Connect with Us

Nuk kanë fund telashet, sërish burg për Ronaldinhon?

Sport

Nuk kanë fund telashet, sërish burg për Ronaldinhon?

Publikuar

-

/

Problemet me drejtësinë nuk kanë të sosur me ish-yllin e kombëtares braziliane, Ronaldinjo. Pak kohë pasi ka fituar lirinë, legjenda e Barcelonës mund të rikthehet përsëri prapa hekurave. Ish-sulmuesi, i cili përfundoi në burg në vitin 2020 në Paraguai për falsifikim pasaporte, rrezikon të kthehet sërish brenda. Këtë herë problemet e tij janë me drejtësinë në Brazil dhe për detyrimet e pashlyera të tij kundrejt ishbashkëshortes së vet, Prishila Koeljo.

Sipas “Extra”-s, një gjykatë në Rio de Zhaneiro i ka dhënë kohë deri më 11 dhjetor Ronaldinjos që t’i shlyejë detyrimet financiare (kuotën e ushqimit) ish-gruas së tij. Në të kundërt rrezikon të përfundojë përsëri në burg. Detyrimet e tij ndaj ish-bashkëshortes në fakt jane qesharake, sepse bëhet fjalë për 100 mijë reais (monedha braziliane) ose rreth 16 mijë euro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Dejvi Bregu në super formë, vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Publikuar

-

Nga

Dejvi Bregu ka arritur të shënojë sërish edhe ditën e sotme me Bolusporin e tij në transfertën ndaj Umraniesporit, ku sulmuesi vlonjat i ka dhënë 3-pikëshin ekipit të tij në frymën e fundit.

Ish-sulmuesi i Teutës, Skënderbeut dhe Luftëtarit ka realizuar golin e fitores në minutën e 90+1′, në një aksion të shpejtë teksa Bregu i gjendur përballë portës ka shënuar golin e 1-2 që vlen 3 pikë për Bolusporin.



Ky ishte goli i tij i katërt në 14 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Ligën e Parë turke. Me këtë sukses Boluspori ngjitet në tabelën e klasifikimit në vendin e 10 në kuotën e 19 pikëve.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Shkëlqeu sërish me gol në Premier League, zbulohet vlerësimi për Armando Brojën

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është bërë përsëri protagonist me gol këtë fundjavë në kampionatin anglez të futbollit. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e tij të tretë në Premier Ligë në duelin e Sauthempton ndaj Brajton.

Një ndeshje ku ai nuk u dallua vetëm sepse tundi rrjetën, por edhe se ishte vazhdimisht një rrezik për kundërshtarët me shpërthimet e tji ai dhe për portën kundërshtare me disa tentativa në kuadrat.



Faqja e specializuar për statistikat, SOFA SCORE, ka përpiluar të dhënat teksa ka treguar se në fazën sulmuese Broja ka çuar 3 nga 4 gjuajtjet e tij në këtë ndeshje në kuadrat, me njërën prej tyre që u ndal në rrjetë.

Njëkohësisht, ai ka realizua 3 nga 5 driblimet që provoi, si dhe ka dërguar në destinacion 12 nga 15 pasimet që ka tentuar, duke treguar se ka nisur të jetë edhe më altruist, siç i kërkohet vazhdimisht nga trajneri. Një paraqitje e cila i ka siguruar notën 7,5 sulmuesit shqiptar, i cili po kthehet gjithnjë e më shumë në një protagonist në kampionatin anglez.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk ndodhte prej 70 vitesh, Interi arrin rekord në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Interi pasditen e djeshme ka arritur të triumfojë me rezultatin 0-3 ndaj Romës në stadiumin “Olimpico”, falë golave të Hakan Çalhanoglusë, ish-it Edin Xhekos dhe Denzel Dumfrisit.

Pas këtij suksesi skuadra e Simone Inzagit ka arritur të barazojë një rekord të veçantë në Serinë A italiane.

Sipas faqes së statistikave, “OPTA Paolo”, Interi ka arritur të shënojë në 18 ndeshje radhazi të luajtura në transfertë të Serisë A, duke barazuar rekordin e fiksuar midis tetorit të vitit 1950 dhe shtatorit të vitit 1951.



Skuadra zikaltër aktualisht klasifikohet e dyta në tabelën e renditjes në kuotën e 37 pikëve, -1 nga Milani kryesues.

Gjithashtu Interi nuk ka humbur asnjë sfidë prej 8 ndeshjesh, disfata e fundit e pësuar ishte ndaj Lacios në stadiumin “Olimpico”, më 16 tetor.

LEXO TE PLOTE