Connect with Us

“Pasagjerët kanë humbur jetën nga tymi”/ Prokurorët: Janë gjetur 44 trupa, 1 i zhdukur

Kosova & Rajoni

“Pasagjerët kanë humbur jetën nga tymi”/ Prokurorët: Janë gjetur 44 trupa, 1 i zhdukur

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gabimi njerëzor është dyshimi kryesor që besohet të ketë shkaktuar aksidentin me autobusin e Maqedonisë së Veriut në një autostradë të Bullgarisë, ka deklaruar në Sofje, Zëvendëskryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar në Bullgari, Borislav Sarafov.

Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, për të cilin po shqyrtohen kushtet e seksionit ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalistika dhe ndriçimi rrugor. Trotuari në të cilin ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në vend, por edhe i rrezikshëm. Në vendngjarje nuk pati asnjë shpërthim, por zhurma e fortë që u dëgjua ishte ajo e autobusit që u përplas në trotuar, ndoshta kjo është arsyeja pse autobusi mori flakë”, ka deklaruar Sarafov.

Nga autopsitë rezulton se të gjithë pasagjerët kanë vdekur nga ngufatja prej tymit, jo nga goditja. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Vlerësimi përfundimtar i shkaqeve të aksidentit do të duhet të jepet nga analiza përfundimtare, por versioni kryesor për momentin është gabim njerëzor – si shkak i aksidentit, tha Sarafov në konferencë për media më 25 nëntor.

Ai ka thënë se në vendin e aksidentit janë gjetur trupat e 44 personave, tetë kanë mbijetuar ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur.

Gjatë marrjes në pyetje, njëri prej të mbijetuarve ka thënë se janë shpëtuar tetë persona, jo shtatë. Njëkohësisht në vendin e tragjedisë janë gjetur 44 trupa. Hetuesit po kontrollojnë versionin për të parë nëse ka një tjetër të mbijetuar dhe ku ndodhet. Mund të ketë dalë nga kufiri me një mjet tjetër, një autobus tjetër, që duhet kontrolluar”, ka thënë prokurorja Sijka Mileva.

LEXO EDHE:  Detajet e errëta të historisë në ‘Dua të të bëj të lumtur’ që revoltoi shqiptarët

Prokurorët bullgarë hodhën poshtë gjithashtu spekulimet për ndonjë akt terrorist.

Versioni për ndonjë akt terrorist është hulumtuar siç duhet nga ne. Ne e refuzojmë kategorikisht atë,” tha Sarafov.

Dyshimet se në autobus ka pasur karburante, që mund të jetë bartur për kontrabandë, gjithashtu është hedhur poshtë si mundësi për shpërthimin e zjarrit.

Ka pasur informacione se në autobus po transportoheshin derivate të karburanteve, benzinë dhe dizel dhe se ato mund të kenë qenë shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Kjo pistë është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazuar. Tre bidonë u gjetën në vend, që përmbanin vetëm mbetje vaji, pra nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Kjo nënkupton se zjarri nuk është shkaktuar nga karburanti”, tha Sarafov.

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë nga flakët në një autostradë në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit. Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë.

Bullgaria, vend anëtar i BE-së me 6.9 milionë banorë, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse në vjetët e fundit.

Ndër të fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kanë vdekur pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë.

Aksidentet zakonisht janë shkaktuar për shkak të kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë.

Sipas të dhënave zyrtare, 628 persona kanë vdekur në aksidente rrugore më 2019 dhe 463 vitin e kaluar, në shtetin me 6.9 milionë banorë./ REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik me 45 viktima/ Flet kryeprokurori i Maqedonisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski në një intervistë për median bullgare – “btvnovinite”, ka treguar se çfarë ka parë në vendin e aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë.

Tha se aty ka parë tuba plastike, megjithatë nuk kanë qenë të djegura.



“Nga ajo që edhe unë munda të shoh në vendin e fatkeqësisë, ka më shumë rrethana që ka sjellë deri te fatkeqësia. Mendoj se kjo me tubat në këtë moment, është spekulim dhe nuk mund të konfirmohet, së paku në këtë moment, se ato janë shkak i fatkeqësisë. Me shumë gjasë shumë çështje do të bëhen më të qarta pasi prokurorët publikë në Bullgari do të sigurojnë ekspertizat e gjurmëve të fatkeqësisë së trafikut, ekspertizat tjera, analizat forenzike dhe gjithçka çfarë është e nevojshme në fatkeqësi të tilla të rënda. Që të jem i qartë, kur shkova në vendin e ngjarjes, unë i kam vërejtur tubat prej plastikes, por tubat nuk ishin të djegura”, tha Joveski, raporton TV21.

LEXO EDHE:  Detajet e errëta të historisë në ‘Dua të të bëj të lumtur’ që revoltoi shqiptarët

LEXO EDHE:  Arrestohen 9 persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Kur u pyet se si ka mundur që tubat të mos digjen kurse gjithçka tjetër është shkrumbuar, Joveski shtoi: “Pjesa e pasme e autobusit nuk ka qenë e djegur. Të gjithë këtë do ta vërtetojë sërish hetimi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Theu xhamin dhe doli nga dritarja/ I riu rrëfen tmerrin: Autobusi u mbush me tym, dëgjova britma…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën një ditë më parë, për shkak të një aksidenti në Bullgari.

Shkaku i përplasjes nuk është konfirmuar ende megjithatë dyshimet janë se autobusi goditi një trafik-ndarëse në autostradë dhe më pas mori flakë. Flakët nisën në pjesën e përparme të autobusit, duke u lënë kohë atyre që ishin ulur në sediljet e fundit të gjenin kohë për të shpëtuar.

Mes shtatë personave që i mbijetuan aksidentit është Lulëzimi nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës.

I riu ka arritur të thyejë xhamin dhe të dalë jashtë bashkë me të fejuarën e tij dhe 5 persona të tjerë. Ai ka deklaruar se shoferi në momentin e aksidentit ka gjasa ta ketë zënë gjumi.

“Shoferin e zuri gjumi. Autobusi u përplas me bordurën dhe më pas plasën gomat. Më pas ai u përfshi nga flakët. I gjithë autobusi ishte mbushur me tym. Theva xhamin dhe u hodha matanë bashkë me të fejuarën dhe disa persona të tjerë. Në autobus dëgjoheshin shumë britma. Pastaj nuk e di çfarë ndodhi pasi fillova të ec dhe u largova të paktën 200 metra nga autobusi.



LEXO EDHE:  Arrestohen 9 persona në Tiranë/ Policia jep detaje

LEXO EDHE:  Grabiste udhëtarët në autobuz/ Prangoset “skifteri” kosovar

 Unë isha katër ditë me të fejuarën time me pushime. Fëmija më i vogël mes nesh ishte 4 vjeç. Shkak i vetëm i aksidentit është përgjumja e shoferit. Po binte shi. E fejuara ime i është nënshtruar një operacioni. Pasi ka fraktura”, tha Lulzim Sulejmani, shqiptari nga Presheva e Serbisë i cili bashkë me të fejuarën po udhëtonte nga Kumanova drejt Maqedonisë së Veriut.

Dy ditë më parë Sulejmani kishte postuar foto në rrjetet sociale bashkë me partneren e tij gjatë pushimeve në Stamboll. Zyrtarët bullgarë kanë deklaruar se do të jetë shumë e vështirë për të identifikuar shumicën e viktimave për shkak të djegies.

Duke folur për mediat, drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar Bullgar, Borislav Sarafov, tha se ekziston një bashkëpunim i ngushtë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se nga Shkupi priten të gjitha dokumentet e nevojshme në mënyrë që procesi i identifikimit të vazhdojë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Erdogan paralajmëron “luftë ekonomike” pas rënies së lirës turke

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lira turke ka shënuar rënie rekorde të martën pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përforcoi mbështetjen e tij për uljen e normave të interesit, duke paralajmëruar se vendi ishte në një “luftë për pavarësi ekonomike”.

Monedha turke pësoi rënie drastike pasi aktualisht 13 lira shkëmbehen për një dollar, një rënie prej 15 për qind.

Turqia po përballet me krizën më të rëndë të monedhës së saj nga gushti i vitit 2018, kur vlera e lirës arriti në nivelet më të ulëta historike gjatë një mosmarrëveshjeje me presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Banka Qendrore Turke të enjten iu nënshtrua presionit të presidentit Erdogan dhe uli normën e saj nga 16 në 15 për qind, pavarësisht rritjes së inflacionit dhe devalvimit të shpejtë të monedhës.

“Nuk e meritojmë këtë”: Inflacioni godet rëndë njerëzit në Turqi

Erdogan, një kundërshtar i hapur i normave të larta të interesit, e ka ndërtuar gjithmonë popullaritetin e tij mbi një reputacion të rritjes së fortë ekonomike dhe përmirësimit të të ardhurave të familjeve në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:  Arrestohen 7 persona në 24 orë/ Policia e Tiranës jep detaje

LEXO EDHE:  Autobusi pëson defekt teknik/ Pasagjerja hidhet për të shpëtuar por ndërron jetë



Ai është i njohur për besimin e tij të fortë se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion në vend që të ndihmojnë në uljen e tij.

Udhëheqësi turk ishte i ashpër dhe mbrojti politikat aktuale në një fjalim drejtuar kombit pas një takimi të kabinetit të hënën.

“Ne shohim lojën lojën e atyre sa i takon monedhës, interesit dhe rritje së çmimeve … dhe ne tregojmë vullnetin tonë për të vazhduar me planin tonë të lojës,” tha ai.

“Ne do të dalim fitimtarë nga kjo luftë e pavarësisë ekonomike me ndihmën e Zotit dhe popullit tonë.”

Lira ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit dhe norma vjetore e inflacionit ka arritur gati 20 për qind — duke katërfishuar objektivin e qeverisë turke./rel

LEXO TE PLOTE