Connect with Us

Fermerët flasin pas takimit me Ramën/ Protesta nuk do të ndalet

Politikë

Fermerët flasin pas takimit me Ramën/ Protesta nuk do të ndalet

Publikuar

-

Fermerët e Lushnjes e kanë zhvendosur protestën përpara Kuvendit, për të kundërshtuar paketën e re fiskale, e cila pritet të miratohet sot.

Në hyrje të Kuvendit kanë takuar kryeministrin Edi Rama, i cili i ka ftuar të hyjnë brenda në Kuvend që të zhvillojnë një takim.

Ndërkohë, pas përfundimit të takimit me Ramën, fermerët kanë paralajmërjuar se protesta nuk do të ndalet deri në gjetjen e një zgjidhje.

Nuk duhet të na ofendojnë. Shqiptarët duhet të uashqehen me prodhimet e tokave shqiptare. Po nuk pati zgjidhje protesta do vazhdojë. Shpresojmë nga kryeministri të kemi zgjidhje.  

Zoti kryeministër tha do takohemi në vazhdim që të bisedojmë më mirë”-tha një ndër fermerët, në një prononcim për mediat.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Fermerëve të Bashkuar Eduart Sharka ka deklaruar se kryeministri nuk ishte shumë i informuar për problemet e tyre.

LEXO EDHE:  Video-“Fillon cunami”/ Paralajmërimi i fortë i Berishës

Sharka tha se kanë rënë dakord që të takohen në vazhdim dhe të diskutojnë për problematikat e fermerëve.

“Ne pranuam këtë takim sepse përfituam nga rasti pasi prej muajsh nuk kishim asnjë shenjë. Kryeministri është i painformuar. I thamë kryeministrit për ndryshimin e mënyrës së shkuarjes te fermerët. Ndamë shumë këndvështrime të tjera.

Mendojmë që qeveria nuk e njeh gjendjen reale. 30% e fermerëve sivjet nuk kanë porositur për të mbjellë vitin e ardhshëm. Ramë dakord që cilësia e inputeve bujqësore është e pagarantuar. Na thërrasim për të dëgjuar dhe flasin ata. Duhet unë që të tregoj se çfarë vështirësish kam. I thamë kryeministrit ta dëgjojë nga ne kontekstin real. Pas disa debateve ramë dakord që të ulemi dhe të flasim”, tha Sharka./CNA.al

Fermerët në protestë para parlamentit/ Rama i fton në takim: Të vijë dhe ai që ngriti gishtat

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Godet sërish deputeti i Lushnjës/ “Flasim për satelitë, ndërkohë që traktorët nuk ndizen”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Protestës së fermerëve para parlamentit i është bashkuar edhe deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi.

Në një prononcim për mediat, Korreshi tha se fermerët ndodhen në vështirësi të mëdha financiare, dhe se qeveria i ka lënë në harresë.

Po ashtu ai ironizoi qeverinë, ndërsa tha se flasim për satelitë, ndërkohë që traktorët nuk ndizen.



“Unë kam kaq kohë që flas, e nëse nuk bëj disa foto me kastravec e presh, nuk tërheq vëmendje.

Të gjithë ju, ne, kanë të gjithë për prezencë, jehonë. Vetë ministrja thotë 3.2 mln kam unë, s’iki dot te Rama s’e kam frikë. A është kaq problematike kjo punë? Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë me taksat e tyre. Të biem në një konsensus. Të bëhet një plan e të dihet ku është. Me këtë buxhet që po kalon sot, këta vitin tjetër janë të falimentuar. Gjatë gjithë kohës ne shkojmë dhe i premtojmë që do zbresim kometën. Shkojmë te satelitët, por kemi traktorët që nuk ndizen. Këta nuk marrin koston e fidanëve që kanë mbjellë. Shalqiri ju kalb të gjithë këtyre. Kjo qeveri që unë kam ngritur kaq shumë zërin, nuk çoi një grup të verifikonte. Kujt nga këta fermerëve i ka dhënë lekë për plasmasët kjo qeveri? Asnjëri s’ka marrë”, tha Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Buxheti 2022 në Kuvend/ Ahmetaj: “Jam dakort me debatin e Opozitës”

Publikuar

-

Nga

demtimi i zgjedhjeve

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur senacën maratonë me një minut heshtje  për aksidentin e rëndë tragjik të ndodhur në Bullgari.

Para se të diskutohet nen për nen buxheti 2022, zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj, i cili kërkoi bashkëpunimin e Opozitës për miratimin e buxhetit.

Momenti i diskutimit të buxhetit bëhet pas daljes së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare për 650 mln euro përmes eurobondit 10 vite me interes 3.75%. Buxheti ka elementët sociale apo fiskal që mund të gjykohen nga njëra anë mirë, nga njëra anë jo mirë.

Shumëkush nga ju e di mirë që cdo herë testohemi në sytë e investitorëve që janë “akull të ftohtë” nuk e diskutojnë Shqipërinë me emocion. Ekonomia shqiptare kaloi periudhë jashtëzakonisht të vështirë, tërmeti dhe pandemia, që lënë të gjitha gërvishtjet afatgjata në fytyrën e një ekonomie, por mënyra si i kemi trajtuar dhe si jemi zgjedhur në mënyrë të maturuar tregon se Shqipëria ka arritur një maturim fiskal dhe papërgjegjshmëria është lënë mbrapa vite e vite”, ka thënë Ahmetaj.



LEXO EDHE:  Shqiptarët në kampin “Al Hol"/ Meta: Kjo punë nuk shpjegohet në publik

LEXO EDHE:  “Skandali i mbyllur në sirtarët e prokurorisë”/ Thirrja e fortë e ish-presidentit: Kjo është e turpshme

Sipas tij, buxheti ka disa kryefjalë dhe e para është paketa sociale.

“Jam dakord edhe me debatin e opozitës a është mjaft apo jo. Pandemia vazhdon, shpresoj të mos kemi valën e katërt. Kryefjala tjetër është infrastruktura kritike. 80% borxhi publik patjetër që është i lartë, por u zgjeruam si një 100 vende e kusur.

Edhe Gjermania ka shkuar 80% e buxhetit. Por kemi filluar të ringrihemi dhe po rritemi me shpejtësi dhe arsyet janë dy; kujdesi i qeverisë dhe vibranca ekonomike. Një nga arsyet e rritjes ekonomike është konsumi, por jemi shumë larg të qenit rozë, por ky buxhet ndihmon në injektimin drejt sektorëve të duhur”  u shpreh Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja brenda socialistëve/ “Tërmeti” i dosjes 184 i “vë vizën” Taulant Ballës?

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Drejtuesi politik i PS-së në Elbasan, Damian Gjiknuri që ndryshe njihet edhe si “tërmeti” i dosjes 184, ka marrë pjesë ne ceremoninë e ngritjes së flamurit në Elbasan, me rastin e përvjetorit të çlirimit.

Pas ceremonisë, Gjiknuri ka folur për zgjatjen e afateve të komisioneve të Vetingut.



Por, kur është pyetur nga gazetarët për mungesën e deputetit të Elbasanit dhe njëherësh, kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Gjiknuri nuk është përgjigjur.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ PD kërkon lirimin e të arrestuarve

LEXO EDHE:  Shqiptarët në kampin “Al Hol"/ Meta: Kjo punë nuk shpjegohet në publik

Nëse flisni për zgjatjen e procesit të Vetingut, është një proces mbi palët, adreson një problem të ngritur, ka një reformë që po funksionon, dhe me reflektimin e opozitës, do të jemi në gjendje të zgjasim jetën këtyre organeve. Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re politike”,  ka deklaruar Gjiknuri./CNA.al

LEXO TE PLOTE