LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj grave/ Kur përditshmëria kthehet në makth

25 Nëntor 2021, 13:29, Aktualitet CNA

Çdo dy ditë e gjysmë në Gjermani vritet një grua nga (ish) partneri i saj – 25 nëntori është dita ndërkombëtare e dhunës kundër grave.

“E rrahur dhe e mbytur nga partneri?, “abuzuar rëndë nga burri?, “ish-partneri godet me thikë 18 herë mjeken? – janë tituj që na tregojnë se sa e rrezikshme është dhuna nga partneri në Gjermani. Ajo e shndërron në makth jetën e përditshme të shumë grave. Numri i rasteve prej vitesh sa vjen e rritet. Gratë janë të prekura në mënyrë disproporcionale, në katër nga pesë raste. Sipas statistikave të fundit të  Zyrës Federale të Policisë Kriminale në Gjermani (BKA), vitin e kaluar 119 164 gra dhe 28 867 burra kanë qenë viktima të dhunës nga partneri intim. Kjo është përafërsisht 5 për qind më shumë se një vit më parë. Dhuna në marrëdhënie përfshin sulmin seksual, ndjekjen dhe privimin e lirisë; dhe shkon deri në goditje për vdekje e vrasje.

Përmasat e dhunës janë të larta

Statistikisht, çdo ditë në Gjermani një burrë tenton të vrasë (ish) partneren e tij. Sipas studimit të ri, çdo dy ditë e gjysmë vdes një grua nga dora e (ish) partnerit të saj. Në vitin 2020 ranë shënuar 139 raste të tilla.

“Ne nuk duhet ta lejojmë këtë më. Duhet të tregojmë qartë se ku është kufiri,” tha ministrja (në detyrë) gjermane e familjes, Christine Lambrecht (SPD), në prezantimin e raportit të BKA-së mbi krimin në partneritet për vitin 2020, të martën në Berlin, duke pasur parasysh shifrat dëshpëruese.

Lambrecht u ankua se krimet shpesh minimizoheshin. “Kur dëgjoj që është një tragjedi familjare kur një partner, një ish-partner vret gruan dhe fëmijët, më ngrihen flokët. Kjo nuk është tragjedi familjare. Për mua tragjedi familjare është kur vdes një nënë e tre fëmijëve. Por nëse një partner, një ish-partner, vret gruan dhe fëmijën ose ushtron dhunë ndaj tyre, atëherë kjo nuk është gjë tjetër, veçse një akt dhune. Dhe kështu duhet quajtur?, sqaroi ministrja.

Për aktet, në të cilat gratë vriten për shkak të gjinisë së tyre, në Gjermani po përdoret gjithnjë e më shumë termi “femicide”. Megjithatë, femicidet nuk janë vepra penale më vete. Prandaj edhe BKA-ja ka filluar vetëm në vitin 2015 që t’i regjistrojë më vete “vrasjet në kontekst të  partneritetit”, siç quhen zyrtarisht. Numri më i lartë i vrasjeve të tilla është regjistruar në vitin 2016, me 155 gra të vrara. Por Zyra Federale e Kriniminalistikës nuk ka të dhëna më të detajuara për motivet e këtyre krimeve.

Shifra të larta të veprave të padeklaruara

Është e vështirë të thuhet se sa i lartë është numri i rasteve të pa raportuara të dhunës ndaj grave. Shumë gra kanë frikë të shkojnë në polici nëse sulmohen, sepse kanë frikë se nuk do t’i besojnë.  Ka studime që tregojnë për një fushë të errët prej mbi 90 përqind mesatarisht për çdo lloj vepre dhune në çift, deklaroi Presidenti i BKA, Holger Münch, në prezantimin e raportit. “Sigurisht që këto shifra janë më të ulëta në rastet e vrasjes apo goditjes për vdekje, por shumë më të larta në rastet e lëndimeve trupore, privimit të lirisë dhe dhunës psikologjike”.

Sipas Münch, nuk ka pasur rritje të dukshme të akteve të regjistruara nga policia gjatë bllokimeve të koronës. Por ai hemandeëson se ka një  numër të madh të rasteve të paraportuara. Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion një telefon të posaçëm për gratë e kërcënuara nga dhuna. Sipas BKA-së, numri i telefonatave që kërkojnë konsulencë është rritur shumë.?

“Situata është e rëndë?, thotë Lina Stotz nga organizata për të drejtat e grave “Terre des Femmes Germany? në një intervistë për DW. Shpesh harrohet se “dhuna në familje është pjesë integrale e jetës së shumë grave. Ndodh në të gjitha rrethet shoqërore, pavarësisht nga të ardhurat, profesioni apo origjina”.

Dhuna brenda çiftit bazohet zakonisht në pretendimet për pushtet, “d.m.th., përpjekjet e njërit prej partnerëve, kryesisht burrit, për të kontrolluar partneren e tij, për të përcaktuar jetën e saj”, shpjegon më tej Stotz. Shumë femicide ndodhin menjëherë pas një ndarjeje ose “kur gratë duan të tërhiqen nga një marrëdhënie dhe më pas partnerët e tyre ushtrojnë dhunë – ndonjëherë me pasoja vdekjeprurëse – sepse ndihen se u është marrë diçka, që besojnë se u përket atyre”.

Konventa e Stambollit për Mbrojtjen e Grave

Në shkurt 2018, Gjermania vendosi në fuqi Konventën e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave: të ashtuquajturën “Konventa e Stambollit”. Marrëveshaja e parë ligjërisht e detyrueshme në të gjithë botën për parandalimin e dhunës në familje u nënshkrua në Stamboll në vitin 2011. Ajo përshkruan barazinë gjinore në kushtetuta dhe synon të përmirësojë situatën e grave me parandalimin, edukimin, ofertat e ndihmës dhe zbatimin e ligjit.

Sipas ekspertes së Terre des Femmes, Stotz, janë shënuar disa arritje që atëherë. “Pas ratifikimit, qeveria federale hapi një linjë telefonike ndihme mbarëkombëtare për të prekurat, ku mund të telefonohet natë e ditë dhe në shumë gjuhë?. Përveç kësaj, Zyra Federale e Policisë Kriminale tani po mbledh veçmas shifrat për dhunën në partneritet.

Por ka edhe shumë aspekte të konventës, të cilat ose janë implementaur në mënyrë të pamjaftueshme, ose nuk janë implementuar fare?, ankohet Stotz.

Ajo tani po shpreson për iniciativa të mundshme nga koalicioni i mundshëm i ardhshëm qeveritar i socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve. Për shembull, për të mbrojtur gratë nevojiten së paku 14 000 strehimore të reja për gratë e kërcënuara.

Përveç kësaj, në përputhje me Konventën e Stambollit, duhet të futen trajnime të mëtejshme për gjyqësorin dhe policinë, si dhe procedura detyruese për mbrojtjen e grave. “Kjo është shumë e rëndësishme në mënyrë që viktimat të kenë ndjenjën se mund të shkojnë në polici dhe se do të kenë një gjykim të drejtë. Fatkeqësisht, ne ende përjetojmë shumë shpesh që viktimave nuk u jepet ndihma e duhur,” kritikon Stotz. E drajta e tyre për ndihmë në raste dhune duhet të garantohet me ligj. “Kjo do të thotë se mbrojtja kundër dhunës mund të paditet në gjykatë.”

Burrat dhe gratë nuk janë të barabartë

Monika SchröttlerPavarësisht progresit të madh të bërë në 20 vitet e fundit, nuk ka qenë e mundur të reduktohet dhuna ndaj grave aq sa do të duhej, thotë socidlogia Monika Schröttle nga Instituti për Sociologji Empirike (IfeS) në Nuremberg.

“Arsyeja pse ne vazhdojmë të përjetojmë kaq shumë dhunë është sepse raportet gjinore nuk kanë ndryshuar shumë. Edhe pse kemi pasur një kancelare për kaq shumë kohë, gratë dhe burrat ende nuk veprojnë natyrshëm në baza të barabarta,” tha Schröttle në një intervistë me DW.

Socidlogia Monika Schröttle nga Instituti për Sociologji Empirike (IfeS) në Nuremberg

Ajo është bashkëthemeluese e “Observatorit Evropian për Femicidet”, një instancë që mbledh dhe vlerëson të dhëna mbi femicidet në vende të ndryshme, dhe thotë se i vetmi vend në Evropë që ka shënuar një rënie të ndjeshme të femicideve është Spanja. Dhe kjo, falë edhe situatës ligjore: “Dhuna ndaj grave aty shihet në sfondin e abuzimit me pushtetin dhe kontrollin dhe dënohet nga gjyqësori spanjoll  si dhunë mbi bazë gjinore. Kjo ka një ndikim në perceptimin e shoqërisë,” thotë Schröttle.

Shpresa për brezat e rinj

Nëse masat politike dhe ligjore ndikojnë në mënyrën se si shoqëria percepton dhunën ndaj grave, a mund të përshpejtojnë brezat e rinj në të ardhmen shpërbërjen e strukturave patriarkale të vjetruara?

“Ka njëfarë shprese te burrat dhe gratë e reja që vijnë nga qarqet alternative”, thotë Schröttle. “Një lëvizje si Fridays for Future, për shembull, “ku djemtë dhe burrat shprehin së bashku me aktivistet politike se duan raporte të tjera gjinorre mendoj se ka potencial për ndryshim.”/DW

Lajmet e fundit nga