Connect with Us

“Kjo është katastrofë kombëtare”/ Basha “sjell gangsterët” në Kuvend

Politikë

“Kjo është katastrofë kombëtare”/ Basha “sjell gangsterët” në Kuvend

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha sot në Kuvend ka folur edhe në lidhje me rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, të cilën e cilësoi si fatkeqësi kombëtare.

Basha theksoi se kjo ka ardhur për shkak të korrupsionit që sipas tij, ka shkatërruar garën ekonomike, ka goditur ekuilibrat politikë dhe ka lejuar gangsterizimin e institucioneve.

Kjo është fatkeqësia kombëtare përballë të cilës të gjithë ne ndodhemi, ky është imoraliteti politik që spikat këtë qeveri, e cila shqetësohet të sigurojë përfitimet e oligarkëve të saj, dhe as nuk vë ujin në zjarr për pasigurinë ekonomike që veprimet dhe mosveprimet e saj shkaktojnë në ekonominë e familjeve dhe bizneseve të ndershme shqiptare.

Prandaj edhe në kohë izolimi relativ, për shkak të COVID-19 vijon e largimi nga sytë këmbët të shqiptarëve, që sot janë sërish në krye të listës së azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian, duke tejkaluar nivelet e parapandemisë.

Po ju sjell këtu vetëm shifrat e muajt gusht:

1432 azilkërkues nga Shqipëria;

381 azilkërkues nga Maqedonia e Veriut;

330 azilkërkues nga Serbia;

157 azilkërkues nga Bosnje-Hercegovina;

148 azilkërkues nga Kosova;

21 azilkërkues nga Mali i zi.

1432 shqiptarë që kërkojnë azil, një shifër me e lartë se shuma e të gjitha vendeve të tjera bashkë, janë barometri më i mirë, ndonëse shumë pikëllues, i cili mat me përpikmëri rezultatin e punës tuaj, e gjithçkaje të keqe i keni bërë këtij vendi, pasi përtej propagandës, largimi kaq masiv i qytetarëve të një vendi që pret të ulet në tryezën e parë të konferencës ndërqeveritare me Bashkimin Europian, tregon shumë për qeverisjen, apo më mirë për keqqeverisjen tuaj.

Sepse është e ditur që me përjashtim të një lufte, një nga arsyet kryesore pse qytetarët e një vendi largohen është korrupsioni.

Kjo katastrofë kombëtare, që vijon prej vitesh nën regjimin tuaj, e cila shpeshherë ka tejkaluar në raport me popullsinë, Sirinë dhe Irakun, tregon se emëruesi i përbashkët i problemeve kryesore të shqiptarëve është korrupsioni.

Korrupsioni që e keni sofistikuar, e keni inkurajuar dhe e keni shndërruar në mjetin më vdekjeprurës për jetën politike dhe ekonomike të një vendi, në korrupsionin që kap shtetin. Korrupsionin që përhapet në çdo degë të qeverisjes. Korrupsionit që shndërrohet në një mur që ndan qytetarët nga të drejtat e tyre për të zhvilluar të lirë dhe në kushte të barabarta me gjithkënd, jetën e tyre, biznesin e tyre, potencialin e tyre krijues.

Është ky korrupsion, për të cilin flasim të gjithë, vendas dhe të huaj, që ka shkatërruar garën ekonomike, ka goditur ekuilibrat politikë dhe ka lejuar gangsterizimin e institucioneve.”-tha Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ilir Beqaj, si flamur i pandëshkueshmërisë”/ Basha: Po i varni ujkut mëlçitë në qafë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, është ndalur edhe tek “Agjencia për donacionet”, duke hedhur akuza të forta.

Basha tha se të vësh Ilir Beqajn në krye të kësaj agjencie, është si “ti varësh ujkut mëlçitë në qafë”.

Basha e cilësoi ish-ministrin Ilir Beqja, si simbol të pandëshkueshmërisë, ndërsa risolli në vëmendje edhe koncesionin e Chek up.

110 milionë euro që vitin tjetër do shkojnë për PPP-të, 51.2 milionë eurot që do shkojnë për luksin qeveritar, të shoqëruara me shpenzimet për agjensitë e Medias, atë të bashkëqeverisjes dhe atë për me menaxhimin e fondeve të donatorëve, që ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt.

Ilir Beqaj i check-up it dhe dhjetëra bëmave të tjera të korrupsionit madhor po e valëvisni me krenari të pashpjegueshme përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si flamur të pandëshkueshmërisë. Kripë në sytë e tyre duke dëshmuar se nuk jeni këtu për t’u shërbyer qytetarëve dhe nevojave që ata kanë, por interesave tuaja dhe të klientëve tuaj.



LEXO EDHE:  Basha sulmon Bamir Topin/Firmat ja mbodhi Rama në OSHEE

Një përqëndrim politik dhe ekonomik i pushtetit që centralizon çdo aktivitet dhe e vendos në kontroll të pak njerëzve, që shpërfill qytetarin dhe vlerëson klientin e pushtetit, qoftë ky oligark, apo përfitues i vogël partiak që punësohet në struktura të krijuara ad hoc për të kapur çdo hapësirë publike e për ta përdorur si hambarë të interesave politike.

Prandaj pensionistët, shumica dërrmuese e të cilëve nuk do të mbijetonte dot pa mbështetjen e familjarëve apo fëmijëve në mërgim, goditen me indeksimin e vobektë që nuk arrin dot nivelin e rritjes së çmimeve.

Për të njëjtat arsye shtresat në nevojë, që braktisja në kohë pandemie bëri që të shtohen dhe varfëria e tyre të thellohet, do të kenë tre herë më pak fonde se ato që do të marrin një grusht njerëzish me ato 110 milionë euro që do të shkojnë për PPP.

Prandaj fermerët, produktet e të cilëve do të kalben  bashkë me shpresat për të punuar ndershmërisht tokën e tyre, do vijojnë të marrin zero mbështetje,  pasi paratë do t’i çojnë në koncesione.”-tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protesta e fermerëve “zbarkon” në Kuvend/ Basha nuk iu ndahet oligarkëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Protesta e fermerëve është bërë objekt debati sot edhe në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur tek protesta e fermerëve, ndërsa theksoi se protesta e tyre është e drejtë, për sa kohë përballen me braktisjen nga ana e qeverisë.

Por, sërish Basha në fjalën e tij ka sulmuar të ashtuquajturit oligarkë, për të cilët tha se favorizohen nga qeveria.

Ndërsa këtu pseudomazhoranca bëhet gati të votojë sy mbyllur për mënyrën se si do të shpenzohen taksat e qytetarëve vitin e ardhshëm dhe ato në vijim, përfaqësuesit e fermerëve që përfaqësojnë 40% të të punësuarve në Shqipëri, kanë harxhuar para nga xhepat e tyre për të udhëtuar drejt Tiranës, që t’u dëgjohet zëri.



Mos tu shkelet sakrificia, most u hidhet tutje mundi, t’u respektohet vështirësia që kanë për të bërë punën e tyre, për të nxjerrë bukën e gojës, për të shkolluar fëmijët, për t’i dhënë këtij vendi 20% të prodhimit të brendshëm bruto. Shifër kjo më e larta në rajon dhe në Europë, që tregon se sa peshë ka bujqësia në ekonominë tonë, e që vetëm për këtë arsye duhet të dëgjohen përpara se të ngrihen kartonat, me sytë e veshët mbyllur. Janë njerëz që vetëm japin, vetëm kontribojnë, dhe në këmbim nuk marrin asgjë, krahasuar me kolegët e tyre në rajon, pa përfshirë fare Europën. Sepse arkat e shtetit që ata vetëm i mbushin me taksa të larta të dretjpërdrejta e të fshehura, ky kryeministër dhe ministrat e tij i zbrazin pa teklif.

Aq të papërfillshëm janë këta qytetarë për ju, që gdhihen dhe ngrysen me shqetësimin e të nesërmes, me ankthin e konkurrueshmërisë së produkteve të tyre, me pamundësinë për t’u përballur me produktet e rajonit që subvencionohen shumë herë më shumë se këtu, saqë jo vetëm nuk i dëgjoni, por i ofendoni me teatrin që ngjallë krupën, ku përdorni edhe gaztorët e oborrit tuaj, që nginjen nga koncesionet dhe syshkeljet tuaj, që i kanë shndërruar në oligarkë arrogantë. Ata protestojnë sot, siç kanë protestuar me të drejtë çdo vit, që mos të gjenden përballë rrugës së vetme ku i çoni me shpërfilljen tuaj, te flakja e produkteve dhe largimi nga Shqipëria. Protestojnë sepse ndryshe nga sa përrallisni lart e poshtë, buxheti për bujqësinë për këtë vit, do të jetë më i ulët se i vitit të shkuar. Protestojnë sepse përveç rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore që po e ndjejnë në xhepat e tyre, do të përballen edhe me rritjen shtesë me 10 % të çmimit, meqënëse ju vendosët të shtoni me 10% TVSH-në, e po ashtu po hiqni 6% e TVSH-së së kreditueshme.

Protestojnë sepse në vend të mbështesni prodhimin vendas, po e godisni në të gjitha hallkat e zinxhirit të ekonomisë së ushqimit. Por mbi të gjitha, protestojnë sepse ju nuk jeni konsultuar me askënd për këto masa që po e dëmtojnë bujqësinë, po i dëmtojnë familjet që jetojnë me tokën dhe blegtorinë, dëmton bizneset që kanë investuar në këtë sektor, protestojnë sepse nuk keni dëgjuar grupet e interesit përpara se të merrni angazhime që do të prodhojnë efekte negative të drejtpërdrejta në veprimtarinë e tyre. Dhe përsëri, fatkeqësisht kontrasti midis asaj që deklaroni dhe asaj që bëni është shumë i qartë, dhe shihet në zemëratën e atyre burrave dhe grave që mblidhen pak metra nga kjo ngrehinë, sepse janë përpara Parlamentit të vendit më bujqësor në Europë, ku bujqësia ka një impakt prej 20% në prodhimin e brendshëm, dhe jep mbështetjen më të vogël në Europë për fermerët.”-tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Publikohen emrat e delegatëve që kanë firmosur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Janë publikuar emrat e delegatëve, të degëve 6 dhe 3, të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, në datën 11 dhjetor. Lista është lexuar sot nga përfaqësuesja e këtyre dy degëve, Onelda Zefi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas nga dega 6.

Ajo lexoi disa nga emrat që kanë pranuar të bëhen publik, ndërsa firmat janë dorëzuar në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka. Përveç emrave, drejtuesit kanë bërë publike edhe formularët e tyre për mediat.

Sipas tyre, 80% e delegatëve në këto 2 njësi kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit dhe sipas verifikimeve të tyre, delegatët janë 100% dakord për thirrjen e saj.

LEXO EDHE:  Biznesi i vogël më i prekuri nga kriza/ Basha bën thirrjen urgjente

LEXO EDHE:  Mblidhet grupi parlamentar i PD-së, flet Basha



Jemi një pjesë të anëtarëve të njësisë 6 dhe 3, e do të verifikojmë firmat për mbledhjen e kuvendit të datës 11 dhjetor. 80% të delegatëve kanë firmosur, ata kanë kërkuar të jenë publik. Te njësia 6 janë 65 formularë, ne lexuam 58 emra, sepse personat e tjerë nuk duan të bëhen publikë. I kemi telefonuar të gjithë dhe kanë rezultuar 100% të vërteta”, -tha Zefi.

Në zyrën e Palokës janë depozituar mbi 4200 firma delegatësh.…vijon

LEXO TE PLOTE