Connect with Us

Broja dhuron spektakël te Sauthamptoni, “fotografon” cepin e portës dhe dërgon topin në rrjetë

Premier Liga

Broja dhuron spektakël te Sauthamptoni, “fotografon” cepin e portës dhe dërgon topin në rrjetë

Publikuar

-

/

Armando Broja është rikthyer në formën më të mirë. Sulmuesi i Kombëtares ka hedhur pas krahëve dëmtimin duke u stërvitur rregullisht me Sauthemptonin.

Pasditen e sotme, klubi anglez ka shpërndarë një video nga stërvitja, ku Armando Broja dhuron spektakël. 20-vjeçari po stërvitet për gjuajtjet para portës, dhe një moment i tregon shokëve të skuadrës se ku do të godasë.

Rezultati? Shumë e thjeshtë, Broja e dërgon topin pikërisht aty ku bëri me shenjë. Menjëherë nga lojtarët e Sauthemptonit shpërthejnë ovacionet që e presin Brojën mes të qeshurave.

Gjatë momentit që Broja godet, një prej lojtarëve anglez thërret me të madhe ‘’Shqipëria’’, duke i dhënë zemër Brojës. Si duket, sulmuesi kuqezi i është kthyer dhe një herë formës së tij duke lënë pas dëmtimin që e la dhe jashtë Kombëtares.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Rekord dhe spektakël, Ronaldo shkëlqen ndaj Arsenalit

Publikuar

-

Nga

Manchester United ka fituar sonte me rezultatin 3-2 ndaj Arsenalit.

Ishte Cristiano Ronaldo heroi i këtij takimi duke shënuar dy gola duke arritur shifrën e 801 golave në karrierë, si askush tjetër deri më sot.



Me këtë fitore, Man Utd ngjitet në vendin e shtatë me 21 pikë, ndërsa Arsenali ka 23 pikë në vendin e pestë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ 6 humbje në 7 ndeshjet e fundit, tifozët e skuadrës së njohur “sherr” me drejtorin sportiv

Publikuar

-

Nga

Everton është duke kaluar një periudhë të vështirë në këtë sezon teksa gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit kanë rënduar shumë pozitat e skuadrës së drejtuar nga spanjolli Rafael Benitez. Zhgënjimi i fundit erdhi në mbrëmjen e djeshme ku u mposhtën në derbi ndaj Liverpulit me rezultatin e thellë 1-4.

Kjo paraqitje nuk mund të kalonte pa një reagim edhe nga ana e tifozëve të cilët pas sfidës me The Reds, janë kapur me drejtorin sportiv të klubit, Marcel Brands, të cilët i kërkuan llogari për paraqitjen e lojtarëve në fushë dhe nëse ata lojtarë janë marrë nga ai në merkato.



Ndërkaq, tifozët i kërkuan edhe të largohej nga futbolli. Sakaq, si për të treguar zhgënjimin e madh të tifozëve, njëri prej tyre madje u fut në fushë për t’i kërkuar llogari më nga afër futbollistëve të cilët nuk patën shumë për të thënë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Manchester United tenton Roberto Mancinin, gjithçka varet nga “Play-Off”-i i Botërorit

Publikuar

-

Nga

E kishin provuar që pas shkarkimit të Solskjaerit sipas “Bild”, por Roberto Mançini e kishte refuzuar. Tani, sipas “Telegraph”, Mançester Junajtidi do të rikthehet sërish në verë për të bindur teknikun e kombëtares italiane për t’i ofruar stolin që do të lërë bosh Ralf Rangnik pas 6 muajsh, për të marrë rolin e një konsulenti për dy vitet e ardhshme.

Por, gjithçka do të varet nga rezultati i “play off”-it të Botërorit. Në rast se Italia nuk do të shkojë në Katar vitin e ardhshëm, atëherë tekniku mund të lërë stolin e kampionëve të Europës, pavarësisht kontratës deri në vitin 2026 që ka me federatën italiane.



Me një të shkuar në stolin e Sitit, Mançini është në listën e kandidatëve të “Djajve” bashkë me Poçetinon, Roxhersin dhe Ten Hagun.

LEXO TE PLOTE