LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miratohet buxheti i 2022/ Rrëzohen amendamentet e Braçes, PD dhe LSI

25 Nëntor 2021, 16:05, Politikë CNA
Miratohet buxheti i 2022/ Rrëzohen amendamentet e Braçes, PD dhe LSI

Kuvendi ka miratuar buxhetin për vitin 2022. Me 77 pro dhe 46 kundër është miratuar me shumicën e votave projekt-buxheti 2022.

Projektbuxheti, parashikon mbledhjen e 536.8 miliardë lekëve dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme në Kuvend, ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe ka dorëzuar amendamentet e paketës fiskale me disa ndryshime.

‘Unë kam paraqitur mbi 10 amendamente, do t’i prezanton një për një. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, kam kërkuar fillimin  shkurtimit të listës së përjashtimit të listës fiskale, do të doja që në ligjin për TVSH të propozoja heqjen e këtyre dy përjashtimeve: Heqjen e shkallës së reduktuar prej 6% tatimit mbi vlerën e shtuar  për të gjitha furnizimet në hotelet me 5 yje. Çdo furnizim brenda këtyre hoteleve, paguajnë vetëm 6% TVSH në dallim nga çdo konsumator tjetër, përfshirë edhe atë familjar duke nisur që nga çmimi i bukës.‘- tha Braçe.

Këto propozime nuk kanë gjetur mbështetje as nga socialistët dhe u hodh poshtë pasi ka marë vetëm 8 vota pro.

Edhe propozimet e tjera të mbërritura nga Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili nga LSI,  Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku nga PD janë hedhur poshtë./CNA.al

Lajmet e fundit nga