Connect with Us

Basha i lumtur nga Top Channel/ Dalja e parë në një studio, kam qenë bashkëpunëtori i ngushtë i Berishës

Politikë

Basha i lumtur nga Top Channel/ Dalja e parë në një studio, kam qenë bashkëpunëtori i ngushtë i Berishës

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha ka bërë daljen e parë pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD.

Basha ka zgjedhur studion e Top Channel, televizionin në ortakëri me inceneratorët, aty edhe ku gjen mbështetje për të argumentuar veprimet e tij.

Nga emisioni Open, Basha është shprehur i lumtur që ndodhet aty, ndërsa ka theksuar se ndihet i tronditur për vendimin e DASH dhe se ai ka qenë një nga mbështetësit më të afërt të Berishës.

Ndryshe nga Berisha, nuk shkel asnjë arritje të përbashkët në 16 vjet bashkëpunim, duke parë edhe në prizmin që ai na ka vendosur në drithije, dëmet dhe problemet. Në çdo rast, mos ti shohim të djeshme me syzet e të sotmes. Ndarja është ashtu siç e kemi thënë,9 shtatori. Në 9 shator unë kam marrë një vendim në bazë të statutit të bazuar në parimet e lidershipit të PD.

Mund të them sot, meqë jam për herë të parë në studio, ka qenë një moment dramatik. Në marrëdhënien 16 vjeçare askush tjetër nuk ka bashkëpunuar më afër dhe në të njëjtën kohë nuk ka treguar respekt. Tronditja ka qenë e madhe në 19 maj kur është marrë ky vendim.

Pikërisht vendimi i marrë në 9 shtator, u bë me qëllim të shmangte koston e PD”, tha Basha.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pritja merr fund, Rey Manaj shënon golin e parë në Serinë A (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj po kalon një moment të mirë në Itali. Sulmuesi shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Sasuolos.

Pas nisjes me vështirësi të kampionatit, Manaj ka zhvilluar disa paraqitje të mira dhe po fiton besimin e trajnerit, i cili po e aktivizon më shpesh lojtarin.



Për shqiptarin ky ishte goli i parë në Seria A për këtë sezon.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të bashkuar drejt fitores”/ Berisha mesazh demokratëve, një javë para Kuvendit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha ka falënderuar delegatët e e degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për firmat e Kuvendit të 11 Dhjetorit,

Berisha u ka bërë thirrjë të gjithë delegatëve që që të bashkohen me 11 Dhjetor.



“Falënderoj nga zemra delegatët firmëtarë të Degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne, në ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Degët e PD së qarkut Berat/ 63% e delegatëve firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pesë degët e Partisë Demokratike të qarkut Berat kanë publikuar sot listat me emrat e delegatëve të cilët kanë firmosur pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë, duke e çuar në 63 % numrin e delegatëve që i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Nga dega e Beratit kanë firmosur, 125 nga 198 delegatë, pra 63% e anëtarësisë e kësaj dege. Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë. Nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë.

Nga dega e PD-së Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD-së Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.



Në momentin që drejtuesit e degëve kanë lexuar listën, i pranishëm ka qenë edhe kreu i FRPD , Belind Këlliçi.

Sekretarja funksionale e degës së PD Berat, Desantila Orizaj ka theksuar se,  më shumë se 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës pasi kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz.

Kryetari i degës së PD-së Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD-së Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha pasi e shohin si të vetmen shpresë për rikthimin e PD-në pushtet.

Qemal Braho, i cili është përfaqësuesi i PD-së Skrapar, është shprehur se, ata që nuk kanë firmosur formularët për Kuvendin e 11 Dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune./ CNA.al

LEXO TE PLOTE