LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha apo Basha/ Rama: S’jam me asnjërin, PD po shkatërrohet

25 Nëntor 2021, 22:06, Politikë CNA
Berisha apo Basha/ Rama: S’jam me asnjërin, PD po shkatërrohet

Kryeministri Rama ka komentuar shpalljen non grata të ish kryeministri Berisha, duke e cilësuar këtë ngjarje si një gur në qafën e një njeriu, që po kthehet edhe në një gur në qafën e vendit.

I ftuar në emisionin ?Të paekspozuarit? me Ylli Rakipin në MCN Tv, ai theksoi se e gjithë kjo që po ndodh sot brenda PD-së po kthehet në shkatërruese për të.

?Unë sjam me asnjërin sepse pavarësissht se janë dy tipologji të ndryshme, në thelb janë e njëjta gjë. Kam marrë një vendim m eveten që të mos e komentoj këtë historinë e Saliut, ëhstë më e rëndë se çduket për vendin tonë.

Një njeri që i ka patur në 30 vjet të gjitha që mund t?i ketë njeriu në historinë  e tij, president, kryeministër, të shpallet non grata nga një vend mik aleat i Shqipërisë,  banalizim ekstrem që i bëhet këtij fakti dhe relativizim vulgar.

Është shumë e rëndë. Ka një peshë shumë të madhe. Vënia në diskutim që kjo gjë e rëndë nga një gur në qafën e një njeriu të kthehet në gur në qafë, në qafën e një vendi, është shumë e tepërt. E konsideroj fatkeqësi që një karrierë politike të përfundojë me atë gur në qafë.

Fakt tragji-komike kjo që ndodh sot në PD. Humor i madh i universit që ia kthen mbrapsht ata që i ka bërë si sebep për t?i rënë në qafë të tjerëve e këtij vendi. Një aset i politikës Shqiptare është në shkatërrim e sipër, PD-ja?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga