Connect with Us

Dikur nën hetim, sot në krye të “Donacioneve të huaja”/ Rama flet për emërimin e Ilir Beqajt

Politikë

Dikur nën hetim, sot në krye të “Donacioneve të huaja”/ Rama flet për emërimin e Ilir Beqajt

Publikuar

-

Kryeministri Rama, i pyetur nga gazetarët ka komentuar emërimin e Ilir Beqajt në krye të “Donacioneve të huaja”.

Ai replikoi duke shprehur se Beqaj aktualisht nuk është nën akuzë dhe pohoi që ndaj tij, në kohën kur ka qenë ministër ka patur një hetim, por vendosja e tij në krye të kësaj detyre ishte si pasojë e meritës.

“Ka një hetim për çështje të periudhës kur ai ka qenë ministër. Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për kohën  kur ka qenë ministër i shëndetësisë. Është një njeri që e vlerësoj shumë për aftësinë e  tij.

Duke pas drejtuar më herët një institucion si ISSH është në gjendje të drejtojë këtë agjenci koordinuese që nuk ka asnjë pushtet ekzekutiv. Është një bërthamë që ka ekzistuar dhe ne e kemi forcuar. Koordinim i të gjitha ministrive dhe donatorëve. Kjo rrit maksimalisht edhe transparencën”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“S’ka tjetër si unë, nuk e përjashtova Berishën”/ Topalli i përgjigjet Bashës: Mashtrues, nuk shkon dot në SHBA

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lulzim Basha mbrëmjen e sotme është bërë më shumë se qesharak. Ai është shprehur nuk ka një të dytë si ai, pasi ka vendosur pezullim të Berishës nga grupi i PD hd ejo përjashtim, sicc kërkoi SHBA.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila mes ironisë, thekson se Basha jo vetëm që gënjen, pasi ai prej vitesh nuk merr dot vizë për SHBA dhe nuk shkon më përtej oqeanit, por vendimi për përjashtim nga Parlamenti varet nga Basha.

Nuk ka person tjeter si une (qe per shkak te marredhenieve me US) te arrinte nga perjashtimi tek pezullimi” Lb



Lulzimi jo vetem genjen per marredheniet unike te tij me US( qesharake ne fakt), por e verteta eshte se aq te mira ishin keta marredhenie sa Lb nuk mundte me marre as vize; E verteta eshte se ka disa vite qe nuk mundet me shku ne US.

2) Perjashtimi  nga Parlamenti nuk varet nga Lb”, shkruan Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dosja 184”/ Rama përplaset me gazetarët: Më nxirrni 700 herë duke fol në telefon

Publikuar

-

Nga

Dosja e përgjimeve 184, një nga çështjet që trazoi situatën politike ne vend në muajin qershor të vitit 2019 pas publikimit nga media gjermane BILD, është rikthyer sërish në çështje të diskutimeve.

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Të paekspozuarit” me Ylli Rakipin, është përplasur me gazetarët, duke thënë se çështja është mbyllur, por mediat vijojnë ta nxjerrin atë 700 herë duke folur në telefon dhe bere te akuzuar.

“Më nxirrini 700 herë duke fol në telefon dhe më bëni të akuzuar.  Mbi çbazë i nxjerr ti këto konkluzione. O zotri, janë bërë të gjitha hetimet. Bazohen mbi konsekuenca. Janë 17 të arrestuar.



Gjykata është provë, nuk është artikull”, tha Rama./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama përplasje me gazetarët/ Regjimi?! Të ishte regjim ky…

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Rama deklaroi se Partia Socialiste kishte në projeksionin e saj 74 mandate, por e kundërta ndodhi kur nuk u mor nga një mandat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” me Ylli Rakipin në MCN Tv,  ai theksoi se heqja e formulës së koalicioneve nuk u bë për përçarjen e opozitës, por thjesht u hoq nga ligji një “anomali”.

“Ne kemi humbur 3 mandate. 74-a është minimumi nën të cilin ne nuk kishim asnjë shans aritmetik të binim, bazuar në aritmetikën tonë. Në Berat dhe në Durrës kemi marrë rezultatin fiks siçe kishim parashikuar. Nuk mund të them të njëjtën gjë për Tiranën, Dibrën dhe në mos gaboj Elbasanin, ku kemi humbur nga një mandat.

Ne nuk ndamë opozitën, thjesht hoqëm nga ligji një anomali. Asnjëherë askush nuk na ka sjellë një vend të botës ku votohet që të ketë një formulë koalicioni si ajo që ishte.

Ne thjesht hoqëm atë dhe jo mundësinë opozitës të bënte koalicion. Ajo ishte një anomali shqiptare e panjohur në botë. Aty nuk bëmë ndonjë kalkulim të madh se edhe me atë e pa atë ne zgjedhjet do t’i fitonim”, tha Rama.

Përplasjet me gazetarët vijuan, teksa Rama u përball me akuza të shit-blerjes së votave, të cilat i hodhi poshtë me argumentin se partitë e mëdha nuk kanë nevojë të blejnë vota.



“Sondazhet masin elektoratin. Më trego një sondazh që ka nxjerrë fitues PD-në dhe Lulzim Bashën? Asnjë!

Ka patur shitblerje votash, por jo nga PS-ja. Nuk blejnë partitë e mëdha vota, fiksojeni këtë gjë se nuk funksionon.

Jeni fiks në atë situatën kush nuk di për çfarë ta përdorë lirinë e fjalës, ankohet për mungesën e saj. Regjimi?! Të ishte regjim ky…

Pse e nxorrët opozitën Shkullak nga Kuvendi? E nxitët e përse e bëtë? Çfarë i bëtë regjimit që nxorrët opozitën nga Parlamenti dhe tani viheni ankoheni?! Nëse do ishte regjim as do ta llogariste fare opozitën jashtë parlamentit, për diçka që bëhet në parlament. I morëm në konsideratë dhe nga ana tjetër ju i ankoheni regjimit. Si mendoni, ta linim pa marrë atë që lanë ata rrugëve?

Atë opozitën që kishim në Parlament, e sollëm ne? Erdhën nga listat tona? I bëri regjimi? Ore kush i solli në Parlament? “, Rama vijoi përplasjet me opinionistët./CNA.al

LEXO TE PLOTE