Connect with Us

Heroi i Milanit, Mesias shpërthen në lot: Këtë histori e ka shkruar zoti

Seria A

Heroi i Milanit, Mesias shpërthen në lot: Këtë histori e ka shkruar zoti

Publikuar

-

/

Kur mbërrinte te Milani e konsideronte momentin më të rëndësishëm të karrierës, por që nga dje me siguri që ka ndryshuar pak mendim. Zhunior Mesias është shpëtimtari, të paktën për momentin, i kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. 30-vjeçari është intervistuar nga televizioni i klubit duke dhënë versionin e tij të mbrëmjes.

E kishit ëndërruar kështu ndeshjen e parë në Champions?

Jam tepër i lumtur, sidomos për fitoren e cila shkon përtej golit tim të parë në debutimin në Champions. Erdhi si me porosi sepse kishim dhe kisha shumë nevojë.(qan).

Përse këta lot?

Vija nga një moment i vështirë sepse u dëmtova dy herë radhazi. Kishte shumë rëndësi për ne që të fitonim në Madrid. Fatmirësisht jemi ende në garë e tani duhet të luajmë për gjithçka në ndeshjen e fundit me Liverpulin.

Si lindi ky gol?

Thjesht instikt. E ndoqa aksionin dhe e dërgova topin në rrjetë me shumë qetësi. Kur je i qetë mund të bësh gjëra të mëdha e kjo që më ndodhi është pa dyshim më e rëndësishmja në karrierë. Sidoqoftë, përulësia është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të ekzaltohem nga përgëzimet e as të mërzitem nga kritikat.

Cilat janë emocionet në këto momente?

Më vinte të qaja që kur shënova sepse më erdhën ndërmend të gjitha momentet e vështira që kam kaluar në muajt e fundit. Mendova për Zotin dhe të gjithë historinë time të cilën ai e ka shkruar për mua.

Keni ndonjë dedikim të veçantë?

Është për familjen time në Brazil, për shokët dhe për këdo që besoi tek unë.

Çfarë prisni ndaj Liverpulit?

Duhet të jemi të përulur sepse dihet që do të jetë shumë e vështirë. Nevojitet një ndeshje si kjo e sotmja në aspektin e përqendrimit dhe dëshirës. Ndaj Atletikos nuk është e lehtë kurrë, por ne bëmë një ndeshje të madhe që nga minuta e parë e deri në të fundit. Uroj të vazhdojmë kështu.

A është kjo mbrëmja juaj më e bukur në karrierë?

Pa dyshim që po. Megjithatë, do të punoj për të pasur edhe të tjera si kjo. Është diçka vërtetë fantastike.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Milani kërkon zëvendësues për Kjaer, në Itali i sugjerojnë Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Kjaer e ka mbyllur sezonin pas dëmtimit të fundit që ka pësuar.

Kuqezinjtë do të hidhen në merkaton e janarit për të nënshkruar me një qendër mbrojtës si zëvendësues.



Në listën me katër emra që u krijua nga Calciomercato.it gjendet edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi shqiptar është më i votuari deri tani me lexuesit e kësaj media duke i sygjeruar këtë lëvizje Milanit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ngec papritur rinovimi i Dybalës me Juventusin

Publikuar

-

Nga

Juventusi mundi Salernitanën, me Alegrin që ka zgjedhur të ndryshojë rreshtimin e ekipit të tij me një 4-2-3- 1. Kjo skemë i ka mundësuar Paulo Dibalës të jetë në qendër të manovrës së lojës së bardhezinjve.

Ndoshta shumë të tjerëve ky modul u ka kthyer kujtimet e viteve më parë kur trajneri Alegri vendosi të luante me Kuadradon, Dibalën, Manxukiçin e Higuainin së bashku në fushë, duke e çuar Juventusin deri në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Realit (2017).



Por, gjithsesi, çështja e rinovimit të tij ka mbetur pezull. Te Juventusi nuk janë të bindur për kontratën e re që parashikon 8 milionë euro neto në sezon plus 2 milionë bonuse deri në vitin 2026.

Drejtuesit e Juventusit nuk janë plotësisht të bindur dhe duke parë problemet financiare, po mendojnë të diskutojnë për një ulje të pagesës së argjentinasit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk ndodhte prej 70 vitesh, Interi arrin rekord në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Interi pasditen e djeshme ka arritur të triumfojë me rezultatin 0-3 ndaj Romës në stadiumin “Olimpico”, falë golave të Hakan Çalhanoglusë, ish-it Edin Xhekos dhe Denzel Dumfrisit.

Pas këtij suksesi skuadra e Simone Inzagit ka arritur të barazojë një rekord të veçantë në Serinë A italiane.

Sipas faqes së statistikave, “OPTA Paolo”, Interi ka arritur të shënojë në 18 ndeshje radhazi të luajtura në transfertë të Serisë A, duke barazuar rekordin e fiksuar midis tetorit të vitit 1950 dhe shtatorit të vitit 1951.



Skuadra zikaltër aktualisht klasifikohet e dyta në tabelën e renditjes në kuotën e 37 pikëve, -1 nga Milani kryesues.

Gjithashtu Interi nuk ka humbur asnjë sfidë prej 8 ndeshjesh, disfata e fundit e pësuar ishte ndaj Lacios në stadiumin “Olimpico”, më 16 tetor.

LEXO TE PLOTE