Connect with Us

“Kuvendi do shkarkoj Bashën në 11 dhjetor”/ Bylykbashi “zbërthen” krizën në PD

Politikë

“Kuvendi do shkarkoj Bashën në 11 dhjetor”/ Bylykbashi “zbërthen” krizën në PD

Publikuar

-

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka komentuar krizën në selinë blu dhe mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Bylykbashi deklaroi se Basha do shkarkohet nga Kuvendi i 11 dhjetorit, ndërsa theksoi se pas verifikimit të firmave, verifikohet kourumi dhe merren vendimet.

Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngre komisionin e vet dhe verifikon firmat se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për t’u shkarkuar. Pasi verifikohet kourumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet”,tha Bylykbashi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Marrëveshja me Ramën/ Tallja e Bashës: E bëra për të mirën e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD Lulzim Basha është justifikuar për marrëveshjen e tij me Edi Ramën në 17 maj 2017. Nga studio e Open, Basha tha se marrëveshja me Ramën është bërë për të mirën e qytetarëve.



Marrëveshje ka bërë edhe Berisha se e keni kthyer në qesharake këtë gjë. Ccdo forcë politike që dëshiron më të mirën e qytetarëve e gjen një mundësi me ccdo forcë politike. PD ka punuar në mbështetje të opinioni publik. Mos flisni shtrembër por rrini drejt. Si mund të quani fasadë një opozitë që dogji mandatet. Më vjen keq që rruga e djegies së mandateve rezultoi pa sukses për shkak se mesa duket PD dhe Lulzim Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontroll”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Kryemadhi “kërcënon” Bardhin: Ke shumë gjëra për të sqaruar me drejtësinë për Elbasanin

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi hodhi akuza se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar me drejtësinë për çështjet e Elbasanit, në të cilën mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani.

Bardhi është akuzuar edhe më herët si i implikuar në këtë ngjarje, për shkak se ngriti strukturat për mbrojtjen e votës, disa ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

E ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 me Sokol Ballën, Kryemadhi theksoi se i ka kërkuar Bardhit të mos dalë garant për bandat e Elbasanit, me arsyetimin se po të bëhej Ministër i Brendshëm, ai do të kishte probleme me ligjin.



“Zoti Bardhi ka qenë vetëm në takimin kur jemi ballafaquar për çështjen e Elbasanit.Që ja kam bërë të qartë hapur mos dil garant bandave të Elbasanit që ti do jesh Ministër i Brendshëm sepse do të kesh probleme ti dhe Partia Demokratike.

Dhe kur i kërkoi zoti Basha të dilte në konferencë shtypi nuk pranoi dilte kështu që e mbyll etapën me zotin Bardhi. Zoti Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar më drejtësinë për çështjet e Elbasanit. Dhe zoti Bardhi dhe zoti Basha kanë shumë gjëra për të sqaruar dhe me ambasadoren amerikane për mashtrimet që kanë bërë në emër të LSI në zyrën e saj.

Kështu që duhen të jenë shumë të kujdesshëm zoti Bardhi dhe kushdo tjëtër për thashethemet që përdorin në tavolinë në emër të LSI dhe ambasadores amerikane”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Debatet për krizën energjetike si ato për ‘Champions League’/ Rama flet për dy ekstremet

Publikuar

-

Nga

Rritja e çmimit të naftës ka qënë një tjetër çështjet që është diskutuar mbrëmjen e sotme në MCN Tv, në emisionin “Të paekspozuarit” me Ylli Rakipin.

Kriza energjitike është një nga çështjet e diskutimit sonte në emisionin “Të paekspozuarit” me Ylli Rakipin.

Kryeministri Edi Rama tha se duke mos pasur rezervën, jemi të detyruar të shesim lirë kur ka shumë prodhim dhe të blejmë shtrenjtë kur ka mungesë.

Por sipas tij, këtë do e zgjidhë skavica.

“Këto janë gjëra që meritojnë pak respekt nga pikpamja profesionale. Po të ishin kaq të thejshta sa bëhën nëpër tavolina…



Janë bërë debatet për energjinë si atë për Champions League, që po të fusje atë në këtë pjesë..do dilte ashtu.

Unë nuk jam ekspert i energjitikës të them kur do ta shisnim e kur do ta blinim

Di që ne jemi të varur nga burimet ujore, dhe e kemi problemin që duke na munguar ajo që na kunguar nga 50 vjet, pra duke mos pasur rezervën, jemi të detyruar kur kemi më shumë ujë se çduhert e shesim lirë. Kur kemi nevojë dhe skemi ujë, e blejmë shtrenjtë.

Skavica është zgjidhja.

Kriza jonë vjen nga fakti që bazën prodhuese e kemi 100% nga hidro dhe mbetemi pastaj mes dy ekstremesh që duhet të hapim dhe portat ndonjherë e përmbsyim dynjanë”, theksoi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE