LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti 2022 në Kuvend/ Ahmetaj: “Jam dakort me debatin e Opozitës”

25 Nëntor 2021, 09:46, Ekonomi CNA
Buxheti 2022 në Kuvend/ Ahmetaj: “Jam dakort me debatin e

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur senacën maratonë me një minut heshtje  për aksidentin e rëndë tragjik të ndodhur në Bullgari.

Para se të diskutohet nen për nen buxheti 2022, zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj, i cili kërkoi bashkëpunimin e Opozitës për miratimin e buxhetit.

?Momenti i diskutimit të buxhetit bëhet pas daljes së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare për 650 mln euro përmes eurobondit 10 vite me interes 3.75%. Buxheti ka elementët sociale apo fiskal që mund të gjykohen nga njëra anë mirë, nga njëra anë jo mirë.

Shumëkush nga ju e di mirë që cdo herë testohemi në sytë e investitorëve që janë ?akull të ftohtë? nuk e diskutojnë Shqipërinë me emocion. Ekonomia shqiptare kaloi periudhë jashtëzakonisht të vështirë, tërmeti dhe pandemia, që lënë të gjitha gërvishtjet afatgjata në fytyrën e një ekonomie, por mënyra si i kemi trajtuar dhe si jemi zgjedhur në mënyrë të maturuar tregon se Shqipëria ka arritur një maturim fiskal dhe papërgjegjshmëria është lënë mbrapa vite e vite?, ka thënë Ahmetaj.

Sipas tij, buxheti ka disa kryefjalë dhe e para është paketa sociale.

?Jam dakord edhe me debatin e opozitës a është mjaft apo jo. Pandemia vazhdon, shpresoj të mos kemi valën e katërt. Kryefjala tjetër është infrastruktura kritike. 80% borxhi publik patjetër që është i lartë, por u zgjeruam si një 100 vende e kusur.

Edhe Gjermania ka shkuar 80% e buxhetit. Por kemi filluar të ringrihemi dhe po rritemi me shpejtësi dhe arsyet janë dy; kujdesi i qeverisë dhe vibranca ekonomike. Një nga arsyet e rritjes ekonomike është konsumi, por jemi shumë larg të qenit rozë, por ky buxhet ndihmon në injektimin drejt sektorëve të duhur?  u shpreh Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga