Connect with Us

Euro në pozicione të dobësuar/ Këmbimi valutor, 25 Nëntor 2021

Ekonomi

Euro në pozicione të dobësuar/ Këmbimi valutor, 25 Nëntor 2021

Publikuar

-

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan blihet me 105.2 Lekë dhe shitet me 111.2 Lekë.

Euro këmbehet në blerje 119.1 Lekë dhe shitet 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 142.3 Lekë dhe shitet 147.3 Lekë.

Franga zviceriane blihet me 113.4 Lekë dhe shitet me 118.4 Lekë.

Dollari kanadez blihet 82.8 Lekë dhe shitet me 87.8 Lekë.

LEXO EDHE:  Euro mbetet në vend rritet Dollari dhe Paundi/ Kursi i këmbimit, 21 Tetor 2021

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

650 mln euro në arkën e shtetit/ Sigurohet Eurobondi me interes 3.75%

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka marrë 650 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tha se qeveria nxitoi për të siguruar Eurobondin brenda këtij viti, për shkak të normës së ulët të interesit, 3.75%.

“Qeveria shqiptare gjykoi të arsyeshme të finalizonte transaksionin me vlerë 650 milionë euro, pasi likuiditeti në këtë moment në tregje është i lartë dhe normat e interesit janë në nivelin më të ulët historik”, tha Ibrahimaj.

Por ku do të shkojnë këto para?



“Eurobondi lidhet me nevoja që qeveria shqiptare ka, për mbështetje në sektorë të tillë si arsimi, shëndetësia, bujqësia. Pra, do të përdoret për reforma madhore”, tregon ministrja.

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e enjte, 28 tetor 2021

LEXO EDHE:  Kthesë e befasishme motit/ Shiu “pushton” gjithë vendin

Ajo flet edhe për ulje graduale të borxhit publik.

“Në fund të vitit 2021 presim borxh 80.2% dhe më pas të vijojë rënia graduale ku do të jetë 1% për çdo vit, por synimet tona janë që të jetë më i ulët”, thotë Ibrahimaj.

Afati i firmosur për shlyerjen e këtij borxhi është 10 vite. Ndërkohë, 4 Eurobondet paraardhës kanë pasur afat kthimi 5 dhe 7 vjet./euronews

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Arbitrazhi Sekret/ Qeveria fshehu vendimin, u gjobit 12.5 mln USD

Publikuar

-

Nga

Nga Habjon Hasani

Më 8 nëntor 2021, Ministria e Financave ngriti me urgjencë një grup inspektimi ( shkarko dokumentin) për të kontrolluar Agjencinë e Burimeve Natyrore (AKBN), arsyeja e këtij veprimi lidhet me një skandal prej 12.5 milionë dollarësh, që implikon rëndë ish-ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri, ish-drejtorin e Albpetrolit Endri Puka,  si dhe ish-drejtorin e AKBN-së Dael Dervishi.

Kjo histori nis me tjetërsimin e paligjshëm të vendburimeve të naftës, e mbërrin deri te mashtrimi publik dhe fshehja e një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar që ka dënuar shtetin shqiptar në shumën 12.5 milionë dollarë.

Por le ta nisim këtë histori në zanafillë.

Qeveria “Berisha” i dha dikur biznesmenit Arian Tartari një koncension nafte me 3 vendburime, nëpërmjet firmës “Stream Oil”.
Tartari shiti aksionet e kësaj kompanie diku në vitin 2013, kompania që i bleu aksionet dhe të drejtat quhej “Transatlantic”.

Endri Puka, drejtori i ri i Albpetrolit i emëruar nga Gjiknuri, nisi pretendimet ndaj kompanisë Transatlantic në vitin 2014 për borxhe të pashlyera, por nga ana e saj dhe kompania ngriti pretendime për detyrime të ndërsjellta të Albpetrolit.

Palët gjetën gjuhën në vitin 2014 dhe bënë një marrëveshje të ndërmjetme mes tyre, kjo marrëveshje u cilësua asokohe krejtësisht e paligjshme nga ana e Kontrollit të Shtetit, pasi ishte jashtë kompetencës së Albpetrolit, atë marrëveshje të ndërmjetme  do duhej ta lidhte vetëm AKBN-ja me Ministrinë.

