Connect with Us

Fjalori denigrues mes politikanëve/ Erlis Çela: Duan t’i bien në sy liderit

Politikë

Fjalori denigrues mes politikanëve/ Erlis Çela: Duan t’i bien në sy liderit

Publikuar

-

Specialisti i komunikimit, Erlis Çela deklaroi se deputetët në Kuvend nuk e shikojnë fatin e tyre të varur nga qytetarët, mjafton që ata të bëjnë një performancë të mirë para liderëve të partisë.

I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN, ai theksoi se politikanët janë të shqetësuar t’i bëjnë thirrje emocionit të njerëzve dhe jo logjikës, ndaj për ta kjo është rruga më e shkurtër për të bindur.

“Kjo lloj gjuhe vjen për faktin se politikanët në Shqipëri, për fat të keq, nuk e shikojnë të varur fatin e tyre me atë që mendojnë qytetarët. Nëse do ta kishin shqetësim se si do të perceptohej kjo nga qytetarët dhe se si do të ndikonte kjo në vendimmarrjen e tyre, kam përshtypjen që nuk do të silleshin në atë formë.

LEXO EDHE:  Propozimet e Trump ngjallin debat/ Shkencëtarët kundërshtojnë idetë për mposhtjen e Covid-19

Mënyra se si njerëzit promovohen në politikë në Shqipëri dhe marrëdhënia që ata krijojnë me elektoratin e tyre dikton këtë lloj sjellje. Ata nuk janë të shqetësuar se çfarë qytetarët kuptuan nga buxheti, nuk ekziston kjo marrëdhënie.

Ata nuk e lidhin suksesin e tyre me faktin se si do t’i vlerësojnë qytetarët. Karriera e tyre është e varur nga liderët për shkak të sistemit që kemi. Mjafton që performanca e tyre të jetë e pëlqyer nga lideri i partisë, të tjerat nuk kanë rëndësi.

Gjatë seancave plenare, ata janë të shqetësuar t’i bëjnë thirrje emocionit të njerëzve dhe jo logjikës. Kjo është rruga më e shkurtër për të bindur”, tha Çela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Tensione në PD e Fierit/ Luan Baçi denoncon: Kanë thyer bravën e derës, hynë si hajdut

Publikuar

-

Nga

Derës së selisë së PD në Fier i janë hequr bravat e derës. Kështu ka deklaruar deputeti Luan Baçi, i cili në një intervistë për emisionin “Zona Zero” në Top News, Baçi deklaroi se bashkë me anëtarë të seksionit të PD-së Fier bënë denoncim në polici.

Por kryetari i komanduar i PD në Fier, Agron Kapllanaj u shpreh se zyra është  marrë në dorëzim më procesverbal.

Zyrën e Partisë Demokratike, dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së në qendër, të cilët kanë ardhur me një procesverbal dhe më kanë dhënë edhe çelësat, por edhe bazën material”, ka deklaruar ai.



Luan Baçi tha se ky është një veprim i turpshëm dhe një “hakmarrje” e Lulzim Bashës ndaj tij.

LEXO EDHE:  Propozimet e Trump ngjallin debat/ Shkencëtarët kundërshtojnë idetë për mposhtjen e Covid-19

LEXO EDHE:  “Ma lanë mikrofonin në dorë”/ Juli 'thumbon' Sindin: Do kujtohem dhe unë për një muaj...

Policia ka pasur informacion paraprak për ngjarjen. Policia ka shkuar tek zyra dhe ka parë. Policia ka reaguar me vonesë për ngjarjen. Kush ka ardhur nga qendra (Tirana) të dorëzojë zyrën e deges së Fierit, ka shkelur ligjin. Nuk mund të vijë dikush nga Tirana të shqyeje derën dhe të futet brenda, qoftë edhe Lulzim Basha. Kjo ka nisur që me shkarkimin që më bëri Lulzim Basha. Është një veprim i turpshëm, është bërë natën si hajdutët”, tha ai.

Krisja e Luan Baçit me Lulzim Bashën, nisi pas ai u shfaq në “Foltoren” e Sali Berishës në Fier./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ke degraduar si qenie njerëzore”/ Kulluri ‘masakron’ Bashën: Dështak komik!

Publikuar

-

Nga

Edvin Kulluri, kandidati i vet’shpallur për kryetar të PD-së, nuk i ndal akuzat ndaj Lulzim Bashës.

Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, ai shprehet se Basha ka degraduar në atë gjendje sa duket komik.

“Te shohesh kete njeri sesi ka degraduar me vjen keq! Sesi eshte bere komik ja vlen!



Do te te shoh Lulzim qe ti tregoj djalit se kur te rritet mos te besoje deshtake dhe genjeshtare patologjik si ty!

Dhe mbi te gjitha do te te shoh per te rikujtuar sesi kam patur te drejte 4 vite e gjysem per largimin tend dhe reformimin e Partise Demokratike qe ne ate zyre zyre mos ti shkele me kurre kemba nje qenie njerezore e degraduar si ti!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja po mbledh demokratët në shtëpi”/ Bumçi: Vendimit të DASH i mungon legjitimiteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka deklaruar se vendimit për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha i mungon legjitimiteti.

Në një intervistë për Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, Bumçi theksoi se Basha duhet të japë dorëheqjen dhe se projekti i Foltores është të mbledhë të gjithë demokratët në shtëpinë e madhe.

“Kongresmeni Zeldin me të drejtë thotë se është jonormale që të shpallet Berisha non grata, kur nuk ka prova. Deri tani vërtetohet ajo që thotë Sali Berisha, atë që DASH e ka thënë vetë kur Berisha ka qenë në qeveri. Ky është një vendim që i mungon legjitimiteti.



LEXO EDHE:  “Nuk hesht”/ Topalli “bën për ujë të ftohtë” Bashën: Largoi thuajse gjithë historinë e PD

LEXO EDHE:  Ofendoi Grida Dumën/ Gjekmarkaj i kthehet keq Frrok Çupit: Të kap pas studios, meriton të të pështyj

Kongresmeni Zeldin ka thënë se është e treta herë që i drejtohet DASH për informacion për non gratën e Berishës dhe fakti që nuk merr përgjigje, është dyshuese.

Këto mund të them për shpalljen non grata të Berishën. Ndërsa, Basha duhet të japë dorëheqjen. Ne nuk duhet të kemi parti tjetër, ne jemi demokratë që duam PD shtëpi të madhe. Projekti i Foltores është të mbledhë të gjithë demokratët, pavarësisht a janë me Berishën a jo, por të jenë demokratë të vërtetë”, shprehet Bumçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE