Connect with Us

Daja: Duam fitoren me çdo kusht, gëzojmë dhe vuajmë bashkë me tifozët

Sport

Daja: Duam fitoren me çdo kusht, gëzojmë dhe vuajmë bashkë me tifozët

Publikuar

-

Në prag të ndeshjes kundër Teutës, që do të luhet nesër në orën 16:45, trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka dalë në një konferencë për shtyp për mediat.

Tekniku ka bërë një analizë të fazës së parë, ka deklaruar se përballë kampionëve, të kuqtë kërkojnë vetëm fitoren dhe se nuk ka asnjë polemikë me tifozët, por të gjithë bashkë do të kërkojnë kthesën e këtyre rezultateve negative.

Faza e parë– “Kemi krizë rezultatesh, sepse Partizani nuk është mësuar me këto rezultate. Por kemi paraqitur një lojë, ku nuk jemi dominuar nga ekipet e tjera. Po ti bësh një analizë fazës, besoj se të gjitha ekipet kanë qenë të paqëndrueshme, ashtu si Partizani. Me përjashtim të 2 ekipeve të para. Në lojë kemi bërë më mirë se të tjerët dhe kjo na jep garanci”.

Objektivi –“Vetëm fitore kërkon Partizani, kemi rreth 2 javë që jemi mbledhur dhe kemi thënë që të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë sfidë. Teuta është kampionia në fuqi, një skuadër cinike, që të godet. Nesër do të jemi të gjithë bashkë, që të arrijmë suksesin”.

Ndryshimi i skemave-“Nuk ka të bëjë me ndryshimin e manovrës, por me kundërshtarin dhe lojtarët që kemi në dispozicion. Në 4-4-2 nuk mund të fusësh një lojtar mbrojtës, por koha e pakët për të përgatitur këtë përballje na bën të mundur që me spostimin e Grigorov të kemi një skemë të përafërt me atë që kemi përdorur”.

Ndërthurja e lojtarëve– “4 apo 5 lojtarë të rinj janë pjesë e formacionit titullar. Nuk i kanë bërë ata gabimet, i kemi bërë të gjithë bashkë. Nga ana psikologjike lojtarët e rinj vuajnë pak më shumë, por me këta të rinj kemi një të ardhme të sigurte”.

Tifozët- “Duan fitore dhe e kuptoj dëshpërimin e tyre, të njëjtën gjë përjetojmë edhe ne si lojtarë dhe staf. Rezultati është qëllimi kryesor, por edhe loja e bukur është shumë e rëndësishme. Tifozët duan që lojtarët të japin maksimumin në fushën e lojës, këtë e kemi bërë dhe jemi të mërzitur nga kjo krizë rezultatesh.

Tifozët janë pjesë e klubit, sidomos tifozët e Partizanit. Nuk bëj komente këtu, do të flasim në fushën e lojës dhe keqkuptimet do ti zgjidhim. Luajmë për tifozët, jemi me ta, vuajmë dhe gëzojmë bashkë me ta”.

Dëmtimet-“E njëjta skuadër që luajti kundër Laçit, ata që munguan në atë sfidë do të mungojnë edhe kundër Teutës”.

Ndeshje vendimtare-“Kemi humbur me Teutën në javën e parë dhe një humbje tjetër e kemi marrë më vonë. Kemi përballë një skuadër shumë të fortë dhe e vetmja mënyrë për të marrë tre pikët është që të jemi të gjithë bashkë në të dyja fazat e lojës, do të bëjmë të pamundurën që të marrim fitoren.

I druhem Teutës se ka lojtarë mjaft të mirë, i respektojmë, nuk i kemi frikë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushën e lojës”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Kritika e radhës ndaj Kimmich: Do luanim edhe një vit pa tifozë nëse do silleshim si ai

Publikuar

-

Nga

Bayern Munchen nuk po kalon një moment të mirë. Humbja në derbin me Augsburg ishte e papritur, teksa ka krijuar shqetësim vendimi i tre lojtarëve për të mos marrë dozat e vaksinës ndaj koronavirusit.

Joshua Kimmich, Eric-Maxim Choupo-Moting dhe Michael Cuisance janë kundër vaksinës, qëndrim nga i cili nuk po heqin dorë edhe pse po kritikohen pafund. Dy të parët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 ditën e djeshme.



Lojtarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë, teksa drejtuesit e Bayernit kanë vendosur t’u ulin rrogat. Ish-sulmuesi i ekipit bavarez dhe kombëtares gjermane, Mario Gomez i është bashkuar korit të kritikëve ndaj Kimmich.

Stadiumet në Gjermani janë plot, sepse 70-80% e personave janë të vaksinuar. Edhe ai përfiton nga një gjë e tillë. Nëse të gjithë do të silleshin si Joshua, ndoshta do të luanim sërish një tjetër vit pa tifozë në stadium”, deklaroi Gomez.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kukësi ende pa stadium, nuk di ku do ta luajë ndeshjen me Egnatian

Publikuar

-

Nga

Kukësi do të presë këtë fundjavë skuadrën e Egnatias, por pa e ditur se ku. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar se ku do ta zhvillojnë verilindorët këtë përballje, pasi në mungesë të fushës së tyre janë të detyruar të shtegtojnë diku tjetër.

“Elbasan Arena” është “prenotuar” nga dy ekipet e kryeqytetit, Partizani dhe Dinamo, ndërsa në “Loro Boriçi” do të luajnë Vllaznia me Laçin.



Trajneri Longo kërkon patjetër një fushë me parametra cilësorë, në mënyrë që të luajë futbollin që ai ka në mendje, ndaj gjetja e një fushe cilësore është kthyer në një problem për verilindorët, që mbeten ende në pritje të inaugurimit të stadiumit të tyre.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Piloi tremb milanistët pas fitores ndaj Atletikos: Nuk e kam firmosur ende rinovimin

Publikuar

-

Nga

Xhunior Meisas ishte ai që vendosi ndeshjen mes Milanit dhe Atletikos me golin e tij në fundin e sfidës dhe për Stefano Piolin, ishte sinjal i cilësive që ka futbollisti brazilian, te i cili ka shumë besim.

“Ishte e drejtë të festoja me lojtarët e mi, kanë treguar në fushë një paraqitje të rëndësishme. Ishte një ndeshje e vështirë, por e fituam me meritë për shkak të asaj që treguam në fushë, ndaj ishte e drejtë të festoja me ta”, tha menjëherë pas vëshëllimës përfundimtare trajneri.



“Ajo e Mesias është një histori shumë e bukur, por mendoj se është vetëm në fillimet e saj. Ka kaluar shumë vështirësi pasi mbërriti, por ka karakteristika të bukura dhe do të japë një mbështetje të mirë për skuadrën pasi ka cilësi të mira.

Rinovimi? Jo, nuk e kam firmosur ende, por me klubin jemi në sintoni të plotë, ka vlerësim dhe besim reciprok. Është puna ajo që bën diferencën, cilësia, idetë e sidomos rezultatet”, tha Pioli.

LEXO TE PLOTE