Connect with Us

Mashtroi policinë/ E pëson keq 42 vjeçari, sekuestrohen 219 fishekë dhe lëndë narkotike

Kronika

Mashtroi policinë/ E pëson keq 42 vjeçari, sekuestrohen 219 fishekë dhe lëndë narkotike

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia ka kapur në flagrancë shtetasin A. S, 42 vjeça pasi mashtroi policinë, duke bërë kallëzim të rremë se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi lëndë narkotike kannabis si dhe 219 fishekë.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Njoftoi Policinë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por rezultoi se kishte bërë kallëzim të rremë, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Ky shtetas u arrestua pasi ka njoftuar shërbimet e Policisë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte bërë deklarim të rremë para punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit””, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Gjyqi për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij/ Shtyhet vendimi, ja kur do shpallet

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e sotme u vendos që për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, vendimi në Apelin e GJKKO-s  do të jepet në 3 dhjetor.

Procesi gjyqësor ndaj Shullazit zgjati për disa orë, pa të pandehurit dhe avokatët.



Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018, mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00″, thuhet në vendim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Fier/ Gjendet një person i pajetë, dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbrëmjen e sotme është gjetur një person i pajetë në Fier. Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për një 68 vjeçar, i cili dyshohet se vuante nga një sëmundje tumorale dhe është gjetur i pajetë nga vëllai i tij.

Fier/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm.



LEXO EDHE:  Përleshje masive me thikë në Durrës/ Policia arreston 2 persona

LEXO EDHE:  Përleshje masive me thikë në Durrës/ Policia arreston 2 persona

Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konfliktohen me sende të forta dy adoleshentë/ Njëri përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme, ku në mesditë rreth orës 14:30 në zonën e Laprakës janë konfliktuar dy adoleshentë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Legisi” ku dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Përleshje masive me thikë në Durrës/ Policia arreston 2 persona

LEXO EDHE:  U kap me 103 kg drogë në gusht 2014-tës, arrestohet Alfred Balloku



Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE