Connect with Us

Përplasja brenda socialistëve/ “Tërmeti” i dosjes 184 i “vë vizën” Taulant Ballës?

Politikë

Përplasja brenda socialistëve/ “Tërmeti” i dosjes 184 i “vë vizën” Taulant Ballës?

Publikuar

-

cna lajme politik

Drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, Damian Gjiknuri që ndryshe njihet edhe si “tërmeti” i dosjes 184, ka marrë pjesë ne ceremoninë e ngritjes së flamurit në Elbasan, me rastin e përvjetorit të çlirimit.

Pas ceremonisë, Gjiknuri ka folur për zgjatjen e afateve të komisioneve të Vetingut.

Por, kur është pyetur nga gazetarët për mungesën e deputetit të Elbasanit dhe njëherësh, kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Gjiknuri nuk është përgjigjur.

LEXO EDHE:  Pasojat katastrofike të tërmetit/ Dhjetë pyetje që “vënë me shpatulla pas muri” Ramën

Nëse flisni për zgjatjen e procesit të Vetingut, është një proces mbi palët, adreson një problem të ngritur, ka një reformë që po funksionon, dhe me reflektimin e opozitës, do të jemi në gjendje të zgjasim jetën këtyre organeve. Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re politike”,  ka deklaruar Gjiknuri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Fermerët në protestë para parlamentit/ Rama i fton në takim: Të vijë dhe ai që ngriti gishtat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Fermerët janë mbledhur sot në një protest para Kuvendit, ndërkohë që po zhvillohet seanca plenare.

Por, ndërsa fermerët protestonin, pranë tyre ka shkuar vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë një përfaqësi të tyre brenda në takim.

“Kush janë disa prej përfaqësuesve tuaj, hajdeni brenda të bisedojmë, se të gjithëve nuk ju takoj dot. Të vijë dhe ai që kishte ngritur dy gishtat”, tha Rama.



Fermerët e Lushnjës kundërshtojnë paketën e re fiskale që pritet të miratohet sot për buxhetin e vitit 2022.

Me këtë paketë të re fiskale do të hani produkte 3D‘, ‘Po na përzënë nga toka jonë, fali zot se s’dinë çfarë bëjnë‘, janë këto disa nga parullat me të cilat po protestojnë fermerët para Kuvendit.

LEXO EDHE:  Asnjë i arrestuar nga tërmeti!/ Analisti ngre dyshime të forta

LEXO EDHE:  Burimet tona të pamjaftueshme/ Ruçi kërkon mbështetjen e parlamenteve të vendeve mike, pas tërmetit

Kemi ardhur para Kuvendit për t’i përcjellë një mesazh për të mos votuar paketën fiskale, pasi i rrit taksat fermerëve. Nuk kemi pasur asnjë komunikim, po u kemi bërë një letër kryeministrit, ministrit të Bujqësisë. Jemi për t’ju dhënë një mesazh që mos ta votojnë këtë paketë pa u konsultuar me ne“- u shpreh Eduart Sharka kryetar i Sindikatës së Fermerëve në Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha ‘non-grata’/ Kongresmeni amerikan i shkruan letrën e tretë DASH-it: E papranueshme që nuk jepni detaje

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kongresmeni amerikan Lee Zeldin, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i ka dërguar një  tjetër letër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken neë lidhje me çështjen “Berisha”.

Zeldin, i ka kërkuar disa përgjigje Blinken për shpalljen ’non-grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në letrën drejtuar Blinken, Zeldin kërkon të merret në konsideratë kërkesa e tij, që në fakt është e treta me të cilën kërkon një informacion më të plotë se mbi ç baza e kanë shpallur non grata Berishën.

Letra e plotë:



I nderuar sekretar Blinken dhe ushtrues detyre i ndihmës sekretarit Durakoglu,

Unë shkruaj sot në vijim të letrës time të 27 gushtit 2021 duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin përkatës të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar intelektin duke përshkruar “korrupsion të rëndësishëm” pasi lidhet me procesin që Departamenti i Shtetit përdori sanksion kundër Sali Berishës.

LEXO EDHE:  Asnjë i arrestuar nga tërmeti!/ Analisti ngre dyshime të forta

LEXO EDHE:  658 të lënduar nga tërmeti/ Italia dërgon në Shqipëri ekipin e mjekëve

Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më se e mjaftueshme koha për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është tani kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që nga ngritja çështjes së sanksionimit të Sali Berishës nga Sekretari Blinken gjatë Kuvendit të 7 qershorit 2021, në seancën dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme.

Kongresi luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrës për ekzekutivin dega duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë shumë pak detaje ndaj pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj zgjedhur për të ecur ngadalë një kërkesë të Kongresit për transparencë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një ditë para takimit të dy qeverive/ Meta sfidon Ramën dhe Kurtin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nesër pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Një ditë para mbledhjes presidenti Ilir Meta ka sfiduar Edi Ramën dhe Albin Kurtin, duke takuar ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë takimit me Haradinajn, është nënvizuar rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve në dobi të qytetarëve.

Sipas Metës vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.

“I lumtur të nisja sot ditën me një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.



Ndamë urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.

Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.

Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan “Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”, shkruan presidenti Ilir Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE