Connect with Us

“Dora e gjelbër”, politika gjermane ndaj Ballkanit/ Nga integrimi i Shqipërisë tek liberalizimi i vizave me Kosovën

Bota

“Dora e gjelbër”, politika gjermane ndaj Ballkanit/ Nga integrimi i Shqipërisë tek liberalizimi i vizave me Kosovën

Publikuar

-

Asnjë marrëveshje koaliconi e mëparshme në historinë e Gjermanisë nuk e ka pasur Ballkanin Perëndimor kaq në fokus sa koalicioni që pritet të krijojë socialdemokrati Olaf Scholz, me liberalët dhe të gjelbrit. Kjo shihet nga paragrafi i shkurtër, por konkret që i kushtohet rajonit në dokumentin e prezantuar këtë të mërkurë në Berlin.

Nëse në marrëveshjet e mëparshme, pasazhi i zgjerimit të BE-së fillonte me kërkesën që në politikat e zgjerimit të kishte “shqyrtime rigoroze, e jo ngutje”, në marrëveshjen aktuale mbizotëron një gjuhë pozitive.

“Ne e mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës. Në këtë kuadër, forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim fazat e tjera të paraanëtarësimit”, thuhet në marrëveshje.

Për herë të parë përmenden në tekst të gjashta shtetet e rajonit

Përmendja e prioriteteve për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor është gjithashtu një risi në historinë e koaliconeve gjermane. Në marrëveshejet e mëparshme, Ballkani Perëndimor, ose përmendej vetëm si rajon me perspektivë evropiane ose nuk përmendej fare.

Christian Lindner (liberalët), Olaf Scholz (SPD), Annalena Baerbock dhe Robert Habeck (Të Gjelbrit)- katërshja kryeosre në qeverinë e ardhshme të Gjermanisë
Christian Lindner (liberalët), Olaf Scholz (SPD), Annalena Baerbock dhe Robert Habeck (Të Gjelbrit)- katërshja kryeosre në qeverinë e ardhshme të Gjermanisë

“Hapi vijues është çelja e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet vendosur liberalizimi i vizave me Kosovën dhe të vazhdohen negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë”, thuhet në marrëveshjen e prezantuar të mërkurën pasdite në Berlin.

Dora e të gjelbërve

Bodo Weber, analist i pavarur nga Berlini, thotë se në këtë tekst ndiehet dukshëm ndikimi i partisë Aleanca 90/Të Gjelbërt, që është paraparë të drejtojë ministrinë e punëve të jashtme. “Teksti i marrëveshjes së koaliconit për Ballkanin Perëndimor, është thuajse i njëjti me pasazhin përkatës në programin elektoral”, konstaton Weber. Ministrja e jashtme e Gjermanisë pritet të jetë Analenna Baerbock, ish-kandidatja e të gjelbërve për kancelare.

Johanna Deimel, analiste e pavarur nga Mynihu, i tha DW, se fakti që vendet e Ballkanit trajtohen secili më vete flet për rëndësinë që i jep koalicioni i ri këtij rajoni: “Kjo është me të vërtetë një pikë shumë e rëndësishme. Me këtë koalicioni i ri dëshmon se e konsideron rajonin e Ballkanit Perëndimor me rëndësi strategjike dhe pjesë integrale të procesit të bashkimit të Evropës.”

Puna bindëse me Francën

Qeveria e re pritet të jetë më e zëshme në BE për Ballkanin Perëndimor.  Por Weber thotë se një nga sfidat e saj për të realizuar këtë program ambicioz do të jetë të bindë bllokuesit e deritanishëm të procesit të zgjerimit, sidomos presidentin francez Macron. “Edhe pse kohët e fundit është dukur sikur procesi është penguar nga Bullgaria, tekefundit ishte pasiviteti i Francës, ai që e favorizoi veton e Bullgarisë”, thotë Weber. Ai shpjegon se shkak ishte edhe një farë rivaliteti ndërmjet presidentit Macron dhe kancelares Merkel.

Rivaliteti i fshehur mes Francës dhe Gjermanisë është bërë shkak për bllokimin e procesit të zgjerimit, thotë Bodo Weber. Macron dhe Merkel në Belrin, me rastin e samitit të Ballkanit Perëndimor. Rivaliteti i fshehur mes Francës dhe Gjermanisë është bërë shkak për bllokimin e procesit të zgjerimit, thotë Bodo Weber. Macron dhe Merkel në Belrin, me rastin e samitit të Ballkanit Perëndimor, prill 2019.

“Koaliconi i ri ka më shumë pika të përbashkëta me Macronin, se sa kishte qeveria e kancelars Merkel”, thotë Weber.

Më zëshëm kundër autokracive

Ndërsa politika e kancelares Merkel në Ballkanin Perëndimor shumë shpesh dukej se favorizonte pushtetarët autorkatë, Weber dhe Deimel parashikojnë se në të ardhmen qeveria e re do të jetë më e zëshme ndaj shkeljeve të lirisë së medias, abuzimeve me pushtetin në favor të krijimit të strukturave autokratike.”Kjo vihet re edhe në paragrafë të tjerë të marrëveshjes së koalicionit, ku i jepet rëndësi sundimit të ligjit dhe paqes, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thotë Deimel për DW.

Deimel e quan politikën e deritanishme të kancelares Merkel në rajon, sidomos kundrejt Serbisë, si “mbrojtëse të stabilokracisë”. “Kancelarja Merkel e ndihmoi presidentin Aleksandër Vuçiç ta çonte vendin e tij drejt një autokracie. Ajo gjithmonë qëndroi në anë e tij, edhe kur mijëra demonstrues në Serbi dolën në rrugë për javë të tëra për të drejtat themelore demokratike, por nuk dëgjuan  asnjë fjalë mbështetëse nga qeveria në Berlin.”

Johanna Deimel, eksperte për Evropën Juglindore
Johanna Deimel, eksperte për Evropën Juglindore

Deimel  shpreson që tani do të marrë fund koha e fotografive miqësore me pushtetarët autokratë dhe se qeveria e ardhshme do t’i japë shumë më tepër mbështetje shoqërisë civile: “Shoqëria civile, sindikatat dhe kisha përmenden në mënyrë eksplicite. Fondacionet politike gjermane aktive në rajon janë duke u forcuar, ato janë një forum i rëndësishëm për shoqërinë civile dhe dialogun partiako-politik midis Gjermanisë dhe vendeve të rajonit. Në të njëjtën kohë, aktorët “e lidhur me qeverinë” nuk duhet të marrin më kaq lehtësisht mbështetje financiare, ndër të tjera, kjo vlen për institucione dhe njerëz që janë të përfshirë në kapjen e shtetit”, argumenton analistja.

LEXO EDHE:  Parlamentet e Vendeve të BE/ Shqipëria ka shënuar progres

Përmirësimi i kapacitetit pranues

Megjithë këtë qëndrim aktiv për të shtyrë përpara  procesin e zgjerimit, një fjali është pak irrituese sepse duket sikur ka mbetur nga marrëveshjet e mëparshme.

“Paralelisht me negociatat e anëtarësimit, BE duhet të përmirësojë kapacitetin e tij pranues”, thuhet në marrëveshjen për qeverinë e ardhshme gjermane.

Deutschland, Westbalkan-Gipfel in BerlinWeber shikon këtu më shumë një “koncesion gjuhësor” ndaj liberalëve. Kjo parti, në legjislaturën e mëparshme, kur Bundestagu votoi për çeljen e negociatave, dha “po” për Maqedoninë e Veriut dhe “jo” për Shqipërinë. Weber megjithatë parashikon se liberalët nuk do të luajnë ndonjë rol aktiv në politikën ndaj Ballkanit Perëndimor.

Deimel e lexon këtë fjali pak me shqetësim. Do të ishte fatale, nëse kjo fjali do të jepte sinjalin se procesi i zgjerimit mund të zvarritet edhe më tej, thotë Deimel. Ajo shpreson, që me këtë fjali qeveria e re zotohet se do të angazhohet për të gjetur zgjidhje më kreative për të evituar procese frenuese si vetoja e Francës, Holandës ose e Bullgarisë. “Një nga mundësitë është heqja e kushtit të vendimmarjes unanime”, thotë Deimel.

Lipset rol udhëheqës i Gjermanisë 

Një risi në këtë marrëveshje është zotimi për të ruajtur integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës.

“Ne mbështesim dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përpjekjet për paqe të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe tejkalimin e ndasive etnike”, thuhet në marrëveshje.

Bodo Weber, analist i pavarur nga Berlini
Bodo Weber, analist i pavarur nga Berlini

Engjellushe Morina, analiste pranë Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme, dega e Berlinit, e vlerëson shumë këtë zotim. Por ajo kujton se rajonit as më parë nuk i ka munguar mbështetja e Gjermanisë. Morina kërkon “rol udhëheqës” të Gjermanisë si në dialogun Kosovë-Serbi, ashtu edhe një angazhim më të madh të Gjermanisë për ta larguar ndikimin rus nga rajoni.

“Ajo që duhet të ndodhë në realitet është që këto angazhime, siç janë hedhur në letër të ndiqen realisht me një qasje reale politike ndaj rajonit – ndryshimi i qasjes është shumë i nevojshëm pasi situata në rajon është përkeqësuar në shumë mënyra, por kryesisht për shkak të mungesës së lidershipit të qartë të BE-së, e cila u ka hapur rrugën aktorëve të tjerë”, thotë Morina për DW.

Edhe Weber mendon se duhet patjetër një ristartim i dialogut Serbi-Kosovë. “Por për këtë nevojitet një perspektivë e besueshme e anëtarësimit në BE, ndryshe BE-ja nuk ka mjete trysnie ndaj Serbisë”, thotë ai.

Por sado sfiduese që mund të jenë synimet e qeverisë së re në Ballkan, për analistët e lidhur me Ballkanin Perëndimor ato janë njëkohësisht një ftesë për pjesëmarrje: “Mua të gjitha këto elemente më duken shumë novatore dhe motivuese. Kemi shumë punë për para – Të përveshim mëngët!, thotë Johanna Deimel./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Propozonte marrëdhëniet seksuale me të si kurë për kancerin/ Nën hetim gjinekologu që abuzonte me pacientët

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Giovanni Miniello një gjinekolog nga Bari, Itali, është vënë nën hetim sepse është akuzuar se propozonte si kurë ndaj kancerit, kryerjen e marrëdhënieve më të.

Ka qenë një e re, paciente e mjekut e cila e ka akuzuar publikisht. Më tëj kanë ardhur edhe denoncime të tjera të cilat shpreheshin se gjinekologu u propozonte pacientëve, si kurë për virusin ‘papilloma’ dhe si parandalim të kancerit, marrëdhëniet seksuale, me të.

LEXO EDHE:  Përvjetori i anëtarësimit në NATO/ Bushati: Arritje historike, mirënjohje për të gjithë ato që kontribuan  

LEXO EDHE:  “Shqipëria lulëzon në 3D”/ Qytetarët i përvishen Ramës: Shtëpia nuk ndërtohet nga çatia



Edhe pas akuzave mjeku është kundër përgjigjur duke u shprehur se e mbron këtë “terapi” pasi ka ndihmuar shumë gra.

“Jam bërë viktimë e baltës mediatike. Kam trajtuar me sukses qindra gra për mbi 40 vjet, kam sjellë në jetë qindra fëmijë të tyre dhe kam propozuar vetëm një trajtim alternativ”, është shprehur mjeku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania planifikon revolucion kulturor mbi emigracionin dhe rininë

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Në një program që u shpalos gjatë kësaj të mërkure, partitë e reja të koalicionit gjerman kanë prezantuar disa reforma kulturore gjithëpërfshirëse duke nisur që nga liberalizim i ligjit të shtetësisë dhe vetëidentifikimii i gjinisë.

Pavarësisht dallimeve ideologjike, Socialdemokratët, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë libertarianë ranë dakord që Gjermania të bënte plane për një të ardhme më të re, më të larmishme dhe më praktike në lëvizje.

Gjatë periudhës së kancelares Merkel, ekonomia shumë e zhvilluar dhe stabiliteti ekonomik bënë që Gjermania të kthehej në një destinacion të madh imigrimi.

Kujtojmë se vetëm në vitin 2015 Gjermania hapi dyertë për më shumë se një milion refugjatë.

Por ligji i shtetësisë gjermane që ende  lidhet me prejardhjen nga gjaku, e bën shumë të vështirë përshtatjen e emigrantëve.

Për këtë arsye në të ardhme pritet që të gjithë emigrantët të kenë mundësinë brenda maksimumi 5 vitesh (megjithse mesatarja do të shkojë deri në 3 vjet)  t’ju jepet e drejta e shtetësisë të dyfishtë në mënyrë që të realizohet edhe plani i ekonomisë, pra të “ngopen” punët me punëtorë të kualifikuar.

LEXO EDHE:  FOTO – Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Diell dhe temperatura pranverore

LEXO EDHE:  “Shqipëria lulëzon në 3D”/ Qytetarët i përvishen Ramës: Shtëpia nuk ndërtohet nga çatia



Gati 3 milionë njërëz me origjinë turke, mbetën të huaj në Gjermani pavarësisht se janë pjesë e një diaspore që erdhi për të plotësuar mungesat e fuqisë punëtore 60 vjet më pare dhe politikat e ndërmara së fundmi do të transformojë prespektivat e tyre.

Partitë po kërkojnë gjithashtu një amendament kushtetues që do t’i lejojë 16-vjeçarët të votojnë – një lëvizje e krijuar për të siguruar që të rinjtë të vazhdojnë të kenë një zë në një nga vendet me moshën më të lartë.

Palët synojnë gjithashtu t’u japin personave transgjinorë të drejtën për të deklaruar gjininë e tyre.

Përkthyer nga CNA.al, marrë nga reuters.com

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Cilat janë politikat kryesore të qeverisë së ardhshme gjermane?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas gati tetë javësh, tre partitë e zgjedhura që do të formojnë qeverinë e ardhshme  të Gjermanisë, kanë përpiluar një marrëveshje për mënyrën se si do të qeveriset vendi pas epokës së Angela Merkelit. Më poshtë është është një përmbledhje e politikave për të cilat ata kanë rënë dakord.

“Semafori është këtu”

Në një konferencë për shtyp në Berlin të mërkurën, Social Demokratët (SPD) Të gjelbrit dhe Demorkatët e Lirë (FDP), njoftuan se kishin finalizuar një marrëveshje për të formuar një koalicion qeverisës së bashku, të quajtur “semafor” nga media gjermane sipas ngjyrave të tyre përkatëse.

Semafori është këtu”, tha kancelari i ardhshëm gjerman Olaf Shcolz, teksa zbuloi planet.

Ai tha se negociatat u bënë në një atmoferë miqësore por edhe tensionuese, një atmosferë besimplotë dhe se ishin bërë përpjekje për të formuar një “koalicion të të barabartëve” që do të bazohej në pikat e forta të secilës palë.

Nën moton “Guxoni të bëni progres”, dokumenti me 177 faqe përcakton vizionin e tyre për epokën pas Merkelit. Bashkëdrejtuesi i partisë së Gjelbër, Robert Habeck i përshkroi politikat e qeverisë së re si një angazhim për “mirëqenien dhe mbrojtjen e klimës”. Kreu i FDP-së, Christian Lindner shtoi: “Është detyra jonë të modernizojmë këtë vend së bashku“.

Disa nga politikat kyçe që u trajtuan në marrëveshje ishin:

Të ardhurat dhe sigurimet shoqërore.

-Rritja e pagës minimale me 12 ueor për një orë në vitin 2022

-Prezantimi i paketës së të ardhurave për të garantuar prindërve para mjaftueshëm për të poltësuar nevojat për rritjne e fëmijëve.

-Heqja e përfitimit të papunësisë dhe zëvendësimi me fondin për qytetarët.

-Nuk do të ketë ndërprerje të penisioneve dhe nuk do të rritet mosha e daljes në pension.

Emigracioni, nënshtetësia dhe të drejtat e votës

-Ulja e kërkesës minimale për leje qëndrimi për emigrantët me nënshtetësi gjermane deri në 5 vjet.

-Lejimi i nënshtetësisë së dyfishtë

LEXO EDHE:  DW: Karantina godet më të varfrit në Shqipëri e Kosovë

LEXO EDHE:  30 vite nga rënia e Murit të Berlinit!/ Monika Kryemadhi “skanon” zhvillimet e 3 dekadave

-Prezantimi Iinjë pike në sistemin e emigracionit për të tërhequr punëtorë të kualifikuar.

-Mosha e lejueshme për të votuar nga 16 vjeç.

Strehimi

-Ndërtimi i 400 mijë apartamenteve të reja çdo vit në mënyrë që të luftohet kriza në tregun e shtëpive të strehimit



–  Prezantimi i një plani për qiramarrësit, në mënyrë që të pëngohet rritja e qirasë me më shumë se 11 për qind gjatë tre viteve

– Kompensim i njëhershëm i kostos së ngrohjes për familjet me të ardhura të ulëta.

Shpenzimet qeveritare

-Rikthimi i limiti të borxhit në vitin 2023.

-Investim me 3.5 % të GDP në kërkimin dhe zhvillimin për kthimin e ekonomisë neutral ndaj karbonit.

-Investimi i 1 miliard euro në bonuse për punonjësit e sistemit shëndetësor.

Klima

-Heqja e qymyrit deri në vitin 2030.

– Burimi i 80 për qind të energjisë elektrike në Gjermani nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030

-Të ketë 15 milionë makina elektrike në rrugë në vitin 2030.

– Rritja e transportit të mallrave me tren me 25 për qind deri në vitin 2030

Partitë u zotuan gjithashtu për legalizimin e shitjes së Cannabisit.

Ministritë e ndara mes SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së.

Partitë kanë arritur një marrëveshje, duke përcaktuar dhe drejtuesit e ministrive, gjatë mandatit të qeverisjes.

SPD, e cila është partia më e madhe në Bundestag pas zgjedhjeve në shtator, do të drejtojë gjashtë ministri, të Gjelbërit do të drejtojnë pesë ministri ndërsa FDP katër ministri.

Olaf Scholz do të zërë vendin e Angela Merkel, si kancelari i ri i Gjermanisë. Të Gjelbrit do të drejtojnë Ministrinë për Ekonominë dhe Klimën, Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë për Mjedisin, Bujqësinë dhe Familjen.

FDP do të jetë përgjegjëse për financat, transportin , arsimin dhe drejtësinë, ndërsa SPD do të kontrollojë Ministrinë e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Ministri e Ndërtimit dhe Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Bashkëpunimit Ekonomik.

Përshtatur nga CNA.al, marrë nga Expact.de 

LEXO TE PLOTE