Ujërat rrodhën dhe në vitin 2016, kompania “Transatlantic” vendosi të shesë aksionet dhe të drejtat në një firmë me aksionarë amerikanë të quajtur “GBC Oil LTD”.

Marrëveshja e ndërmjetme që lidhi Endri Puka më 2014-ën, po reflektonte defekte dhe palët kaluan sërish në konflikt. Por kësaj here palë në konflikt ishin amerikanët e “GBC Oil LTD”.

Endri Puka firmosi në vitin 2017 një urdhër për shtetëzimin e tre vendburimeve dhe përzënien e koncensionarit “GBC Oil LTD”.
Amerikanët e “GBC Oil” dërguan menjëherë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar (në dhomën ICC), ndërsa Endri Puka dhe Damian Gjiknuri deklaronin në vitin 2017 se përzënia e kësaj kompanie ishte një veprim efikas. Gati gati një histori suksesi.
Por historia që vjen pas arbitrazhit, ka gjasa të jetë një ndër mashtrimet më të rënda publike dhe institucionale që kanë ndodhur në Shqipëri.

Vendimi sekret i arbitrazhit

Në korrik të vitit 2020, në disa media (përfshirë dhe Hashtag.al) u raportua një lajm, sipas të cilit Shqipëria kishte fituar gjyqin në arbitrazh me firmën “GBC Oil” ( lexo këtu).

Lajmi i servirur me kujdes nga zyrat qeveritare, i peshkoi thuajse të gjitha mediat, pasi ishte e pamundur ta verifikoje këtë fitore të supozuar nga qeveria. Vendimi i arbitrazhit ishte dhënë, por sigurimi i këtij vendimi ishte një mision thuajse i pamundur për gazetarët, duke qenë se me konsensusin e të gjitha palëve në gjyq, ishte vendosur sekretimi i vendimit.

Aq sekret është mbajtur ky vendim, sa dhe një burim konfident i Hashtag.al në zyrën juridike të Albpetrolit, na deklaroi se “di vetëm që e kemi fituar gjyqin e arbitrazhit në 2020-ën por vendimin nuk e kam parë ende me sytë e mi”.

Juristi kompetent i Albpetrolit në fakt gabohej, ai e dinte gabim, e vërteta është që shteti shqiptar e ka humbur gjyqin me kompaninë “GBC Oil”, shteti shqiptar është dënuar me një gjobë prej 12.5 milionë dollarësh plus pagesën e 40% të  kostove të gjyqit.

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e enjte, 28 tetor 2021

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e enjte, 28 tetor 2021

Këtë vendim gjyqësor të arbitrazhit ndërkombëtar(dhoma ICC) Hashtag.al ka mundur ta sigurojë të plotë. ( Lexoje të plotë).



Nga një shqyrtim i kujdesshëm i vendimit të arbitrazhit (dhoma ICC) zbulohen dy elemente me rëndësi.

Së pari, shteti shqiptar ka kërkuar ndëshkim penal për biznesmenin Arian Tartarin me qëllim shndërrimin Tartarit në “kokë turku” dhe përdorimin e goditjes së tij më pas si avantazh në verdiktin final.

Këtë pretendim për Tartarin gjykata e arbitrazhit e hodhi poshtë, duke e konsideruar tërësisht  të pabazuar në evidenca dhe në një proces ligjor në Shqipëri.

Së dyti,  shteti shqiptar kërkonte nga kompania “GBC Oil” një dëmshpërblim prej 27 milionë dollarësh, bazuar te marrëveshja e ndërmjetme e vitit 2014, marrëveshje e cila asokohe u godit nga KLSH-ja.

Njësoj si KLSH-ja dhe arbitrazhi e ka konsideruar këtë marrëveshje të ndërmjetme si një kontratë të lidhur nga Endri Puka “me kokë të vet” dhe tërësisht jashtë tagrës të tij. Gjykatësit e arbitrazhit kanë arsyetuar se ata do të shqyrtonin vetëm marrëveshjen hidrokarbure të firmosur nga AKBN-ja dhe Ministria e Energjisë, marrëveshjen e ndërmjetme të Endri Pukës e konsideruan si “mish të huaj”, si diçka ekstra që nuk lidhej me marrëveshjen hidrokarbure.

Ky konkluzion i arbitrazhit vendos automatikisht para përgjegjësisë ish-drejtorin e Albpetrolit Endri Puka dhe e bën atë përgjegjësin ekskluziv të këtij skandali. Pas tij në radhën e përgjegjësisë vijnë Dael Dervishi (ish-drejtor i AKBN-së) si dhe garanti i të gjithë këtij operacioni, ish-ministri Damian Gjiknuri.

E megjithatë gjykata e arbitrazhit(dhoma ICC) i la një shteg shtetit shqiptar.
E orientoi që pretendimet për marrëveshjen e ndërmjetme të vitit 2014 të shkonte e ta shqyrtonte në një tjetër dhomë arbitrazhi (dhoma UNCITRAL).

Nga kjo marrëveshje e ndërmjetme shteti shqiptar pretendonte 27 milionë dollarë dëmshpërblim, ndërsa “GBC Oil” pretendonte 95 milionë dollarë.

Kur dhoma ICC e arbitrazhit refuzoi ta shqyrtonte, i vetmi shans  për shtetin shqiptar ishte t’i drejtohej dhomës UNCITRAL.

Për të kuptuar nëse shteti shqiptar i është drejtuar dhomës UNCITRAL ose jo, kontaktuam zyrtarisht Avokaturën e Shtetit ( lexo këtu). Avokatura e injoroi interesimin duke mos kthyer asnjë përgjigje.

Hashtag.al konsultoi zyrën juridike të Albpetrolit, por aty askush nuk dinte gjë për ndonjë gjyq të dytë arbitrazhi në dhomën UNCITRAL.

Në ndihmë na vjen një vendim i muajit Maj 2021 i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili bën njohjen e vendimit të gjykatës së arbitrazhit (dhoma ICC) dhe urdhëron ekzekutimin e gjobës prej 12.5 milionë dollarësh ( shkarkoje të plotë vendimin e Apelit).

Vendimi i Gjykatës Apelit zbulon se deri në atë moment jo vetëm nuk ekziston asnjë angazhim i shtetit shqiptar për të hapur gjyqin e dytë me “GBC Oil”, por rezulton se shteti shqiptar ka shmangur dhe një mundësi ankimimi në lidhje me gjyqin e parë (dhoma ICC), duke pranuar pa kushte disfatën me faturë 12.5 milionë dollarë.

Madje në vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë ka dhe një detaj interesant, ky vendim është i vulosur dhe nga përmbaruesi Altin Vako që do duhet të ekzekutojë mbledhjen e 12.5 milionë dollarëve.

Zoti Vako është i njëjti përmbarues që në vitin 2017, çeli bashkë me Endri Pukën procedurën për kalimin me përmbarim të vendburimit të Ballshit (ish-aset i GBC Oil) drejt kompanisë ANIO Oil,   duke shënuar dhe rastin e vetëm në botë, kur një vendburim nafte jepet me përmbarim. / Hashtag.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rritet numri i vizitorëve nga Jugu në Veri/ Pandemia nuk e zmbraps turizmin

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Në tremujorin e tretë 2021, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, sipas INSTAT paraqiten si më poshtë:

Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 69,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2020.

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

Numri i vizitorëve rezident është rritur me 26,1 %.

Numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 2,1 herë. Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 88,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2020.

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

Numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 37,2 %.

Numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 2,3 herë.

Vizitorë

Gjatë tremujorit të tretë 2021, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 69,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2020.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë prej 53,4 %.

Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 38,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme ka shënuar rritjen më të lartë prej 28,9 %.

Në tremujorin e tretë 2021, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

Sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (42,1 %);



Sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (70,8 %);

Sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,1 %);

LEXO EDHE:  Euro mbetet në vend rritet Dollari dhe Paundi/ Kursi i këmbimit, 21 Tetor 2021

LEXO EDHE:  Përgënjeshtrohet konferenca për shtyp e Saimir Tahirit, nesër

Netë qëndrime

Gjatë tremujorit të tretë 2021, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 88,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2020.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 56,7 %.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 45,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë prej 42,9 %.

Në tremujorin e tretë 2021, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

Sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (42,4 %);

Sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (84,1 %).

Sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (93,7 %).

Norma neto e shfrytëzimit

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij tremujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 36,3 %, kundrejt 19,2 % që ishte në tremujorin e tretë 2020.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 36,6 %, kundrejt 18,4 % që ishte në tremujorin e tretë 2020./CNA.al

LEXO TE PLOTE