Connect with Us

Përplasjet PD-LSI/ Nishani: Basha ka qenë personi që ka përfituar më shumë nga ky koalicion

Politikë

Përplasjet PD-LSI/ Nishani: Basha ka qenë personi që ka përfituar më shumë nga ky koalicion

Publikuar

-

“Nuk ka aftësi si lider”/ Nishani: Basha rrezikon edhe zgjedhjet e ardhshme

Ish presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se Lulzim Basha ka qenë personi që ka përfituar më shumë nga koalicioni me LSI.

Në një reagim për emisionin “Drejt” nga Luan Rama, ai tha se nëse ka një  njeri që ka amoralitet politik në lidhje me ato që thotë për LSI-në është Basha sepse ka pasur bashkëpunimi me këtë parti.

Basha po i bën akuza të majta Berishës. Po ashtu nuk mund ta identifikojmë presidentin me LSI-në se ai qëndron mbi palët. Basha është personi që ka fituar më shumë nga koalicioni me LSI. Basha nuk do ishte kryetar i Bashkisë Tiranë nëse nuk do të kishte votat e LSI-së.

Në 2021 para zgjedhjeve kërkoi marrëveshje me LSI-në për bashkëqeverisje. Nëse ka një njeri që ka amoralitet politik në lidhje me ato që thotë për LSI-në është Basha sepse ka pasur bashkëpunimi me këtë parti”, tha Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga kriza në PD, tek përplasjet Basha-Kryemadhi/ Nishani analizon situatën politike në vend

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar situatën në PD dhe mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Në një intervistë për CNA.al, Nishani deklaroi se Kuvendi si organi më i lartë në parti do arrijë të shkarkojë Lulzim Bashën nga PD, ndërsa dënoi aktin e këtij të fundit për përjashtimin e Sali Berishës.

Nishani gjithashtu komentoi edhe përplasjet në distancë mes PD dhe LSI, ndërsa shtoi se selia blu është në një krizë dhe kaos politik.

Zoti Nishani, përplasjet në PD sa vijnë dhe bëhen më të forta, edhe për faktin se publikisht është kërkuar mbajtja e dy Kuvendeve: në datë 11 dhjetor nga 4200 delegatë të cilët kanë firmosur dhe në datën 18 dhjetor nga Lulzim Basha. A mendoni se do të mbahet Kuvendi i fundit? 

Unë nuk e di se çfarë do të bëjë z. Basha më datë 18 dhjetor por besoj shumë se ai nuk do të jetë më Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë pas datës 11 dhjetor e për pasojë as nuk mund të mbledhë, as nuk mund të përfaqësojë e as nuk mund të flasë në emër të PDSH dhe antarësisë së kësaj partie pas kësaj date. Z. Basha dhe të gjithë ata që Kuvendi Kombëtar i shkarkon nga funksionet e tyre do të vijojnë të jenë anëtarë të PD dhe shpresoj që të angazhohen në kontribute reale për PD dhe demokratët.

Kuvendi i jashtëzakonshëm Kombëtar i PDSH që mblidhet më 11 dhjetor 2021, do të jetë nisja e një procesi historik për Partinë Demokratike, do të jetë nisja e rrugëtimi të jashtëzakonshëm drejt pushtetit të Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë.

-Zoti Basha ka nisur “një luftë” me demokratët, ku shkarkon dhe përjashton nga PD këdo që i del kundër. A keni një koment për këtë veprim? 

Veprimet kaotike, të çoroditura dhe qesharake nuk mund të meritojnë as kohë e as vëmendje për t’i kushtuar në kontekstin e debatit publik apo të asaj që është çështja madhore sot e Partisë Demokratike, reformimi dhe ringritja e saj.

Por unë besoj se Kuvendi Kombëtar i demokratëve, që është institucioni më i lartë dhe më i pushtetshëm se kryetari e se Kryesia, do të marrë në shqyrtim edhe këto sjellje, vendime e qëndrime të tyre.

-Zoti Basha dhe zoti Bardhi gjithashtu kanë kërkuar edhe përjashtimin e ish kryeministrit dhe liderit të demokratëve Sali Berisha…

Një nga shqetësimet e mëdha të arsyetimit që ka detyruar demokratët për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar është pikërisht tradhëtia dhe shitja e interesave politike që udhëheqsia aktuale e Partisë Demokratike ju ka bërë demokratëve dhe PD. Akti skandaloz ndaj Z. Berisha është vijimësia e disa sjelljeve dhe akteve që në bindjen dhe analizën time të thellë janë marrë në PDSH nën diktatin e Edi Ramës. Kam bindje të thellë se edhe lista e deputetëve të PD është hartuar nën ndikimin e Edi Ramës mbi të. Jo e tëra kuptohet, por në bindjen time Edi Rama i ka imponuar Lulzim Bashës përfshirjen e 3-4 emrave në atë listë dhe mos përfshirjen e 3-4 emrave të tjerë. Kjo për mua është bërë cdo ditë e më e qartë. Natyrisht qëndrimi ndaj z. Berisha ka qenë më kryesori në këtë relacion Rama-Basha.

LEXO EDHE:  Leonard Olli tregon pse u krijua Bindja Demokratike/ Opozita është pa vizion

LEXO EDHE:  “Basha e ka një rrugëzgjidhje”/ Këlliçi i tregon se ç’duhet të bëjë

-Kuvendi i 11 dhjetorit do të pasojë me shkarkim të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD? 

Nuk dua të paragjykoj asnjë qëndrim, propozim apo vendim të delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Por nëse ky vendim vjen si konkluzion i analizës së delegatëve se PD ka dështuar në mënyrë të përsëritur për të fituar zgjedhjet, nësë PD ka humbur besimin themelor tek opinioni publik, nëse në PD  institucionet dhe rregullat statutore injorohen dhe shkelen vijimësisht, nëse në udhëheqsinë e PD anëtarsia e saj konsiderohet si llumi i këtij vendi, nëse drejtuesit e PD e konsiderojnë qeverisjen e PDSH kriminale dhe të njëjtë me atë të Edi Ramës atëhere jam i bindur se ky Kuvend nuk mund të pranojë të lejojë këtë situate në krye të Partisë Demokratike.



-A keni një koment për përplasjet PD-LSI?

Partia Demokratike (qëndrimi zyrtar i saj) është jo vetëm në një krizë të thellë por dhe kaos politik.

Pa dyshim që PDSH dhe LSI, janë dy parti të ndryshme. Seicila me interesat dhe synimet e veta politike.

Janë dy parti që kanë qeverisur bashkë në të shkuarën por kanë edhe dallime mes njëra tjetrës.

Por sot PD nuk e ka luksin të sulmojë e hap luftë politike ndaj asnjë aktori apo faktori tjetër opozitar ndaj rregjimit. Energjitë politike të PD sot duhet të jenë të adresuara dhe fokusuara tek rregjimi i Edi Ramës, por duket se Lulzim Basha e ka pak “xhan” Edin e nuk mund t’i bëjë opozitarizëm total.

Nga ana tjetër qëndrimi i L. Bashës sot është qëndrimi më amoral politik.

Pse e them këtë ?

Sepse L. Basha është njeriu që e ka kërkuar më fortë se kushdo tjetër dhe ka përfituar politikish më shumë se kushdo tjetër nga bashkëpunimi me LSI.

Në 2011, L. Basha në garën për Bashkinë e Tiranës kërkonte me cdo kusht që S. Berisha të garantonte mbështetjen e LSI për Bashën në këtë garë. Vetë rezultati që e bëri L. Bashën kryetar të Bashkisë Tiranë kishte edhe votën e elektoratit të LSI.

Në 2019, L. Basha thirri LSI dhe partitë e tjera opozitare duke kërkuar nënshkrimin e marrveshjeve me PD për të mos hyrë në zgjedhjet lokale, të gjitha këto parti ju përgjigjen kërkesës së L. Bashës.

Në 2021, para zgjedhjeve parlamentare, përsëri L. Basha kërkoi dhe nënshkroi marrveshje bashkëqeverisje me LSI dhe partitë e tjera opozitare.

Pra amoraliteti politik i L. Bashës jo vetëm është evident por është bërë legjendë në këtë vend./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza në PD/ Fatos Lubonja: Amerika nuk ka hallin e korrupsionit por…

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sërish krizën e brendshme politike në Partinë Demokratike, për shkak të shpalljes “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka theksuar faktin se  nëse amerikanët kanë interes për korrupsionin duhet t’i referoheshin shumë të dhënave të tjera të pavarura që na japin ne shifra e tregues më dramatik në këto 8 vjet që lidhen me qeverinë Rama lidhur me korrupsionin.

Amerikanët nëse kishin hallin sa po na e dëmton demokracinë korrupsioni jonë, kur them Amerika them një lobing, jo Amerika duhet ti referoheshin shumë të dhënave të tjera të pavarura që na japin ne shifra e tregues më dramatik në këto 8 vjet në qeverinë Rama lidhur me korrupsionin me perceptimin e korrupsionit ku s’bëhet fjalë për fakte se mjafton dhe një fakt e të fusin në burg’, tha Lubonja.

Ai është shprehur se në shumë vende të tjera europiane “Non Grata”  nga amerika konsiderohet si një shkelje e principeve.

Ndryshe është kur ka ndonjë gjë që ka të bëjë me politika të caktuara antiamerikane politika të shpallura të hapura, në këtë rast duhet të kishte një respektim dhe jo rastësisht në vendet evropianë nuk funksionojnë këto gjëra. Askush nuk e pranon këtë lloj vendimi e quajnë shkelje të principeve, prezumi i pafajësisë e drejta për gjyq përpara”, vijon analizën Lubonja.

LEXO EDHE:  Sekretarja e PD-së ia përplas Bashës në fytyrë

LEXO EDHE:  Konfirmohet lajmi i CNA.al/ Nasip Naço zyrtarizon bashkimin me Ramën



Më tej Lubonja shprehet se amerikanët në të vërtetë nuk kanë hallin e korrupsionit por tek mbështetja që i jepet Ramës.

Unë s’kam pritur fakte asgjë se jam i sigurt që amerikanët s’kanë hallin e korrupsionit. Halli është mbështetja e qeverisë Rama, mbështetja që i jepet Ramës pastaj hajt të gjejmë pse i jepet mbështetje Ramës nga një lobing i caktuar që është afër Ramës ose që Rama ka lobuar.

Një vend si Shqipëria 5 veta merren me Shqipërinë në Amerikë boll të kapësh 5 veta e ke kapur Amerikën për të bërë lobing për ty.

Arsyet nisen nga muxhahetinët afganët dikur armët kimike etj, ose arsye të tjera gjeostrategjike ka qenë kjo teza që thotë Berisha, Vuccicci që ata nuk mund ta thonë dot këtë edhe sikur të jetë kjo se thonë dot, lobingu serb se Rama ishte për ndryshim të kufijve të Kosovës, por absolutisht jo korrupsioni se ka 8 vjet që ka ikur Berisha dhe është thelluar e rënduar sikur është thelluar kapja e shtetit nga krimi i organizuar sot, ky është fakt që ne e provojmë, u bë një masakër zgjedhore në 25 prill sipas Bashës, s’e panë fare amerikanët si ka mundësi e bëri Berisha masakrën”, është shprehur analisti Fatos Lubonja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet PD-LSI/ Nishani “zbërthen” konfliktin: Ja si Basha ka kërkuar bashkëpunim me partinë e Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

PD dhe LSI janë dy parti të ndryshme”. Kështu është shprehur ish presidenti Bujar Nishani, duke komentuar përplasjet e fundit mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Në një intervistë për CNA.al, Nishani deklaroi se PD dhe LSI po lufton secila për interesat e veta, ndërsa shtoi se Basha sot është në qëndrimin më amoral politik.

Sipas tij, PD sot është jo vetëm në krizë, por edhe në kaos politik.

Partia Demokratike (qëndrimi zyrtar i saj) është jo vetëm në një krizë të thellë por dhe kaos politik.

Pa dyshim që PDSH dhe LSI, janë dy parti të ndryshme. Seicila me interesat dhe synimet e veta politike.

Janë dy parti që kanë qeverisur bashkë në të shkuarën por kanë edhe dallime mes njëra tjetrës.

Por sot PD nuk e ka luksin të sulmojë e hap luftë politike ndaj asnjë aktori apo faktori tjetër opozitar ndaj rregjimit. Energjitë politike të PD sot duhet të jenë të adresuara dhe fokusuara tek rregjimi i Edi Ramës, por duket se Lulzim Basha e ka pak “xhan” Edin e nuk mund t’i bëjë opozitarizëm total”, tha Nishani.

Nga ana tjetër, ish presidenti për CNA.al renditi edhe vitet, kur vetë Basha ka kërkuar bashkëpunim me LSI për të ardhur në pushtet.

LEXO EDHE:  “Me Bashën, PD një bunker autokratik”/ Spaho me tone të forta: E derdhi kazanin, të dorëhiqet

LEXO EDHE:  CNA.al e paralajmëroi/ PD kërkon verifikim për një tjetër kryebashkiak

Nga ana tjetër qëndrimi i Lulzim Bashës sot është qëndrimi më amoral politik.



Pse e them këtë ? 

Sepse Lulzim Basha është njeriu që e ka kërkuar më fortë se kushdo tjetër dhe ka përfituar politikish më shumë se kushdo tjetër nga bashkëpunimi me LSI.

Në 2011, Lulzim Basha në garën për Bashkinë e Tiranës kërkonte me çdo kusht që Sali Berisha të garantonte mbështetjen e LSI për Bashën në këtë garë. Vetë rezultati që e bëri L. Bashën kryetar të Bashkisë Tiranë kishte edhe votën e elektoratit të LSI.

Në 2019, Lulzim Basha thirri LSI dhe partitë e tjera opozitare duke kërkuar nënshkrimin e marrveshjeve me PD për të mos hyrë në zgjedhjet lokale, të gjitha këto parti ju përgjigjen kërkesës së Lulzim Bashës.

Në 2021, para zgjedhjeve parlamentare, përsëri Lulzim Basha kërkoi dhe nënshkroi marrveshje bashkëqeverisje me LSI dhe partitë e tjera opozitare.

Pra amoraliteti politik i Lulzim Bashës jo vetëm është evident por është bërë legjendë në këtë vend”, tha Nishani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE