Mjekja ngre alarmin/ Pediatria në QSUT drejt ezaurimit të shtretërve

25 Nëntor 2021, 18:32, Lifestyle CNA
Mjekja ngre alarmin/ Pediatria në QSUT drejt ezaurimit të

Shefja e shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme, Numila Kuneshka shprehet se situata e shtrimeve në spitale, me rreth 20 shtrime në ditë është pothuajse e përballueshme.

Në një intervistë për Report Tv, ajo thekson se shtimi i virozave të stinës, po çon në ezaurim të kapaciteteve në Pediatrinë e QSUT-së.

“Të paktën në bilancin e dy-tre ditëve të fundit numri i shtrimeve në ditë ka qenë nga 15-20 shtrime në 24 orë. Deri në këtë moment situata është e përballueshme por një apel për mjekët e rretheve që rastet që mund të trajtohen atje të mos i dërgojnë për të mbingarkuar fluksin si në urgjencën e pediatrisë ashtu dhe në spitalin dhe pavionet e tjera të pediatrisë”, deklaroi Kuneshka.

Më tej ajo tha se numri i urgjencave në 24 orë ka shkuar në 300 dhe se fluksi më i lartë është përgjatë orëve të natës.

“Nëse gjatë muajit shator-tetor ky numër ka qenë afërsisht 200 fëmijë në 24 orë shohim që dy javorin e fundit ky numër është rritur dhe shkon gati në 300 fëmijë kryesisht dhe në fundjavë të cilët paraqiten gjatë 24-orëshit.

Paraqiten me probleme kryesisht të rrugëve respiratore, të rrugëve të sipërmes ose të poshtme respiratore, pra me kollë, me temperaturë, kollë me sekrecione, kollë të thatë, laringite, bronkolite, bronkopneumoni, pneumoni etj”, tha pediatrja./CNA.al

Lajmet e fundit nga