LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermania planifikon revolucion kulturor mbi emigracionin dhe rininë

25 Nëntor 2021, 14:59, Kosova & Bota CNA
Gjermania planifikon revolucion kulturor mbi emigracionin dhe rininë

Në një program që u shpalos gjatë kësaj të mërkure, partitë e reja të koalicionit gjerman kanë prezantuar disa reforma kulturore gjithëpërfshirëse duke nisur që nga liberalizim i ligjit të shtetësisë dhe vetëidentifikimii i gjinisë.

Pavarësisht dallimeve ideologjike, Socialdemokratët, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë libertarianë ranë dakord që Gjermania të bënte plane për një të ardhme më të re, më të larmishme dhe më praktike në lëvizje.

Gjatë periudhës së kancelares Merkel, ekonomia shumë e zhvilluar dhe stabiliteti ekonomik bënë që Gjermania të kthehej në një destinacion të madh imigrimi.

Kujtojmë se vetëm në vitin 2015 Gjermania hapi dyertë për më shumë se një milion refugjatë.

Por ligji i shtetësisë gjermane që ende  lidhet me prejardhjen nga gjaku, e bën shumë të vështirë përshtatjen e emigrantëve.

Për këtë arsye në të ardhme pritet që të gjithë emigrantët të kenë mundësinë brenda maksimumi 5 vitesh (megjithse mesatarja do të shkojë deri në 3 vjet)  t?ju jepet e drejta e shtetësisë të dyfishtë në mënyrë që të realizohet edhe plani i ekonomisë, pra të ?ngopen? punët me punëtorë të kualifikuar.

Gati 3 milionë njërëz me origjinë turke, mbetën të huaj në Gjermani pavarësisht se janë pjesë e një diaspore që erdhi për të plotësuar mungesat e fuqisë punëtore 60 vjet më pare dhe politikat e ndërmara së fundmi do të transformojë prespektivat e tyre.

Partitë po kërkojnë gjithashtu një amendament kushtetues që do t’i lejojë 16-vjeçarët të votojnë – një lëvizje e krijuar për të siguruar që të rinjtë të vazhdojnë të kenë një zë në një nga vendet me moshën më të lartë.

Palët synojnë gjithashtu t’u japin personave transgjinorë të drejtën për të deklaruar gjininë e tyre.

Përkthyer nga CNA.al, marrë nga reuters.com

 

Lajmet e fundit nga