LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia në aksion/ Ndëshkon shoferët që “fluturojnë” në rrugë

25 Nëntor 2021, 10:15, Aktualitet CNA
Policia në aksion/ Ndëshkon shoferët që

Policia ka vijuar me kontrollet intensive në të gjithë kryeqyetatin për drejtuesit e mjeteve të cilët thyjenë rregullat e qarkullimit.

Fokusi është tek parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

?Vijojnë kontrollet e territorit në të gjithë kryeqytetin, me fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

 

Në funksion të kontrolleve janë konstatuar dhe :

 

? Arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

 

? Proceduar për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh.

 

? Proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh sportive.

 

? Proceduar 14 drejtues mjetesh për errësim të xhamit parapritës.

 

? Proceduar 146 drejtues mjetesh për përdorim te aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

 

? Proceduar 1123 automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

 

? Proceduar për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik 82 automjete?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga