Connect with Us

Piloi tremb milanistët pas fitores ndaj Atletikos: Nuk e kam firmosur ende rinovimin

Seria A

Piloi tremb milanistët pas fitores ndaj Atletikos: Nuk e kam firmosur ende rinovimin

Publikuar

-

Xhunior Meisas ishte ai që vendosi ndeshjen mes Milanit dhe Atletikos me golin e tij në fundin e sfidës dhe për Stefano Piolin, ishte sinjal i cilësive që ka futbollisti brazilian, te i cili ka shumë besim.

“Ishte e drejtë të festoja me lojtarët e mi, kanë treguar në fushë një paraqitje të rëndësishme. Ishte një ndeshje e vështirë, por e fituam me meritë për shkak të asaj që treguam në fushë, ndaj ishte e drejtë të festoja me ta”, tha menjëherë pas vëshëllimës përfundimtare trajneri.

“Ajo e Mesias është një histori shumë e bukur, por mendoj se është vetëm në fillimet e saj. Ka kaluar shumë vështirësi pasi mbërriti, por ka karakteristika të bukura dhe do të japë një mbështetje të mirë për skuadrën pasi ka cilësi të mira.

Rinovimi? Jo, nuk e kam firmosur ende, por me klubin jemi në sintoni të plotë, ka vlerësim dhe besim reciprok. Është puna ajo që bën diferencën, cilësia, idetë e sidomos rezultatet”, tha Pioli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Përralla e Mesias, muratorit që po shkëlqen me Milanin në Champions League

Publikuar

-

Nga

Pritej Ibra, Brahim Diaz, Zhiru apo Rafael Leao. Por në fund, heroi i Milanit ishte Zhunior Mesias, sulmuesi brazilian i afruar këtë verë, historia e të cilit tregon se nuk duhet të dorëzohesh kurrë dhe se ëndrrat mund të bëhen realitet… edhe për një murator.

Ai spikati në moshë të re në Brazil, ku Kruzeiro nënshkroi kontratë me të, por një aksident automobilistik që në fillimet e karrierës, ku ishte tërësisht i dehur në timon, thuajse i mbylli karrierën, e për pak sa nuk i mori edhe jetën.

Ai për pak kohë hoqi dorë nga futbolli dhe pas moshës 20-vjeçare, u transferua në Itali te vëllai i tij, për ta nisur gjithçka nga zero. Dhe kjo nuk do të thotë vetëm me futbollin. Ai shkoi në Itali dhe punoi si murator “duke pasturar tulla gjithë ditën për 20 cent copa” siç ka treguar vetë, ashtu edhe si punëtor ngarkim-shkarkimi për pajisje shtëpiake “që të thyenin kurrizin”.



Futbolli kaloi në plan të dytë, aq sa ai luante vetëm në nivelet amatore me miqtë e tij, deri në vitin 2015 kur Ecio Rosi e pa duke luajtur dhe e afroi te Kazale. Ai më pas kaloi te Kieri, Gozano e Krotone, duke shënuar gola kudo deri në majin e këtij viti. Në moshën 30-vjeçare, Milani vendosi të paguante rreth 9 milionë euro për të siguruar kartonin dhe firmën e tij.

Nga murator, në Serinë D e pastaj në Ligën e Kampioneve, ku ëndrrat e bënë realitet dhe me gjuajtjen e parë në portë shënoi një gol i cili mund të kthehet në një nga më të rëndësishmit në historinë e viteve të fundit të Milanit. Një histori mbresëlënëse e deri tani, nga ato me fund të lumtur.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kundërshtoi vendimin e klubit, Hysaj duhet t’i paguajë 40.000 euro Napolit

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj duhet të zbrazë xhepat në këto ditë teksa i detyrohet ish-klubit të tij, Napolit, plot 40 mijë euro. Mbrojtësi është njoftuar se napoletanët kanë dalë të fituar nga procesi i hapur pas ndeshjes së dy viteve më parë kundër Salzburg në Champions League.

Të kaltrit u mposhtën në atë sfidë dhe klubi vendosi që lojtarët të grumbulloheshin në qendrën stërvitore dhe më pas ditën tjetër të nisnin prej mëngjesit stërvitjen. Mirëpo, ishin disa futbollistë që nuk e zbatuan këtë urdhër të klubit, e një prej tyre ishte edhe shkodrani i kombëtares.



Por, klubi italian nuk ia fali lojtarëve vendimin për të bërë sipas “kokës së tyre” e tashmë ka dalë e fituar ndërsa Hysajt i mbetet të shpenzojë shumën e majme për atë kapriço të dy viteve më parë.

“Bordi i Arbitrazhit të parashikuar nga Marrëveshja Kolektive LNPA/AIC/FIGC urdhëroi gjobën prej 40,000,00 € ndaj lojtarit Elseid Hysaj, duke njohur kështu legjitimitetin e tërheqjes së urdhëruar nga klubi dhe si pasojë shkeljen e kontratës nga lojtari, i cili nuk e respektoi direktivën e lëshuar nga klubi”, shkruhej në njoftimin e klubit të Napolit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Te Juventusi e pranojnë: Ronaldo mbante skuadrën, largimi i tij na ka dobësuar

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene ka pranuar se largimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United, ishte humbje e madhe për skuadrën bardhezi.

Ronaldo u largua verën e kaluar duke kaluar në “Old Trafford”, me të cilët nënshkroi kontratë dyvjeçare

Pas humbjes nga Chelsea, Arrivabene tha se largimi i portugezit ka ndikuar negativisht.



“E nisëm me mungesën e disa lojtarëve dhe kjo ndikoi. Kur një lojtar si Cristiano Ronaldo largohet, për mirë ose keq, e mban peshën dhe përgjegjësinë e skuadrës, është normale të këtë zbritje”.

“Mendoj që lojtarët kanë marrë përgjegjësi dhe janë duke shikuar për të ardhmen. Duhet të jetë shpirti i skuadrës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Juventus ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndersa ne fundjave i pret një ndeshje jo e lehtë, ndaj Atalantas.

LEXO TE PLOTE