Connect with Us

“E dashur Fifi, si je?”/ Këngëtarja i shkruan letër vetes brenda shtëpisë së Big Brother

Showbizz

“E dashur Fifi, si je?”/ Këngëtarja i shkruan letër vetes brenda shtëpisë së Big Brother

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas incidentit gjatë spektaklit të Big Brother Vip, ku Fifi humbi ndjenjat për shkak të emocioneve të forta dhe të komenteve, këngëtarja i ka shkruar një letër vetes.

Në letrën e saj dedikuar vetes, Fifi ka shkruar disa pyetje që reflektojnë gjendjen e saj emocionale.

Ndër rreshta mund të lexohen disa prej tyre:

E dashur Fifi, si je? Uroj të të gjejë mirë kjo letër. Kam diçka shumë të rëndësishme për të të thënë. A ke menduar ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë? A ke menduar ndonjëherë të mos i marrësh gjërat për zemër? A ke menduar ndonjëherë me e kuptu që jo çdokush bëhet njish me atë që ti përcepton? A e ke menduar ndonjëherë që nuk është e domosdoshme tu pëlqesh të gjithëve?”./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  Nga Bislim Ahmetaj/ Një letër dhimbje mikut tim Avdyl Matoshi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

Deklaroi se është vetëm pas puthjes me Borën/ Reagon moderatorja, bën veprimin e papritur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas një debati të fortë me Semin, Donaldi i habiti të gjithë me deklaratën e tij duke u hsprehur se nuk është në një lidhje dashurie, duke theksuar se është vetëm.

Kjo deklaratë e tij është komentuar shumë edhe nga banorët e tjerë të shtëpisë duke thënë se nuk është mirë që Donaldi të njihet si “Donaldi i Borës” por si Donald Veshaj.



Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar moderatorja Bora Zemani, e cila ka mbështetur Donaldin duke treguar se qëndrimin e saj në krah të tij, duke treguar dhe varësen që I ka dhuruar aktori.

LEXO EDHE:  “Më tha je fshatare”/ Fifi flet për ndarjen nga ish i dashuri

LEXO EDHE:  “Aktore, e sëmurë mendore, psikopate”/ Ndjekësit “kryqëzojnë” Fifin

Përsa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim, pavarësisht provokimeve që mund të bëhen”, ka thënë Bora, duke nënkuptuar se Donaldi është provokuar nga banorët në lidhje me marrëdhënien e tij me të. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Vë duart në zjarr për të”/ Bora Zemani për Semin: Ndonjëherë flet më shumë seç duhet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Bora Zemani është një nga moderatoret më të komentuara dhe të ndjekura të momentit.

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm si prezantuese e emisionit Përputhen por edhe brenda shtëpisë së Big Brother, pasi konkurrentë brenda atij realityshow janë dy persona shumë të rëndësishëm për të, shoqja e saj e ngushtë Semi Jaupaj dhe partneri i saj Donald Veshaj.

Donaldi dhe Semi kanë patur një debat të fortë brenda shtëpisë së Big Brother, pikërisht për Borën.

Semi e ka mbrojtur shoqen e saj, pasi Donaldi u shpreh se është single, pas puthjes së shumëpritur mes tij dhe moderatores.



Pas diskutimit, Semi i kërkoi falje Donaldit dhe gjatë primet të së martës premtoi se nuk do të ndërhynte më në këtë çështje.

Moderatorja së fundi përmes një bisede në rrjetet sociale është shprehur se ndjehet shumë krenare që ka një shoqe si Semi dhe se të dyja vënë dorën në zjarr për njëra-tjetrën falë besimit të madh që kanë për njëra-tjetrën.

Meqënëse sot më është mbushur plot Instagrami me mesazhe për të. Unë e dua shumë, ju e keni kuptuar sa e dua unë Semin dhe e njoh shumë shumë mirë, ndryshe nuk do të ishte pjesë e jetës time për kaq shumë vite. Edhe mendoj që gjërat kryesore që e kanë ruajtur shoqërinë tonë kanë qenë disa në fakt. E para besimi tek njëra-tjetra, ai lloj besimi që vërtetë e vëmë dorën në zjarr për njëra-tjetrën, kaq mirë e njohim njëra-tjetrën. E dyta protektiviteti është diçka që disa të tjetrë e konsiderojnë si diçka të keqe por unë mendoj se ka qenë një nga arsyet që e ka ruajtur shoqërinë tonë sepse jemi gjithmonë shumë protektive ndaj njëra-tjetrës.

Tjetra pastaj është që e pranojmë njëra-tjetrën siç jemi, pa u munduar ta ndryshojmë njëra-tjetrën. Pra unë Semin e kam pranuar ashtu siç është. Ndonjëherë flet më shumë seç duhet, ndonjëherë do të bëjë gallata më shumë seç duhet, ndonjëherë të përqafon më shumë seç duhet, ndonjëherë edhe të mbron më shumë seç duhet. Por kjo nuk ka asnjë gjë të keqe. Nuk shoh asnjë gjë të keqe në këtë mes, sidomos kur gjërat nuk bëhen me qëllime negative. Përkundrazi dhe sot jam shumë e lumtur dhe shumë krenare që më është mbushur instagrami me vajza që më shkruajnë sa do doja që të kisha dhe unë një shoqe si Semi në jetën time, por më vjen keq goca, Semin e kam për vete nuk e ndaj dot me ju. Megjithatë uroj shumë që të keni edhe ju një Sem në jetën tuaj sepse është shumë bukur kur ke një shoqe një motër që e ndjen kaq të afërt kaq të ngushtë edhe bëni kaq shumë për njëra-tjetrën”, shprehet Bora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Jam me ty deri në frymën e fundit”/ Graniti jep mesazhin e fortë për Fifin

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë mbështetur këngëtaren Filloreta Raçi pas incidentit të së martës gjatë prime të Big Brother Vip.

Një prej atyre që tregoi përkrahjen dhe mbështetjen e tij ndaj Fifit ishte dhe ish banori i Big Brother Vip, futbollisti Granit Cana.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Graniti shkruan se do të jetë gjithmonë krah saj ashtu siç shpesh herë i ka premtuar brenda shtëpisë.

“Ta kam dhënë fjalën, deri në frymën e fundit jam me ty, në të mirë e në të keq. Shoku i mirë, në ditë të vështirë”, ka shkruar Graniti në postimin e tij.

LEXO EDHE:  Nga Bislim Ahmetaj/ Një letër dhimbje mikut tim Avdyl Matoshi

LEXO EDHE:  Koalicioni Qytetar për Shqipërinë, letër të hapur opozitës



Kujtojmë se Fifi dhe Graniti kanë patur një raport shumë të ngushtë brenda shtëpisë që shumë është komentuar nga të gjithë ndjekësit.

Pas dyshimeve se mes tyre mund të kishte një lidhje dashurie brenda Big Brother, dyshja vendosën që të mbeteshin shokë.

Vetëm dy javë më parë, Graniti u eleminua nga Big Borther./ CNA.al

LEXO TE PLOTE