Connect with Us

Kryemadhi “qan” për fermerët në Kuvend/ Kërkesa për Ramën

Politikë

Kryemadhi “qan” për fermerët në Kuvend/ Kërkesa për Ramën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas një “zhdukje” të gjatë mediatike, sot është shfaqur në se seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Por, ajo që vihet re është se tashmë nuk kemi një Monika Kryemadhi, që kërcënon Ramën se do “t’i hajë” veshin, por kryetarja e LSI-së ka zbutur tonet.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kryemadhi është ndalur tek situata e fermerëve për të cilët tha se janë në vështirësi.

Ndërsa “qau” hallin e fermerëve dhe vështirësive të tyre, Monika Kryemadhi i drejtoi edhe disa kërkesa kryeministrit Rama, një ndër të cilat ishte rritje e subvencionit.

“Unë si Monika Kryemadhi kam marrë përsipër të paraqes 3 amendamente për projekt buxhetin dhe paketën fiskale për bujqësinë. Sot më shumë se kurrë fermerët janë në një situatë të vështirë.

Konkurenca është bërë e padrejtë por edhe e vështirë, duke parë subvencionet që kanë vendet e rajonit në krahasim me Shqipërinë.

7 miliardë është totali i shpenzimeve buxhetore, ku dhe vetë Rama i ka bërë propagandë dhe një publicitet të jashtëzakonshëm. Por, kjo shifër nuk është e vërtetë. Duke e parë në detaje, në fakt është vetëm 3.6 mld.

Pra, rreth 18 milionë euro.

Ajo që kërkojmë ne është të shtohet ndihma për fermerët, në 7.1 miliardë, siç e trumbeton dhe vetë qeveria.

Kjo është plotësisht e mundur dhe fermerët e kanë të domosdoshme këtë ndihmë. Duke pasur parasysh situatën, fermerët e kanë të domosdoshme. Dy amendamentet e tjera kanë të bëjnë me paketën fiskale. Kur hoqëm TVSH ndryshimi i çmimeve të imputeve ishte zero, por ta rikthesh atë sërish do të thotë t’ia rrisësh çmimin. Kjo rritje e TVSH pa u konsultuar me fermerët do të ketë impakt të drejtpërdrejt. Do të ishte gjë e mirë për ta parë me pozitivitet, sepse është më e rëndësishme për të parë gjërat me syrin e hallexhinjve.

Një nga pikat e tjera është dhe shfuqizimi i pikës C. Kjo do të thotë që të gjithë fermerët që blejnë makineri prej 10 mijë eurosh, duhet të paguajnë 12 mijë euro. Ajo që ne diskutuam dhe thanë parafolësit, heqja e TVSH për ato që kanë investime mbi 500 mln të ardhura. Shumica e tyre nuk kanë mundësi të financojnë këtë shifër.

Duke kërkuar të votoni këto tre amendamente do të bëni të mundur shanse dhe hapësira për fermerët, e duke pasur parasysh që 52% e shqiptarëve jetojnë me bujqësi. Të fillojmë të mendojmë për ta, sepse ulja do të vijë po këtu, do të vijë edhe konkurrenca e drejtë në rajon dhe më e rëndësishmja të krijojmë hapësira më shumë për ta stimuluar këtë sektor”-tha ndër të tjera Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Në prag të Kuvendit Kombëtar/ Foltorja nuk ndalet, Berisha bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Kur edhe pak ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ndalet.

Foltorja vijon njësoj si ditën e parë me entuziazëm, në çdo qytet ku Berisha ka shkuar.

Sot Foltorja është zhvendosur në Kuçovë.



Ka qenë vetë ish-kryeministri Sali Berisha që ka njoftuar aktivitetin e radhës në Kuçovë me anë të një postimi në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Kryemadhi i shkon në shtëpi qytetarëve/ Shpjegon programin për ekonominë

LEXO EDHE:  “Akt i turpshëm dhe skandaloz”/ Rama po përdor Veliajn për të nxjerrë nga zjarri “gështenjat” që vlejnë 200 milion euro!

“Sot në orën 17:00 në kinemanë “Kadri Roshi” të qytetit të Kuçovës mbahet Foltorja me demokratët dhe demokratet e Kuçovës dhe Urës”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Godet sërish deputeti i Lushnjës/ “Flasim për satelitë, ndërkohë që traktorët nuk ndizen”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Protestës së fermerëve para parlamentit i është bashkuar edhe deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi.

Në një prononcim për mediat, Korreshi tha se fermerët ndodhen në vështirësi të mëdha financiare, dhe se qeveria i ka lënë në harresë.

Po ashtu ai ironizoi qeverinë, ndërsa tha se flasim për satelitë, ndërkohë që traktorët nuk ndizen.



“Unë kam kaq kohë që flas, e nëse nuk bëj disa foto me kastravec e presh, nuk tërheq vëmendje.

Të gjithë ju, ne, kanë të gjithë për prezencë, jehonë. Vetë ministrja thotë 3.2 mln kam unë, s’iki dot te Rama s’e kam frikë. A është kaq problematike kjo punë? Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë me taksat e tyre. Të biem në një konsensus. Të bëhet një plan e të dihet ku është. Me këtë buxhet që po kalon sot, këta vitin tjetër janë të falimentuar. Gjatë gjithë kohës ne shkojmë dhe i premtojmë që do zbresim kometën. Shkojmë te satelitët, por kemi traktorët që nuk ndizen. Këta nuk marrin koston e fidanëve që kanë mbjellë. Shalqiri ju kalb të gjithë këtyre. Kjo qeveri që unë kam ngritur kaq shumë zërin, nuk çoi një grup të verifikonte. Kujt nga këta fermerëve i ka dhënë lekë për plasmasët kjo qeveri? Asnjëri s’ka marrë”, tha Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fermerët flasin pas takimit me Ramën/ Protesta nuk do të ndalet

Publikuar

-

Nga

Fermerët e Lushnjes e kanë zhvendosur protestën përpara Kuvendit, për të kundërshtuar paketën e re fiskale, e cila pritet të miratohet sot.

Në hyrje të Kuvendit kanë takuar kryeministrin Edi Rama, i cili i ka ftuar të hyjnë brenda në Kuvend që të zhvillojnë një takim.

Ndërkohë, pas përfundimit të takimit me Ramën, fermerët kanë paralajmërjuar se protesta nuk do të ndalet deri në gjetjen e një zgjidhje.

Nuk duhet të na ofendojnë. Shqiptarët duhet të uashqehen me prodhimet e tokave shqiptare. Po nuk pati zgjidhje protesta do vazhdojë. Shpresojmë nga kryeministri të kemi zgjidhje.  

Zoti kryeministër tha do takohemi në vazhdim që të bisedojmë më mirë”-tha një ndër fermerët, në një prononcim për mediat.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Bashkuar Eduart Sharka ka deklaruar se kryeministri nuk ishte shumë i informuar për problemet e tyre.

LEXO EDHE:  I doli kundër Bashës/ Kryemadhi sqaron qëndrimin e saj

LEXO EDHE:  Faktet/ LSI në shërbim të Fatmir Xhafës



Sharka tha se kanë rënë dakord që të takohen në vazhdim dhe të diskutojnë për problematikat e fermerëve.

“Ne pranuam këtë takim sepse përfituam nga rasti pasi prej muajsh nuk kishim asnjë shenjë. Kryeministri është i painformuar. I thamë kryeministrit për ndryshimin e mënyrës së shkuarjes te fermerët. Ndamë shumë këndvështrime të tjera.

Mendojmë që qeveria nuk e njeh gjendjen reale. 30% e fermerëve sivjet nuk kanë porositur për të mbjellë vitin e ardhshëm. Ramë dakord që cilësia e inputeve bujqësore është e pagarantuar. Na thërrasim për të dëgjuar dhe flasin ata. Duhet unë që të tregoj se çfarë vështirësish kam. I thamë kryeministrit ta dëgjojë nga ne kontekstin real. Pas disa debateve ramë dakord që të ulemi dhe të flasim”, tha Sharka./CNA.al

Fermerët në protestë para parlamentit/ Rama i fton në takim: Të vijë dhe ai që ngriti gishtat

LEXO TE PLOTE