Connect with Us

Pasojat e Covid-19/ Mjeku këshillon qytetarët, çfarë duhet të bëni pas kalimit të virusit

Shëndeti

Pasojat e Covid-19/ Mjeku këshillon qytetarët, çfarë duhet të bëni pas kalimit të virusit

Publikuar

-

cna lajm aktualitet

Dr. Adrian Jorgji, parashikon një periudhë më të vështirë gjatë muajve të dimrit jo vetëm prej virusit por dhe gripit.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Adrian Jorgji, pneumolog në Spitalin “Amerikan 3” tha se duhet treguar kujdes maksimal pasi pas kalimit të virusit, organizmi është më i dobët dhe mund të jetë më i prekshëm nga virozat e tjera.

“Ka mjaft viroza, gripi ka filluar, covidi është nëpër këmbë, për mua është fillimi akoma. Gripi fillon, ngrihet në fund të dhjetorit deri në fillim janari, arrin kulmin në shkurt dhe mars. Uroj që vdekshmëria të mos jetë e lartë, e ndërlikuar do të jetë sepse do të kemi bashkëjetesë të Covidit me gripin. Realiteti është që nuk ka përkujdesje ndërmjet njerëzve, situata nuk do të jetë e mirë e parashikoj sepse do shumë kujdes.

     Dr. Adrian Jorgji

Nuk është vetëm gripi por dhe virozat e tjera, është covid-i me një formë shumë më tepër infektuese prandaj kujdesi duhet të jetë maksimal. Kini parasysh dhe mbivendosjen e infeksioneve, mbi një Covid një grip, apo një sapo i shëruar nga covid-i, të sëmuret me grip.“, theksoi doktori.

LEXO EDHE:  Si dhe sa ka mashtruar qeveria?/ Dasho nxjerr shifrat, si po manipulohet numri i vdekjeve nga Covid

Mjeku rekomandon bërjen e vaksinës ndaj Covid-19 por dhe asaj të gripit pasi siç theksoi ai, gripi mund të jetë një rrezik për njerëzit me sëmundje të ndryshme kronike. Jorgji shton se do të bashkëjetojmë me koronavirusin pasi edhe pse po zhvillohen vaksina, virusi ka tendencë që të veprojë ndaj tyre.

“U bënë vaksinat në mënyrë emergjente, dhe vaksina po aplikohet në kohë pandemie, kur virusi është në zhvillim dhe sipër. Nuk reagon vetëm vaksina ndaj virusit por dhe virusi ndaj vaksinës. Të vaksinuarit në kohë pandemie, mund të krijojë nga ana shkencore premisën edhe për krijimin e mutacioneve të tjera.Virusi do të kërkojë të mbrohet siç kërkojmë neve të mbrohemi.

Këto vaksina kanë një efekt kohor deri në 6 muaj, vaksina e gripit kaq mirë e njohur nuk të mbron më tepër se kaq, dhe vetë virusi ndryshon çdo vit. Sa më tepër me Covid-in, një fenomen sapo i shfaqur, pak i njohur kështu që kujdesi duhet të jetë maksimal.”, theksoi mjeku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Kthesë në udhëzimet anticovid/ BE kërkon vaksina përforcuese për të gjithë të rriturit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Bashkimi Europian bën një kthesë të madhe në udhëzimet për luftimin e pandemisë koronavirus. Kreu i Agjencisë së Shëndetit publik, kërkoi që të merret në konsideratë aplikimi i një dozë përforcuese për të gjithë të rriturit, nga 18 vjeç e sipër.

Prioritet pritet të kenë personat mbi 40 vjeç, ndërsa paralajmëron se dhjetori dhe janari do të jenë dy muaj të vështirë përballë Covid-19.

Ndjekja e këtij rekomandimi të Qëndrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve nuk është i detyrueshëm për qeveritë e vendeve të BE-së, por ndikojnë në vendimet për mbrojtjen e shëndetit publik, shkruan A2.



Ky zhvillim vjen pas paralajmërimit të zymtë të Organizatës Botërore të Shëndetit lidhur me situatën pandemike në kontinentin e vjetër. Sipas parashikimeve që bëhen në bazë të të dhënave të raportuara, në Europë dhe Azinë Qendrore mund të vdesin deri në 700 mijë persona nga Covid-19 deri në shkurt, duke e çuar bilancin total të viktimave në mbi 2 milionë.

LEXO EDHE:  “Virusi është kudo”/ Mjeku Sulçebe: Me lehtësimin e masave mund të rikthehet sërish

LEXO EDHE:  BE-ja humb betejën ligjore me AstraZenecan për furnizim me vaksina

“Përballemi me dimër sfidues përpara, por nuk duhet të humbasim shpresat”, u shpreh Hans Kluge, Drejtori OBSH për Europën.

