Connect with Us

Denaj për Paketën Fiskale/ ”Nuk vjen në kontekstin e ndihmës, favorizon individët”

Ekonomi

Denaj për Paketën Fiskale/ ”Nuk vjen në kontekstin e ndihmës, favorizon individët”

Publikuar

-

/
Diskutimet për buxhetin e vitit 2021/ Denaj: Për vitin e ardhshëm parashikohet rritje ekonomike 5.5%

Ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se Buxheti i vitit 2022, i cili u miratua në Kuvend do të ndihmojë në rritjen ekonomike, nxitjen e punësimit dhe shumë elementë të rëndësishëm të jetës së përditshme.

E ftuar në emisionin “Radar Informativ” me Jonida Shehun në ABC News, ajo theksoi se paketa fiskale favorizon individët dhe nuk vjen në kontekstin e ndihmës.

“Është një buxhet që ndihmon rritjen ekonomike, nxitjen e punësimit dhe shumë elementë të rëndësishëm të jetës së përditshme.

Buxheti konsolidon rindërtimin dhe vijon më tej me fokusin te shëndetësia. TVSH nuk është pjesë e kostos në produktin final. Dikton një marrëdhënie të ndryshuar të fermerit me grumbulluesin.

Paketa fiskale nuk duhet patjetër të kënaqë një palë. Është produkt i një politike që nuk duhet të lejojë lehtësi. Të zëvendësohet aty ku duhet për zhvillimin ekonomik me subvencione.

Ne jemi konsistentë në debatin mes kolegëve që në 2019. Paketa fiskale nuk është paketë që domosdoshmërisht vjen në kontekstin e ndihmës.

Në vite ka qenë e tillë dhe ne prandaj kemi diskutuar, një strategji afatmesme janë analizuar të gjithë sektorët. Ndihma ka politika të tjera që i bën ministria e bujqësisë. Kushtet janë të tilla që nuk lejojnë automatizimin e proceseve.

Nëse paketa fiskale vendos barazi dhe duhet të vendosë për të gjithë sektorët duhet të ndihmojë dhe të rrisë cilësinë. Ka elementë të caktuar që ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë cilësinë e produktit.

 Produktet të caktuara kanë një masë të lejuar të një produkti që e vendosin në etiketë. Kur flasin për paketë fiskale duhet të shikojmë sesi nxitet skema. Këto skema që lidhen me lehtësinë të fillojnë të reduktohen.

Ka edhe sektorë të tjerë që kanë lehtësi fiskale, por gradualisht duhet të shikojnë produktivitetin e tyre. Ne kemi individët. Në këtë paketë fiskale janë shumë të mbrojtur, madje janë të lehtësuar. Kemi shumë individë me rroga të larta që nuk deklarohen si rrogtarë, por të vetëpunësuar. Sistemi kur fillon me lehtësia krijon këto xhepa”, tha Denaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Para dy ditësh ligji kaloi në Kuvend/ “Shpërthen” gazetari: Votuat një kryevepër budallallëku

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka folur me tona të ashpra për votimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin e parandalimit të pastrimit të parave.

Ai ironizuar duke shprehur se është bërë një “hajvanllëk”, duke e cilësuar kështu aktin si antikushtetues dhe që shkel parimin e  proporcionalitetit.

“Para dy ditesh votuan disa ndryshime ne ligjin per Parandalimin e Pastrimit te Parave keta ne Kuvend. Kane votuar nje kryeveper te budallekut aty.

Sipas ndryshimeve, nese nje banke apo nje zyre te kembimit valutor i shpeton nje transaksion i dyshimte per pastrim parash, asaj i vihet automakisht gjobe 10 per qind e xhiros ose 5 milione euro.



Shikoni pak cfare hajvanlleku kane bere. Transaksioni mund te jete edhe 100 mije euro. Por gjoba do jete 5 milione euro.

E para kjo eshte antikushtetuese se shkel haptazi parimin e proporcionalitetit. Ndeshkimet jo proporcionale jane shtremberimi me i madh i drejtesise.

Se dyti, qe ta kuptoni sa mend kane kur bejne dhe votojne ligje. Keta bejne ligj per t’u vene gjobe 5 milione euro, bankave tona? Me keto lloj gjobash palos Cityn dhe Ëells Fargon, jo me keto bankat tona, sidomos keto me pronare shqiptare njehere.

“Na ka thene eksperti gjerman”- thone. Po ca gjermani ere? Mendoni pak para se te votoni keto lloj xhevahiresh se me dy gjoba si keto palos gjysmen e bankave ketu”, shkruan Klodian Tomorri në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Këmbimi valutor/ Ja, me sa këmbehen sot, euro, dollari apo paundi

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan sot këmbehet në blerje me 104.7 Lekë dhe në shitje me 110.7 lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 140.4 Lekë dhe shitet me 145.4 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114.4 Lekë dhe shitet me 119.4 Lekë.

LEXO EDHE:  Video-Jorida Tabaku “demaskon” Ramën/ Si i gënjeu shqiptarët për vendet e punës

Dollari kanadez blihet me 81.5 Lekë dhe shitet me 86.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Pandemia dhe tërmeti ulën investimet private në ekonomi me 17% në 3-mujorin e parë

Më poshtë po sjellim këmbimin valutor për të gjitha moonedhat e huaja, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Arrestohen dy inspektorë ndërtimi, në kërkim biznesmeni/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy inspektorë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje janë arrestuar.

Po ashtu, policia njofton se është shpallur në kërkim pronari i një hoteli në Lixha për ndërtim të paligjshëm.

Njoftimi i policisë

“DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Llixha”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Arrestohen në flagrancë për shpërdorim detyre, dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan.

Shpallet në kërkim pronari i një hoteli në Lixha, për ndërtim të paligjshëm.



Në vijim të operacionit policor të koduar Lixha, si rezultat i kontrollit të territorit për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“;

LEXO EDHE:  Rënia e ekonomisë/ Bode: Sfidë shumë e madhe për tu rikthyer në ritmet e parakrizës

LEXO EDHE:  Rënia e ekonomisë/ Bode: Sfidë shumë e madhe për tu rikthyer në ritmet e parakrizës

– I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjatë hetimeve të kryera për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, Njësia Administartive Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit T. P., është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi T. P. ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE