LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë/ Vendimi që pritet të merret

25 Nëntor 2021, 08:58, Politikë CNA
Nesër mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe

Nesër pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan ?Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan?.

Në mbledhjen e përbashkët pritet të nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve.

Sipas marrëveshjes së miratuar nga qeveria shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente./CNA.al

Lajmet e fundit nga