LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ Kush ia “kyçi” gojën SPAK?

25 Nëntor 2021, 10:56, Denoncim CNA

Në tetë vite qeverisje, Rilindja është shoqëruar nga jo pak skandale, bëma dhe gjëma të cilat janë denoncuar nga CNA.al me prova, fakte dhe dokumente.

Një ndër skandalet, e cila ka të bëjë direkt me shëndetin e qytetarëve shqiptarë është ai i pesticideve kineze.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, ku sasi të mëdha pesticidesh që përdoren në bujqësi, janë sjellë nga Kina në Shqipëri, dhe besohet se tashmë janë konsumuar nga konsumatorët shqiptarë.

CNA.al në disa shkrime investigative, ka denoncuar skandalin në fjalë, ku dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë së Rilindjes.

Nëpërmjet dokumenteve zyrtare, CNA.al tregoi sesi në vendin tonë kanë hyrë më mijëra kuti me pesticide kineze, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshen nga ligji. Por, si ?mjeshtra? që janë, janë justifikuar me pretendimin se shoqëria kineze që eksportonte pesticidet, është degë e një shoqërie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. (Lexo këtu)

Të gjitha porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë ?Shegaj-Agr shpk?, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë ?MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. (Lexo këtu)

Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, mësohet se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t?u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

Gjithashtu, CNA.al ka mësuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka nisur një kontroll tek doganat, në lidhje me skandalin në fjalë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se një grup inspektorësh të KLSH-së, kanë filluar kontrollet. (Lexo këtu)

Por, përtej zyrtarëve të politikës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në skandal, qëndron drejtësia.

cna lajm aktualitetProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, është një ndër institucionet e reja të dala nga Reforma në Drejtësi, e trumbetuar fort edhe nga faktori ndërkombëtar. SPAK, është parë si shpresa për shqiptarët që më në fund të vijë drejtësia e munguar dhe se korrupsioni në radhët e politikës dhe zyrtarëve të lartë, më në fund do të marrë ndëshkimin e merituar.

Por, SPAK ka heshtur përballë provave të publikuara nga CNA.al. Drejtësia ka “kyçur” gojën pwrballë skandalit, që prek direkt shëndetin e qytetarëve shqiptare. 

Fakti është fakt. Dhe e vërteta është se pesticidet e sjella nga një kompani kineze, futur në Shqipëri direkt nga Kina, nuk kanë marrë çertifikimin e standartit të Bashkimit Europian. Dhe megjithëse një akt i tillë ndalohet rreptësisht nga ligji, pasi në Shqipëri nuk mund të hyjë asnjë pesticide apo plehra kimike nga vende jashtë BE-së, krimi mesa duket ka ndodhur.

Dhe SPAK është përballë provës. SPAK tashmë duhet të tregojë nëse ka sy të shohë e veshë të dëgjojë./CNA.al

Skandali me pesticidet kineze/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Skandali me pesticidet kineze/ SPAK-ut, i lidhin duart zyrtarët e lartë të politikës?

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

Doganat fshehin skandalin me pesticidet kineze/ Jeta e qytetarëve në rrezik nga zyrtarë të lartë të politikës

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

Lajmet e fundit nga