të SHBA-së, dhe më pas për t?u hakmarrës.
Ndonëse kjo mund të jetë teknikisht e saktë, asaj i mungon tabloja më e plotë gjeopolitike. Zhvillimi në rritje i mbrojtjes raketore të SHBA-së, nuk mund ta shpjegojë dot rritjen relativisht të papritur të Kinës në fushën ushtarake.
Përkundrazi, urdhri i muajit mars i presidentit Xi Jinping për të ?përshpejtuar më tej ndërtimin e sistemeve të avancuara të parandalimit strategjik?, ka shumë të ngjarë të reflektojë shqetësimin e tij të shtuar se aftësia inferiore bërthamore e Kinës, mund të inkurajojë armiqësinë e SHBA-së dhe të minojë rritjen e Pekinit në një moment kritik të konkurrencës midis fuqive të mëdha.
Zyrtarët kinezë besojnë se Shtetet e Bashkuara janë bërë më të dëshpëruara në përpjekjet e tyre për të penguar me forcë Kinën nga tejkalimi në aspektin ekonomik (në një periudhë të shkurtër) dhe më pas atë ushtarak (në vijimësi).
Ata e shohin presionin në rritje të SHBA-së mbi Kinën sa i përket të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, Hong Kongun dhe Tajvanin si dëshmi se Uashingtoni është i gatshëm.
Që të ndërmarrë rreziqe më të mëdha për ta ndalur ngritjen e Kinës, nëpërmjet delegjitimimit të qeverisë, duke e destabilizuar vendin komunist dhe duke e bllokuar bashkimin kombëtar me Tajvanin.
Unë kam punuar për një periudhë të shkurtër,më shumë se një dekadë më parë,si nëpunës civil në Pekin mbi çështjet e punëve të jashtme, ndërsa i kam kaluar 7 vitet e fundit si ekspert i pavarur i politikave bërthamore. Për mua është e qartë se zgjerimi i arsenalit bërthamor të Pekinit, është në fund të fundit një përpjekje për ta detyruar Uashingtonin që të heqë dorë nga sulmi strategjik i perceptuar, dhe për të pranuar një marrëdhënie ?brishtësie të ndërsjellë? – në të cilën asnjë vend nuk do të kishte aftësinë apo vullnetin për të kërcënuar tjetrin me luftë bërthamore, pa rrezikuar shkatërrimin e vet.
Shtetet e Bashkuara kanë ngurruar ta adresojnë dëshirën e Kinës për një marrëdhënie të tillë, gjë që ka prodhuar ankthin që ka Pekini se mos SHBA-ja do të tentojë ?sigurinë absolute. Për të parandaluar përshkallëzimin e konkurrencës së tyre bërthamore, ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara ta pranojnë ekzistencën de facto të cënueshmërisë së ndërsjellë bërthamore me Kinën.
Ky mund të duket si një veprim i guximshëm. Por duhet të kujtojmë se kjo nuk është e paprecedentë. Deklarata e përbashkët Regan-Gorbaçov e vitit 1985 se ?një luftë bërthamore nuk mund të fitohet, dhe as nuk duhet të zhvillohet kurrë?, ndihmoi në uljen e temperaturës së Luftës së Ftohtë.
Një angazhim i ngjashëm i ndërsjellë nga udhëheqësit e SHBA-së dhe Kinës, do të ndihmonte në zbutjen e garës së sotme të armatimeve. Gjithashtu, ai do të ndihmonte në stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe që sot janë më të rëndësishmet në botë.
Ndërkohë, kjo gjë do t?i jepte Pekinit sigurinë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta pranojnë bashkëjetesën paqësore, dhe të shmangin sfidimin e interesave thelbësore të Kinës. Nga ana tjetër, zvogëlimi i kërcënimit të holokaustit bërthamor, mund të krijojë mundësi për nisjen e negociatave thelbësore për kontrollin e armëve.
Për shembull, për kufizimin e zhvillimit të sistemeve të reja raketore dhe të armëve të hapësirës, por edhe të ndihmojë në frenimin e konkurrencës dypalëshe ushtarake. Duke pasur më shumë besim mbi qëllimet e ardhshme të marrëdhënieve SHBA-Kinë, Pekini mund të priret të veprojë në një mënyrë më pro-aktive,dhe të bashkëpunojë me Uashingtonin për probleme të tjera dypalëshe, si mosmarrëveshjet tregtare dhe sulmet kibernetike, apo sfidat më të ngutshme globale sikurse është pandemia e Covid-19.
Sigurisht, ka rreziqe që bashkëpunimi mund të dështojë. Kina mund të arrijë në përfundimin se shtimi i arsenalit të saj bërthamor, ka funksionuar shumë mirë si një taktikë presioni, ndaj forcimi i mëtejshëm i fuqisë ushtarake mund të sjellë lëshime edhe më të mëdha nga ana e SHBA-së.
Sidomos aleatët amerikanë në Azinë Lindore, kanë shqetësime të kuptueshme se Kina mund ta rrisë agresionin e saj ushtarak në nivel konvencional, pasi të jetë larguar rreziku i përshkallëzimit bërthamor. Dhe mund të qëllojë që Kina ta interpretojë pranimin nga SHBA të cënueshmërinë reciproke, si një shenjë se Uashingtoni është i gatshëm të tolerojë përpjekjet e Pekinit për të avancuar ?interesat thelbësore?, si pushtimi i territorit të diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore apo arritja e bashkimit me Tajvanin.
Po ashtu, Kina mund të presë që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë së evokuari të drejtat e njeriut dhe shtypjen në vend, duke pretenduar se kritika të tilla e cënojnë sigurinë e regjimit të Pekinit. Dhe se kjo qasje mund të minojë përpjekjet e presidentit amerikan Joe Biden për t`u mbështetur tek një diplomaci me bazë vlerat universale.
Gjithsesi, pranimi i cënueshmërisë së ndërsjellë nuk duhet të bëjë që palët të flenë mbi gjethe dafinash. Shtetet e Bashkuara mund të marrin disa masa për të zbutur rreziqet. Amerika duhet qëta ftojë Kinën për të biseduar sinqerisht për cënueshmërinë reciproke, duke e përdorur dialogun si një mundësi për t?u sqaruar dhe angazhuar reciprokisht, për të krijuar kushtet e nevojshme për pranimin formal të cënueshmërisë reciproke.
Kina duhet të paraqesë një kuadër të pranueshëm reciprokisht, lidhur me pritshmëritë e saj specifike. Këtu duhet të përfshihet detajimi i asaj që përbën një shkelje të vërtetë të interesave thelbësore të Kinës, përkundrejt një mosmarrëveshjeje politike të nivelit të lartë.
Për shembull, mostrajtimi i debateve normale mbi çështjet e të drejtave të njeriut si përpjekje për të rrëzuar regjimin, dhe çfarë sigurie mund të japë Pekini për të adresuar shqetësimet e SHBA-së rreth sjelljes dhe planeve të saj ushtarake rajonale në lidhje me Tajvanin.
Kina nuk ka gjasa të dëshirojë të përkulet. Por që të funksionojë marrëdhënia e re me SHBA-në, ajo duhet të jetë më fleksibël. Po ashtu, është në interesin e Kinës që të kuptojë se, ashtu si cënueshmëria reciproke SHBA-Rusi, nuk e mbrojti Moskën nga kritikat amerikane mbi të drejtat e njeriut, edhe cënueshmëria reciproke SHBA-Kinë ka shumë të ngjarë të mos e detyrojë Uashingtonin ta?respektojë Kinën? ashtu diç duan zyrtarët kinezë.
Dhe kjo jo sepse arsenali bërthamor i Kinës është shumë i vogël. Përkundrazi, refuzimi publik i Kinës ndaj një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, i nxit ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër zyrtarët amerikanë që të vënë në dyshim mençurinë e pranimit të cënueshmërisë reciproke.
Shënim:Tong Zhao,studiues në Programin e Politikave Bërthamore në fondacionin ?Carnegie për International Peace? me qendër në Pekin.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të ...
(Pjesa e dytë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
(Pjesa e parë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
Nga Benjamin Plackett “Discover Magazine”Dielli gjatë muajit...
Nga Gavin Mortimer “The Spectator”Ishte e vështirë të mos qe...
Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e ...
Nga Valentino Grbavac “European Western Balkans”Kriza politi...
Nga Steve Apfel “American Thinker”Titujt e lajmeve që paraqe...
Nga Edward Carr “The Economist”Pandemitë nuk “vdesin”, ato t...
Nga Sebastien Roblin “National Interest”Për herë të dytë gja...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”A jemi vërtet – siç thonë shum...
Nga Kristen Ghodsee& Mitchell A.Orenstein “Project Syndicate...
Nga Daniel Trilling “The Guardian”Është diçka shumë e keqe k...
Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet q...
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u...
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
“Der Spiegel”Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ...
Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planif...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rëmbec, Mali...
Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin...
Një krim ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Rrëmbec...
Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Dushkarak të Vlorës...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Orët e parë të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh ...
Javën e ardhshme, i nxehti afrikan dhe vapa përvëluese...
E diela e parë e çdo muaji në vendin tonë, do të jetë ...
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën 1 mi...
Qytetet amerikane po përballen me një shkallë në rritj...
Bashkimi Evropian ka dorëzuar "draftin përfundimtar" n...
Izraeli rihapi të hënën pikat kufitare për në Gaza pas...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Ajo ka shkruar 25 libra, që janë shitur 70 milionë her...
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2022, arrit...
Ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, ai që së pari kritik...
Kompjuterat që prodhojnë kriptomonedha përdorin një sasi t...
Tregu valutor sot sërish shfaqet me lëkundje. Euro, paundi...