LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kritika e radhës ndaj Kimmich: Do luanim edhe një vit pa tifozë nëse do silleshim si ai

25 Nëntor 2021, 10:17, Sport CNA
Kritika e radhës ndaj Kimmich: Do luanim edhe një vit pa tifozë

Bayern Munchen nuk po kalon një moment të mirë. Humbja në derbin me Augsburg ishte e papritur, teksa ka krijuar shqetësim vendimi i tre lojtarëve për të mos marrë dozat e vaksinës ndaj koronavirusit.

Joshua Kimmich, Eric-Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance janë kundër vaksinës, qëndrim nga i cili nuk po heqin dorë edhe pse po kritikohen pafund. Dy të parët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 ditën e djeshme.

Lojtarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë, teksa drejtuesit e Bayernit kanë vendosur t?u ulin rrogat. Ish-sulmuesi i ekipit bavarez dhe kombëtares gjermane, Mario Gomez i është bashkuar korit të kritikëve ndaj Kimmich.

?Stadiumet në Gjermani janë plot, sepse 70-80% e personave janë të vaksinuar. Edhe ai përfiton nga një gjë e tillë. Nëse të gjithë do të silleshin si Joshua, ndoshta do të luanim sërish një tjetër vit pa tifozë në stadium?, deklaroi Gomez.

Lajmet e fundit nga