Connect with Us

Beteja për dinjitet/ Berisha-Ramës: Nuk i ke bërë mirë llogaritë me mua

Politikë

Beteja për dinjitet/ Berisha-Ramës: Nuk i ke bërë mirë llogaritë me mua

Publikuar

-

/

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha gjatë fjalës së tij në fotoren e Kuçovës, ka folur për shpalljen e tij non grata.

Ai tha se Rama dhe Soros nuk i bënë mirë llogaritë kur vendosën ta sulmonin, ndaj qëndrimi Iitij izuri në befasi.

“Që nga 91, askush nuk ka takuar më shumë se unë sekretarë shteti. Kurrë s’kisha imagjinuar se unë do hidhja në gjyq për shpifje sekretarin e  htetit. Thelbi i njeriut të lirë, gjëja me cmuar është dinjiteti njerzor. Në vendimin e tij të bazuar në shpifjet e Soros dhe Edi Ramës cënoi dinjitetin tim.

Asnjë nuk është votuar sa Berisha nga shqiptarët në këto 30 vite.

LEXO EDHE:  “Buxheti 2021, lajmi i keq për shqiptarët”/ Tabaku: Rama po tallet

Unë kisha një detyrim ndaj jush, ndaj shqiptarëve e kombit, ndaj vendosa të përballem në gjykatë. Ta mbaj strikte dhe mos e lidh me PD. Ne jemi parti pro amerikane, pro erupiane. Qëndrimi im i zuri në befasi ata që menduan të më godisnin mua. Ata nuk llogaritën betejn time për dinjitet, ndaj ndërmorën akte të tjera të turpshme, ndërmorën kërcënime, ndërmorën, së fundi kërkuan që të dal nga Parlamenti. Shqipëria është vend anëtar i NATOS, i Këshillit të Europës. Kemi derdh gjak më shumë se ndo komb tjetër për të ardhur këtu ku jemi.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ia vlen të qëndrosh as 4 minuta”/ Berisha zbulon arsyen pse po rikthehet në parlament

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lideri historik i PD, Sali Berisha është rikthyer në parlament pas 4 muajsh mungesë.

Në një deklaratë për mediat Berisha është shprehur se po rikthehet për popullin , se për ata që janë brenda sallës nuk vlen të qëndrojë as 4 minuta.



“Rikthehem në respket të popullit, por për ata që janë aty nuk ia vlen të rrish as 4 minuta në atë séance”, tha ndër të tjera Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera e inceneratorëve/ Basha: Pronarët në kërkim, Qeveria i financon

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit është ndalur tek afera e inceneratorëve të cilën e ka quajtur aferën e shekullit.

Sipas tij edhe pse dje janë shpallur në kërkim dy pronarë të inceneratorëve, Qeveria sërish vijon të paguajë skenat e krimit.



“Shikoni vetëm ngjarjet e javëve të fundit. Shikoni faktet që ka depozituar PD për check-up e famshëm, që vazhdon si një hemorragji dhe nuk ndalet as në kohë pandemie. Shikoni raportimin e përditshëm të tenderave në ARRSH. Për të ardhur tek afera e shekullit, inceneratori, që kanë shkrumbuar e shkrumbojnë paratë e shqiptarëve. Ndërkohë që dje janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dy pjesëtarë të kësaj afere. Një ditë përpara e kam paralajmëruar disa herë që do të zhduken, do të shkojnë në arrati, se dinë shumë, dhe dinë ato që s’duan t’i dinë, tani janë në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë që ata janë në kërkim ndërkombëtar, kjo Qeveri vazhdon të paguajë skenat e krimit, që janë me shirit të verdhë”, është shprehur Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Berisha i vendosur: Ne do të fitojmë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar fitoren e zgjedhjeve të pjesshme vendore, të 6 marsit.

Në një prononcim për mediat, Berisha paralajmëroi se asgjë nuk do të mund ta pengojë.

Kam gjetur mekanizmin sesi do i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit, shoh një klimë optimizmi. Ne nuk pengohemi dot.



Negociatat janë në vazhdim dhe ne do i fitojmë këto zgjedhje.

Ndeshet qytetaria me kleptokracinë.

Kanë bërë rregulla në parlament vetëm që të më kufizojnë fjalën , atëherë fjala ime do jetë këtu”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE