LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam 4 nëna”/ Rrëfehet Igli Zarka: E di sa kanë vuajtur prindërit e mi dhe nuk pranoj…

25 Nëntor 2021, 17:29, Lifestyle CNA
“Kam 4 nëna”/ Rrëfehet Igli Zarka: E di sa kanë

Edhe pse qëndroi shumë pak në shtëpinë e ?Big Brother? Igli Zarka ka qenë një nga banorët më të përfolur.

Gjatë qëndrimit në shtëpi ai kishte thënë se ka katër nëna duke mos sqaruar më shumë.

Këtë deklaratë ai e ka sqaruar së fundmi i ftuar në ?Pardon My French? me Jonida Aliçkolli.

Aktori tha se përveç dy gjysheve të tij, dy zonja të tjera janë kujdesur për të kur ai ka qenë i vogël, andaj ai i konsideron edhe ato si gjyshet e tij.

?Prindërit e mi kur isha i vogël punonin 10-12 orë në ditë, ka qenë dhe kohë trazirash, unë përveç nënave të mia, atë nga ana e babait dhe atë nga ana e mamit, kisha edhe në Vlorë një komshie që unë e quaja nëna Lula dhe nëna Lili në Fier. Përveç nënave të gjakut, dy nënat e tjera janë kujdesur për mua që kur kam qenë 1 vjeç dhe shumicën e kohës, nga mëngjesit deri në 6 të pasdites unë e kaloja me to, me fëmijët e tyre. Dhe rrjedhimisht u kthyen në nëna. Ato më ndihmonin shumë kur bëja ndonjë gabim?-sqaroi Igli.

Më tej Igli ka treguar se prindërit e tij kanë sakrifikuar shumë për të.

Kujtojmë se prindërit e tij u bënë edhe temë debati mes tij dhe Monikës gjatë qëndrimit në shtëpi të aktorit. Sot Igli sqaroi se prindërit e tij kanë sakrifikuar shumë për të dhe motrën e tij dhe se nuk donte t?i përfshinte.

?Ngaqë i njoh vuajtjet që ata kanë kaluar që unë të jem këtu ku jam. Unë dhe motra ime, nuk toleroj dot që të më prekin sepse e di çfarë kanë hequr që ne të arrijmë deri këtu. Dhe nuk doja t?i përfshija?.-tha aktori./CNA.al

Lajmet e fundit nga