Për rritjen dramatike të rasteve në Europë, ekspertët e organizatës, fajësojnë numrin e lartë të të pavaksinuarve dhe dominimin e variantit me të transmetueshëm Delta.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rriten ndjeshëm rastet me Covid/ Humbin jetën 10 pacientë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3,598  testime dhe kanë rezultuar pozitivë 609 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 10 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:Janë kryer 3,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 609 qytetarë, në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Fier, 35 në Durrës, 26 në Berat, 21 në Vlorë, 17 në Kamëz, 16 në Korçë, 15 në Gjirokastër, Dimal, 13 në Shkodër, Lushnje, Elbasan, 12 në Sarandë, 9 në Kavajë, 8 në Patos, 7 në Kurbin, Krujë, Mallakastër, Kuçovë, 5 në Kolonjë, Skrapar, 4 në Pukë, Lezhë, Shijak, Divajë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 3 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, 2 në Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Poliçan, Peqin, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Rroskovec, Himarë, Dropull, Devoll, Belsh, Gramsh.

Janë 7,804 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë- Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  ”4-5 javët që kemi përpara do të jenë më të vështira’/Alimehmeti kërkon ashpërsimin e masave anti-COVID

LEXO EDHE:  Manipulim testesh?/ Albana Fico flet mbi situatën e Covidit në vend

Janë shëruar 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.



Statistika (24 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 609
Të shëruar në 24 orë 642
Të shtruar në spitale 159
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 3,598

Testime totale 1,372,918
Raste pozitive 197,776
Raste të shëruara 186,909
Raste Aktive 7,804
Humbje jete 3,063

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,138
Fier 659
Gjirokastër 559
Shkodër 472
Berat 478
Durrës 411
Elbasan 344
Vlorë 251
Korçë 213
Lezhë 162
Kukës 61
Dibër 56

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Frika e valës së re/ EMA rekomandon ilaçin e ri për luftën kundër Covid

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendeti

Komiteti i mjekësisë humane i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Human (CHMP), ka lëshuar këshilla pro përdorimit te Lagevrio, i njohur gjithashtu si molnupiravir ose MK 4482, për trajtimin e COVID-19.

CHMP këshilloi që ilaçi, i cili aktualisht nuk është i autorizuar në BE, mund të përdoret për të trajtuar të rriturit me COVID-19 të cilët nuk kanë nevojë për oksigjen shtesë dhe që janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar COVID-19 të rëndë.

Lagevrio duhet të administrohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas diagnostikimit të COVID-19 dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave. Ilaçi, i cili disponohet si kapsula, duhet të merret dy herë në ditë për pesë ditë.

EMA e lëshoi këtë këshillë për të mbështetur autoritetet kombëtare që mund të vendosin për përdorimin e mundshëm të hershëm të ilaçit përpara autorizimit të marketingut, si p.sh. në mjediset e përdorimit të urgjencës, në dritën e rritjes së shkallës së infeksionit dhe vdekjeve për shkak të COVID-19 në të gjithë BE-në.

LEXO EDHE:  Manipulim testesh?/ Albana Fico flet mbi situatën e Covidit në vend

LEXO EDHE:  Si dhe sa ka mashtruar qeveria?/ Dasho nxjerr shifrat, si po manipulohet numri i vdekjeve nga Covid



Studimi zbuloi se Lagevrio, kur jepej në një dozë prej 800 mg dy herë në ditë, e uli rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes kur trajtimi filloi brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave. Rreth një muaj pas fillimit të trajtimit, 7.3 përqind e 385 pacientëve që morën Lagevrio krahasuar me 14.1 përqind e 377 pacientëve që morën placebo ishin shtruar në spital ose kishin vdekur; asnjë nga pacientët në grupin Lagevrio nuk vdiq në krahasim me tetë pacientë në grupin e placebo.

Efektet anësore më të zakonshme të raportuara gjatë trajtimit dhe brenda 14 ditëve pas dozës së fundit të Lagevrio ishin diarre, nauze, marramendje dhe dhimbje koke, të cilat të gjitha ishin të lehta ose të moderuara.

Megjithatë, EMA shtoi se Lagevrio nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe tek gratë që mund të mbeten shtatzënë dhe që nuk përdorin kontracepsion efektiv. Gratë që mund të mbeten shtatzënë duhet të përdorin kontracepsion efektiv gjatë trajtimit dhe për katër ditë pas dozës së fundit të Lagevrio.

LEXO TE PLOTE