Connect with Us

Mbrojtësi i Tiranës humbet ndeshjen ndaj Skënderbeut, në dyshim edhe mesfushori

Sport

Mbrojtësi i Tiranës humbet ndeshjen ndaj Skënderbeut, në dyshim edhe mesfushori

Publikuar

-

/

Tirana do të luajë ditën e shtunë sfidën e javës së 10-të të Superligës. Bardheblutë pësuan humbjen e parë në kampionat pak ditë më parë 2-1 nga Kukësi, ndërsa do të kërkojnë të reagojnë në Korçë për t’u rikthyer te fitorja. Trajneri Shehi nuk do të ketë të gatshëm Behirtachen.

Mbrojtësi u dëmtua ndaj Kukësit dhe pas kontrolleve mjekësore i duhet të pushojë për 4-5 ditë pasi ka pësuar një goditje në kockat e mesit të trupit dhe në këtë mënyrë humbet ndeshjen ndaj Skënderbeut. Në dyshim për këtë sfidë është edhe Enur Totre. Mesfushori ka lodhje muskulore, por te Tirana janë optisimist që lojtari mund të rikuperohet në kohë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Dejvi Bregu në super formë, vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Publikuar

-

Nga

Dejvi Bregu ka arritur të shënojë sërish edhe ditën e sotme me Bolusporin e tij në transfertën ndaj Umraniesporit, ku sulmuesi vlonjat i ka dhënë 3-pikëshin ekipit të tij në frymën e fundit.

Ish-sulmuesi i Teutës, Skënderbeut dhe Luftëtarit ka realizuar golin e fitores në minutën e 90+1′, në një aksion të shpejtë teksa Bregu i gjendur përballë portës ka shënuar golin e 1-2 që vlen 3 pikë për Bolusporin.



Ky ishte goli i tij i katërt në 14 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Ligën e Parë turke. Me këtë sukses Boluspori ngjitet në tabelën e klasifikimit në vendin e 10 në kuotën e 19 pikëve.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Shkëlqeu sërish me gol në Premier League, zbulohet vlerësimi për Armando Brojën

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është bërë përsëri protagonist me gol këtë fundjavë në kampionatin anglez të futbollit. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e tij të tretë në Premier Ligë në duelin e Sauthempton ndaj Brajton.

Një ndeshje ku ai nuk u dallua vetëm sepse tundi rrjetën, por edhe se ishte vazhdimisht një rrezik për kundërshtarët me shpërthimet e tji ai dhe për portën kundërshtare me disa tentativa në kuadrat.



Faqja e specializuar për statistikat, SOFA SCORE, ka përpiluar të dhënat teksa ka treguar se në fazën sulmuese Broja ka çuar 3 nga 4 gjuajtjet e tij në këtë ndeshje në kuadrat, me njërën prej tyre që u ndal në rrjetë.

Njëkohësisht, ai ka realizua 3 nga 5 driblimet që provoi, si dhe ka dërguar në destinacion 12 nga 15 pasimet që ka tentuar, duke treguar se ka nisur të jetë edhe më altruist, siç i kërkohet vazhdimisht nga trajneri. Një paraqitje e cila i ka siguruar notën 7,5 sulmuesit shqiptar, i cili po kthehet gjithnjë e më shumë në një protagonist në kampionatin anglez.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk ndodhte prej 70 vitesh, Interi arrin rekord në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Interi pasditen e djeshme ka arritur të triumfojë me rezultatin 0-3 ndaj Romës në stadiumin “Olimpico”, falë golave të Hakan Çalhanoglusë, ish-it Edin Xhekos dhe Denzel Dumfrisit.

Pas këtij suksesi skuadra e Simone Inzagit ka arritur të barazojë një rekord të veçantë në Serinë A italiane.

Sipas faqes së statistikave, “OPTA Paolo”, Interi ka arritur të shënojë në 18 ndeshje radhazi të luajtura në transfertë të Serisë A, duke barazuar rekordin e fiksuar midis tetorit të vitit 1950 dhe shtatorit të vitit 1951.



Skuadra zikaltër aktualisht klasifikohet e dyta në tabelën e renditjes në kuotën e 37 pikëve, -1 nga Milani kryesues.

Gjithashtu Interi nuk ka humbur asnjë sfidë prej 8 ndeshjesh, disfata e fundit e pësuar ishte ndaj Lacios në stadiumin “Olimpico”, më 16 tetor.

LEXO TE PLOTE