LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria denoncoi gyqtarin/ Vettingu e nxjerr jashtë sistemit të drejtësisë

25 Nëntor 2021, 10:22, Vetingu CNA
Prokuroria denoncoi gyqtarin/ Vettingu e nxjerr jashtë sistemit të

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra sot gjyqtarin Rexhep Karaj.

Dosja e rivlerësimit për Karajn është shqyrtuar nga trupa e KPK-së e përbërë nga kryesuesja Etleda Çiftja, relator Roland Ilia dhe anëtare Firdes Shuli.

Në momentin e dhënies së vendimit, gjyqtari nuk ka qenë i pranishëm, ashtu si në seancën dëgjimore.

Karaj u gjet me problem në kriterin e pasurisë, ku u evidentua një balancë negative në shumën totale 7.8 milionë lekë.

Denoncimi ndaj gjyqtarit Karaj

Në vitin 2011 gjyqtari Rexhep Karaj, është denoncuar nga Prokuroria e rrethit të Matit për shkelje të ligjit.
Në atë kohë raportohet se Prokuroria në fjalë i kishte kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme që gjyqtari Karaj së bashku me një tjetër të dërgohen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për shkelje ligjore me dashje dhe shkeljen e Kodit të Etikës.

Sipas Prokurorisë së Burrelit, Rexhep Karaj ishte iniciatori i nxitjes së shtetasit H. Rami për të protestuar para godinës së Prokurorisë.
Sipas tyre, Rami është nxitur nga Karaj për të fajësuar Prokurorinë për të humbur vëmendjen nga fajtorët që e sorollatin atë prej 10 vitesh.
Nuk dihen nëse janë hapur për gjyqtarin Karaj në vitin 2011 dhe se çfarë ka ndodhur më tej.

Karaj përveçse në Burrel ka punuar si gjyqtar në Pukë dhe aktualisht punon në Kukës.

Gjatë zbardhjes së deklaratave të pasurisë së tij, rezulton se gjyqtari Karaj është pjesë e listës oktapod që kanë zpatuar institucionet e shtetit.

Bashkëshortja ga mësuese në shkollë tetë-vjeçarë ka kaluar në shkollë të mesme dhe më pas në Zyrën Arsimore Mat.

Vajza rezulton e punësuar fillimisht tek Drejtoria e Tatim Taksave në Tiranë dhe më pas në Ministrinë e Financave.

Edhe vajza tjetër nga një aktivitet privat në farmaci, ka përfunduar si lektore në Universitetin e Elbasanit,

Në lidhje me pasurinë ai deklaron një apartament banimi me siprfaqe 70 m2 i ndërtuar pas vitit 1990 me vlerë 1 300 000 lekë, shtëpi banimi me sipërfaqe 180 m2, në Gurrë të Madhe, trashëgimi nga babai si dhe tokë bujqësore me sipërfaqe 42 000 m2 nëë Gurrë të Madhe./CNA.al

Lajmet e fundit nga