LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në prag të Kuvendit Kombëtar/ Foltorja nuk ndalet, Berisha bën lëvizjen e radhës

25 Nëntor 2021, 10:09, Politikë CNA
Në prag të Kuvendit Kombëtar/ Foltorja nuk ndalet, Berisha

Kur edhe pak ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ndalet.

Foltorja vijon njësoj si ditën e parë me entuziazëm, në çdo qytet ku Berisha ka shkuar.

Sot Foltorja është zhvendosur në Kuçovë.

Ka qenë vetë ish-kryeministri Sali Berisha që ka njoftuar aktivitetin e radhës në Kuçovë me anë të një postimi në rrjete sociale.

?Sot në orën 17:00 në kinemanë “Kadri Roshi” të qytetit të Kuçovës mbahet Foltorja me demokratët dhe demokratet e Kuçovës dhe Urës?, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga