Connect with Us

E rëndë në Durrës/ Efektivi i policisë përplas një fëmijë 3 vjeçar

Kronika

E rëndë në Durrës/ Efektivi i policisë përplas një fëmijë 3 vjeçar

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku hstetasi L.L, punonjës policie, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeçar.

“Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina përplas të miturin

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një automjet ka përplasur një fëmijë të të mitur në ” Rruga e Çipajve”.

“Me datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”, shtetasi R.M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur D.M.,10 vjeç.
Shtetasi u shoqërua për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.



Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e ish-deputetit/ Zbardhen dëshmitë e autorëve të dyshuar: Jemi shokë me djalin e Ujkës!

Publikuar

-

Nga

Krisjan Kelmendi dhe Marjana Kola kanë dalë sot para gjykatës si të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit  Pashko Ujka.

Kelmendi mësohet të ketë thënë para gjykatës ditën e sotme se babai i tij ka pasur një miqësi me viktimën dhe se me djalin e tij kanë qenë në shkollë bashkë.

Ai tha se së bashku me Mirjan Kolën kanë qenë në Kosovë dhe rrugës në kthim janë arrestuar. Nderkohqë  familjaret e ish-deputetit kanë deklaruar në polici se Kristjan Kelmendi është autori i ngjarjes.



“Babai im ka patur nje bisede me Pashkon sepse jam shoke me te. Edhe une djalin e Pashkos e kam shok sepse kemi qene ne shkolle bashke. Po ashtu babai im dhe Pashko kane qene shoke. Pashko i ka thene babait qe ti jape parate e shtepise qe na e kane shitur 11 vite me pare. Behej fjale per nje shume prej 20 mije qe ne ate kohe Pashko ka thene qe nuk i dua. Babai i ka thene se eshte bisede e mbyllur ajo dhe une di qe nuk kemi patur ndonje problem per ate bisede dhe familja ime ka vijuar qe te qendroje ne ate shtepi. Une para pak kohesh desha te iki nga Italia ne Angli per nje jete me te mire por me kapen dhe me kthyen ne Shqiperi ne tentative per te ikur drejt Anglise. Kur erdha u takova rastesisht me Marjanin i cili me tha se do shkonte ne Kosove per te blere rroba. Une i thash po vij me te sepse kisha babain ne Kosove dhe doja ta takoja. Kemi ikur me 28 nentor ne Kosove dhe me 29 nentor po ashtu kemi qene atje. Pra naten kur eshte bere vrasje me 29 nentor une dhe Marjani kemi qene ne Kosove. Ne ate orar kemi qene ne market duke blere rroba dhe me pas jemi futur ne nje poligon qitjeje atje per  qejf. Duke u kthyer drejt Shqiperise na kane arrestuar”– tha ai.

Ndërkohë Marjan Kola mësohet se është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

“Nuk kam asnje lidhje me vrasjen. Babain e Kristjanit e kam shok. U takuam rastesisht dhe ikem bashke drejt Kosovës meqe unde doja te blija rroba dhe Kristjani donte te takonte babain. Naten e 29 nentorit kur eshte bere vrasja une kam qene ne Kosove bashke me Kristjanin dhe nuk kam patur asnje dijeni as per vrasjen as per asgje tjeter. Me 30 kemi nentor qene duke u kthyer drejt Shqiperise dhe vetem kur na arrestuan”- tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i ish-deputetit Pashko Ujka/ Caktohet masa e sigurisë për dy të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ndaj Kristjan Kelmendit dhe Marjan Kolës, dy të arrestuarit si autorë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Ata janë lënë në burg me afat 30 ditë, ndërkohë që do të vijojnë hetimet për mbledhjen e provave në ngarkim të tyre.



Sipas prokurorisë, Kristjan Kelmendi është personi që ekzekutoi ish-deputetin, ndërkohë nga ana tjetër, Marjan Kola cilësohet si bashkëpunëtor i tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE