Connect with Us

Një ditë para takimit të dy qeverive/ Meta sfidon Ramën dhe Kurtin

Politikë

Një ditë para takimit të dy qeverive/ Meta sfidon Ramën dhe Kurtin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nesër pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Një ditë para mbledhjes presidenti Ilir Meta ka sfiduar Edi Ramën dhe Albin Kurtin, duke takuar ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë takimit me Haradinajn, është nënvizuar rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve në dobi të qytetarëve.

Sipas Metës vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.

“I lumtur të nisja sot ditën me një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ndamë urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.

Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.

Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan “Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”, shkruan presidenti Ilir Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nesër mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë/ Vendimi që pritet të merret

Publikuar

-

Nga

A do të futet Edi Rama me PS në zgjedhjet e Kosovës, ashtu siç garoi Albini me VV në Shqipëri?

Nesër pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan “Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”.

Në mbledhjen e përbashkët pritet të nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve.

LEXO EDHE:  Politika e re amerikane/ Ngjela tregon se çfarë e pret Shqipërinë

LEXO EDHE:  Shqipëria nën ujë/ Këlliçi rikujton vitin 2004: Kryeministri harbohej në buzuqe greke



Sipas marrëveshjes së miratuar nga qeveria shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Largimi i Bashës është domosdoshmëri”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i numëron dështimet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri thekson se largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, është domosdoshmëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri numëron dështimet e Lulzim Bashës.

Sipas tij, në 8 vite PD është goditur pa fund nga zgjedhjet e brendshme duke ja faturuar bazës dështimet.

Të shumtë ata që janë duke “kërkuar falje” që kanë mbështetur Lulzim Bashën!

Po sikur të kërkojë falje edhe Lulzim Basha, a do ktheheshin aty ku ishim në shtator?!

Kjo “falje” vlen për 11 Dhjetorin, por për të shkuar në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme a vlen? Nëse Basha do kishte bërë vetëm një gabim apo faj si do ta quajmë, që falja pranohet?!

Por nëse në 8 vite PD është goditur pa fund nga zgjedhjet e brendshme duke ja faturuar bazës dështimet, falet reforma territoriale, “amnistohet” Rama në 2017 duke i dhënë fitoren, digjen mandatet e dorëzohen bashkitë e ndryshimet kushtetuese që hoqen koalicionet e deri tek personalizimi i çdo vendimi të gabuar, nuk kemi të bëjmë me “një gabim” apo “faj” por me dështime të qëllimshme!

Kush kërkon falje apo i peërgjigjet drejtpërdrejtë siç bën Meta duhet të na thotë nëse bashkëpunuan në faj apo e mbështeten Bashën nga padija?!



LEXO EDHE:  Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit

LEXO EDHE:  Politika e re amerikane/ Ngjela tregon se çfarë e pret Shqipërinë

Bashkëpunimi në gabim apo më keq akoma në faj të bën bashkëpërgjegjës!

Por më keq se kaq, dikush që nuk hapi gojë 4 vite nga 2017 e deri në 26 prill të 2021 del e thotë “e kërkova i pari dorëheqjen e Bashës” duke bërë për budallenj të gjithë ata që 4 vite rresht kërkuan largimin e Bashës dhe reformimin e PD si e vetmja rrugë drejt fitores!

Nëse e ardhmja ndërtohet mbi hipokrizinë e të shkuarës dhe të sotmes, është e dënuar të jetë një e ardhme hipokritike!

Lulzim Basha pas 11 dhjetorit do largohet nga kreu i PD! Kjo është domosdoshmëri! Kush mendon të kundërten është më fajtor se Basha vetë në rrugen e shkatërrimit të opozitës! Çështja qëndron se çdo ndodhë pas largimit të Bashës.

A do i rikthehemi cikleve që na çojnë në “Bashë” të tjere apo do e lëmë pas këtë “cikël hipokrizish pa fund”?!

Demokracia nuk është vetëm procedure por besim tek vlerat e lirisë që nuk ngrihen mbi kompromise pas kompromisesh e përfundojne me “një me fal”!!!

Jo!”-shkruan Edvin Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza zgjedhore fatale që fsheh Lulzim Basha

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka bërë një analizë të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dështuar në mënyrë fatale.

Në dy zgjedhjet politike në vend, 2017 dhe 2021, 51% e votuesve nuk kanë votuar qeverinë. Aq më pak qeverinë moniste.

Monizmi në mënyrën më paradoksale të mundshme është vendosur nga pakica ekektorale. Kujtoj se PS në të dy zgjedhjet politike, megjithë paratë e shpenzuara, përdorimin ekstrem të pushtetit për vota, me skemë patronazhimi etj mori vetëm 48.5% të votave. Pra më pak se gjysma e numrit total të votave.

Lulzim Basha dhe PD e tij nuk arriti të vihej në krye të shumicës elektorale në të dyja zgjedhjet. Dështoi në mënyrë fatale.

Më keq akoma, opozita e Bashës u bë barrierë për këtë shumicë elektorale që të përballej vetë me qeverinë moniste të pakicës.”-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se me këtë llogjikë, Bashës nuk ia ka fajin “blerja e votës” sikurse pretendon ai, apo e ashtuquajtura “masakër zgjedhore”.

Në këtë llogjikë, që bazohet në fakte reale jo opinione, Lulzim Bashës nuk i ka faj:

-as blerja e votës,

-as pjesmarrja e krimit në zgjedhje,



LEXO EDHE:  Shqipëria nën ujë/ Këlliçi rikujton vitin 2004: Kryeministri harbohej në buzuqe greke

LEXO EDHE:  Bizneset mirëpresin krijimin e Gjykatës Komerciale

-as përdorimi i pushtetit për vota,

-as patronazhistët,

Nuk i ka faj as LSI, por veç vetja e vet.

Me këto instrumente PS ka kompensuar konsumin e vet në pushtet, por nuk ka arritur dot të blejë e as të imponojë shumicën elektorale.

Këtë shumicë dështoi ta menaxhonte Luli. Kushdo politikan do ta konsideronte shans të artë.

Por Ai dështoi! A e dështoi se sdi, apo se nuk do për mua ka pak rëndësi. Ky është përkufizimi i dështimit fatal. Dëmi që i sjell shoqërisë është i rëndë. Sepse përveç faturës së keqqeverisjes Luli si dështak politik kronik, i shton shoqërisë edhe kostot e mungesës së shpresës që vota vlen.”-shkruan ish-ministri.

Sipas Manjanit, fakt është se po votove Lulin megjithse je në shumicë, prap nuk fiton. Me Lulin në krye qeveris pakica moniste pa i hyrë gjëmb në këmbë.

Kjo është analiza që Luli fsheh. E maskon me komisione parlamentare, nisma ligjore të tipit komunist dhe propagandë të blerë me paratë e buxhetit që i jepen PD.

Kjo është analizë faktesh e jo llafesh.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE