Connect with Us

Gjuha fyese në Parlament/ Edlira Gjoni nxjerr studimin

Aktualitet

Gjuha fyese në Parlament/ Edlira Gjoni nxjerr studimin

Publikuar

-

Ekspertja e Komunikimit, Edlira Gjoni ka komentuar situatën dhe fjalorin e përdorur në Parlamentin shqiptar, ku dallohen qartazi nota fyese dhe ironike të përdorura mes politikanëve.

E ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN, ajo tregoi dhe rezultatet e një studimi të bërë përgjatë viteve 2013-2015, ku qytetarët e kanë cilësuar gjuhën e përdorur në Parlament me “Not my place”, duke mohuar kështu që ata zyrtarë të jenë edhe përfaqësuesit e tyre.

“Nga 2013-2015 është realizuar një studim që ka parë gjuhën e politikanëve.  Qytetarët e kanë quajtur gjuhën e Parlamentit “Not my place”. Mua më vjen shumë keq për gjuhën e zonjave në parlament.

Kur shikoj zotërinjtë që përmendin fjalë që nuk duhen përmendur dhe zonjat qeshin ose nënqeshin. Kjo është që t’i të biesh dakord me atë që është duke ndodhur aty

Edhe nëse nuk është kjo lloj nënqeshje, disa prej zonjave shtiren sikur janë shumë të qeta. Nëse edhe ti je duke gënjyer, qytetari do të thotë ky nuk është vendi ynë.

Përfundimisht, nga ana e komunikimit, unë mendoj se parlamenti shqiptar është kthyer në arenën më të shëmtuar të komunikimit publik dhe është ndikuesi më i madh në të gjithë publikun, më shumë se media, më shumë se shkolla”, tha Edlira Gjoni./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

‘Databaza nga “patronazhistët” u hakerua’/ Rama kapet me gazetarët: Çojeni në organet e hetimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Të paekspozuarit” me Ylli Rakipin, ku po flitet për patronazhistët, tha se databaze e dalë nga qeveria është hakeruar dhe më pas janë shtuar element të tjerë që kanë qarkualluar në media.

‘Është gjeja më e denjë, që mund të bënit ju, të shkonit në organet e hetimit, të dorëzonit atë bazën e  të dhënave që keni përdorur dhe duket kollaj fare nëse kanë bërë ndërhyrje.

Janë shtuar shumë gjëra aty, mesa kam parë. Databaza jonë është hakeruar.



LEXO EDHE:  Zëri Amerikës përplas aktorët, dalin detaje të reja/ Soros, Berisha, Rama, Basha dhe Veliaj

LEXO EDHE:  Foto-Gjoni mesazh Alketa Vejsiut/ Familjet në çadër u ekzaltuan nga 325 fustanet që veshi

Çojeni në organet e hetimit atë disk që keni përdorur. Nuk më intereson nga ka dalë por ajo që bëjmë në është praktikë ndërkombëtare.

Të dhënai i kemi mbledh në mënyrë vullnetare, s’kemi përdor të AKSHIT”, tha Rama./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Database me të dhënat/ Rama opinionistëve: Organet e hetimit do të tregojnë nëse është e manipuluar apo “bio”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht akuzat se database e publikuar në media, me të dhënat e qytetarëve, është e Partisë Socialiste, e aq më tepër që AKSHI të ketë dhënë të dhëna për ta.

I ftuar në emisionin “Të pakespozuarit” në MCN Tv me Ylli Rakipin, Rama theksoi se në fakt është hakëruar database e PS dhe mbi të është punuar, duke  bërë kështu që të krijohej konfuzion në publik.

“Së pari ajo që ka dalë, e ashtuquajtura “database e PS” nuk është database e PS. PS ka një database dhe jo disa dhe kjo është kombëtare e PS dhe i ka të ndara sipas qarqeve. Është bërë një hetim i thelluar nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, kanë ardhur në PS, kanë bërë të gjithë punën e tyre.

Nga dokumenti i tyre del qartë që skemi të bëjmë me asnjë cënim të dhënave personale. Database që ka dalë është e manipuluar që të krijojë këtë konfuzion. PS nuk ka në database-n e tij kartë ID sepse nuk kanë çfarë na duhen.



LEXO EDHE:  Foto-Gjoni mesazh Alketa Vejsiut/ Familjet në çadër u ekzaltuan nga 325 fustanet që veshi

LEXO EDHE:  Zëri Amerikës përplas aktorët, dalin detaje të reja/ Soros, Berisha, Rama, Basha dhe Veliaj

Ka dilemë, por nuk ka fakt. AKSHI nuk ka dhënë kurrë të dhëna të vetat për PS. Njerëz jashtë shtetit që kanë aplikuar nëpër ambasada dhe kanë dhënë numrin e tyre të telefonit, çlidhje kanë me AKSHI?  Nuk është e vërtetë.

Ajo që keni nxjerrë ju është database e manipuluar për këtë qëllim që është përdorur. Është kollaj fare të manipulosh. Patronazhistët janë ata që janë dhe unë jam shumë krenar për ta. Nuk ka karta ID në database-n tonë.

Gjëja më e denjë që duhet të bënit ishte të shkonit në organet e hetimit, dorëzoni atë bazën e të dhënave që keni përdorur dhe duket kollaj fare nëse keni ndërhyrë apo është “bio”. Janë shtuar shumë gjëra aty. Aty është hakëruar nga database jonë dhe është përdorur për të kryer këtë konfuzion. Dorëzojini në organet e hetimit atë GPS apo disk që keni përdorur”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i kthehet çështjes së patronazhistëve/ “Nuk e shpikëm ne!”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Të paekspozuarit”, me Ylli Rakipin, ku I është kthyer çështjes së shumëpërfolur, asaj të patronazhistëve.

Në përgjigje të akuzave të shumta, Rama tha se kjo është një praktikë që ndiqet nga të gjitha partitë në botë, dhe se nuk e shpikën ata vetë.

“Kjo është pjesa më qesharake sipas meje. Janë një praktikë e gjithë partive në botë, qoftë republikane qoftë demokrate. Nuk është shpikje e jona.



Ajo që ne bëjmë është që përpiqemi që të kemi një makineri elektorale të një prekje nga afër të gjithë zgjedhëzve.

Këtu ne i quajmë patronazhistë, por në vende të ndryshme kanë emra të ndryshëm.

Nuk kemi përdorur databaze me të dhëna shumë sensitive, por të krijuar vit pas viti. Është fakt që karta jonë e identitiet nuk ka të dhëna sensitive. Nuk eshtë një kartë që ka të dhëna mbi sigurimet shoqërore prsh, etj”, theksoi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE