LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha mban Foltoren me demokratët në SHBA/ Takimi do zhvillohet në 5 dhjetor

25 Nëntor 2021, 17:40, Politikë CNA
Berisha mban Foltoren me demokratët në SHBA/ Takimi do zhvillohet

Ish kryeministri Sali Berisha më 5 dhjetor do të organizojë foltore me demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi i tij do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të jetë fizikisht i pranishëm në sallë.

Berisha ka zhvilluar një sërë Foltoresh të suksesshme në disa qytete të vendit, të cilat do pasojnë me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

Miq, demokratë e bashkëkombas!

Partia Demokratike ndodhet në gjendjen më kritike të saj që nga dita e themelimit. Për herë të parë pas 30 vitesh tranzicioni një parti fiton pushtetin për të tretën herë rradhazi duke vënë në rrezik parimet për të cilat u rrëzua regjimi totalitar në vitet 90?. Por shenjë kthese sot nga drejtuesit e opozitës nuk ka.

Prandaj më 5 dhjetor, ora 12:00, shqiptarë nga New York, New Jersey, Pennsylvania, Conneticut, Delaware etj, mblidhen në Marriot Hotel në Saddle Brook, New Jersey, për të bashkëbiseduar mbi të ardhmen e opozitës shqiptare dhe në mbështetje të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga delegatët në datë 11 dhjetor. Pjesë e bashkëbisedimit në lidhje nga Shqipëria do jetë ish Kryeministri dhe ish Kryetari i Partisë Demokratike z.Sali Berisha, dhe prezentë ish drejtues të PD-së ndër vite.

Ju ftojmë të jeni pjesë e takimit!“, thuhet në njoftim./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga