Connect with Us

Liga e Europës/ Leverkusen e West Ham vulosin kualifikimin, ia del edhe Lazio

Sport

Liga e Europës/ Leverkusen e West Ham vulosin kualifikimin, ia del edhe Lazio

Publikuar

-

Bayer Leverkusen dhe Lazio kanë festuar. Gjermanët blinduan vendin e parë, pasi mposhtën 3-2 skocezët e Celtic. Andrich realizoi dygolësh, kurse golin e fitores e shënoi Diaby.

Lazio, me gola të Immobile (2 penallti) dhe Pedro, theu 3-0 Lokomotiv Moscow dhe u nderua nga fitorja e Galatasaray kundër Marseille me rezultatin 4-2.

West Ham United ka siguruar vendin e parë me fitoren e sotme 2-0 kundër Rapid Vienna. Yarmolenko dhe Noble, me penallti, shënuan për “Çekiçët” në pjesën e parë.

Vendi i dytë në grup mbetet i hapur, pasi Dinamo Zagreb u nda në barazim 1-1 me belgët e Genk.

EUROPA LEAGUE – RAUNDI 5

Bayer Leverkusen-Celtic 3-2
Betis-Ferencvaros 2-0
Crvena zvezda-Ludogorets 1-0
D. Zagreb-Genk 1-1

Galatasaray-Marseille 4-2
Lokomotiv Moscow-Lazio 0-3
Midtjylland-Braga 2-2
Rapid Vienna-West Ham 0-2

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

VIDEO/ Fantastik Olainka, ish-futbollisti i Skënderbeut gjen rrugën e rrjetës në Europë

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olanika  vazhdon të bëhet protagonist me golat e tij te Slavia Pragës.

26-vjeçari ka shënuar kësaj radhe në Ligën e Konferencës, duke dërguar në avantazh çekët ndaj rivalëve të Fejnordit. Olanika veproi si sulmues zone duke shtyrë topin në rrjetë pas një presingu të lartë të ekipit të tij në zonën e holandezëve, duke gjetur dhe golin e avantazhit.



Ky është goli i pestë për Olainkën këtë sezon me fanellën e Slavia Pragës, ku ndër të tjera ka dhënë dhe 1 asist.

LEXO TE PLOTE

Sport

Rekordi absolut i Kukësit, ndërron “shtëpi” gjashtë herë

Publikuar

-

Nga

Kukësi do të presë Egnatian për takimin e javës së 10-të të Superiores në stadiumin e Laçit. “Zeqir Ymeri” nuk është ende gati dhe verilindorët janë të detyruar të vijojnë të luajnë larg shtëpisë, por duke ndryshuar për të gjashtën herë këtë edicion stadiumin si pritës.

Mes Kupës dhe kampionatit, skuadra kuksiane ka zhvilluar këtë sezon 6 ndeshje, nga të cilat ka marrë 5 fitore dhe vetëm 1 humbje. Ndaj Kastriotit dhe Teutës skuadra e Longos ka luajtur në “Elbasan Arena”, ndeshja e turit të parë të Kupës së Shqipërisë me Maliqin u zhvillua në Kompleksin Stërvitor të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, suksesin ndaj Vllaznisë e regjistroi në Rrogozhinë, në stadiumin “Egnatia”, ndërsa takimin me rrogozhinasit në Kupë e zhvilluan në Vlorë, në impiantin Flamurtari, për të shkuar më pas në Shkodër, ku Tirana pësoi humbjen e parë.



Nga Elbasani, në Kamzë, Rrogozhinë, Vlorë, Shkodër dhe tani në Laç. Diçka që ndoshta mund të regjistrojë një rekord unik, pasi vështirë se një skuadër të zhvillojë 7 ndeshje si pritëse në 6 stadiume të ndryshme. Sa u takon rezultateve, verilindorët duket se janë mësuar dhe nuk u bën përshtypje më faktori fushë, pasi praktikisht të gjitha ndeshjet i luajnë si udhëtuese, paçka se shënohen si pritës në gjysmën e tyre.

Jashtë fushe, Kukësi ka luajtur në stadiumin e Librazhdit, në stadiumin e Kamzës, në “Air Albania” dhe në stadiumin “Skënderbeu”. Praktikisht verilindorët kanë zbritur në 9 stadiume në 13 ndeshjet e luajtura këtë sezon dhe impainti i Laçit do jetë i 10-ti për këtë sezon.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Fitore me përmbysje, shqiptarët i japin kreun Baselit

Publikuar

-

Nga

Baseli ka fituar me përmbysje ndaj Almatit me rezultatin 2-3.  Protagonistë ishin Zhegrova dhe Kasami, të cilët realizuan nga një gol.

Baseli ngjitet në vendin e parë në grupin H falë fitores së sotme. Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami ishin heronjtë e zviceranëve sepse me golat e tyre në pjesën e  dytë i dhanë fitoren Baselit.   Zhegrova shënoi në minutën e 69, kurse Kasami në të 73’.

Baseli shkon në kuotën e 11 pikëve në grupin H



 

LEXO TE PLOTE