Connect with Us

Europa League/ Përmbys Lioni, Legia e Muçit pëson disfatë

Sport

Europa League/ Përmbys Lioni, Legia e Muçit pëson disfatë

Publikuar

-

Janë mbyllur 7 sfidat e luajtura mbrëmjen e sotme për raundin e parafundit të Ligës së Europës Legia e Ernest Muçit është mposhtur 3-1 nga Lestëri në Angli duke zbritur në vendin e fundit në renditje në kuotën e 6 pikëve, ndërsa ”dhelprat” marrin vendin e parë në grup me 8 pikë.

Sulmuesi shqiptar luajti përgjatë gjithë takimit pa mundur të lërë gjurmë, ndërsa në minutën e 71-të u aktivizua dhe Çelhaka nga stoli.

Lioni ka fituar me përmbysje falë dopietës të Çerki dhe Slimanit, duke mposhtur 1-3 rivalët e Brondbit në transfertë. Fitore të rëndësishme ka marrë dhe Monako që ka mposhtur 2-1 në shtëpi Real Sociedadin.

REZULTATET 

Brondbi-Lion 1-3

Ure 51′ / Çerki 57′ , 63′, Slimani 76′ 

E.Frankfurt-Antverp 2-2

Kamada 17′ , Pacienca 90+4′ / Naingolan 33′, Samata 88′  

Lestër-Legia 3-1

Daka 11′, Madison 21′ , Ndidi 33′ / Mladenoviç 26′ 

Monako-Real Sociedad 2-1

Voland 28′, Fofana 38′ / Isak 35′ 

Olimpiakos-Fenerbaçe 1-0

Soares 90′ 

PSV-Shturm Graz 2-0

Vinicius 45′ (pen), Bruma 56′ 

Rejnxhërs-Sparta Pragës 2-0

Morelos 15′ , 49′ 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Broja dhuron spektakël te Sauthamptoni, “fotografon” cepin e portës dhe dërgon topin në rrjetë

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është rikthyer në formën më të mirë. Sulmuesi i Kombëtares ka hedhur pas krahëve dëmtimin duke u stërvitur rregullisht me Sauthemptonin.

Pasditen e sotme, klubi anglez ka shpërndarë një video nga stërvitja, ku Armando Broja dhuron spektakël. 20-vjeçari po stërvitet për gjuajtjet para portës, dhe një moment i tregon shokëve të skuadrës se ku do të godasë.

Rezultati? Shumë e thjeshtë, Broja e dërgon topin pikërisht aty ku bëri me shenjë. Menjëherë nga lojtarët e Sauthemptonit shpërthejnë ovacionet që e presin Brojën mes të qeshurave.



Gjatë momentit që Broja godet, një prej lojtarëve anglez thërret me të madhe ‘’Shqipëria’’, duke i dhënë zemër Brojës. Si duket, sulmuesi kuqezi i është kthyer dhe një herë formës së tij duke lënë pas dëmtimin që e la dhe jashtë Kombëtares.

LEXO TE PLOTE

Sport

E pazakontë/ Lebron Xhejms nxjer jashtë sallës dy tifozë që po e ofendonin

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në ligën e basketbollit NBA. Ylli i Lejkërsave, Lebron Xhejms nxori jashtë stadiumit dy tifozë sepse ata po e ofendonin.

Ndeshja midis Lejkërsave dhe Indiana Pejsërs u ndërpre prej një incidenti me një çift tifozësh. 36 vjeçari thirri arbitrin kryesor dhe ai mori vendimin për largimin e tyre. Ngjarja u bë virale nëpër rrjetet sociale për shkak të reagimit të personave. Në përfundim të ndeshjes “Mbreti” Xhejms foli lidhur me këtë situatë.

“Kur përdoren fjalë dhe gjeste të papërshtatshme atëherë nuk mund të tolerohen. Ka një ndryshim mes tifozllëkut për ekipin tënd dhe dëshirës që kundërshtarët mos të fitojnë”.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Lejkërsave 124-116 ndaj Indiana Pejsërs.



LEXO TE PLOTE

Sport

Liga e Konferencës/ Turpërohet Totenhemi i Kontes, ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

Nga

Totenhemi nuk arrin të fitojë ndeshjen në transfertë ndaj skuadrës së Murës. Skuadra e Kontes humbi me rezultatin  2-1 me sllovenët.

Herri Kejn shënoi golin e barazimit për anglezët, por kur dukej se ndeshja do të përfundonte, sulmuesi Marosa shënoi për Muran në minutën e fundit. Olainka ishte protagonist në ndeshjen midis Slavia Pragës dhe Fejnordit.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut realizoi golin e parë në barazimin 2-2 ndaj holandezëve. Megjithatë ky gol nuk vlejti dhe Slavia Praga mbetet në vendin e dytë në grupin E me 7 pikë, një më shumë se Union Berlin.

Ja rezultatet e 8 sfidave:

REZULTATET 

GRUPI A

HJK- ALASHKRET 1-0

48′ Tanaka

GRUPI F

LINKOLN RED IMPS- KOPENHAGEN 0-4

5′ Johaneson, 7′ Lerager, 63′ Boving, 73′ Hojlund

SLOVAN BRATISLAVE- PAOK 0-0

GRUPI E

MAKABI HALIFA- UNION BERLIN 0-1



66′ Rierson

SLAVIA PRAGA- FEJNORD 2-2

12′ Olainka, 66′ Kutçu/ 31′, 93′ Desers

GRUPI G

MURA- TOTENHEM 2-1

11′ Horvat, 94′ Marosa/ 72′ Kejn

RENE- VITESHE 3-3

9′ 38′, 69′ Laborde/ 41’Huisman, 75′ Buitink, 90′ Openda

GRUPI H

KARABAKU- ONOMIA 2-2

49′ Psaltis(autogol), 88′ Andrade/ 43′ Duris, 90′ Gomez

 

LEXO TE PLOTE