LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha bëhet qesharak/ Jam investuar të gjeja një zgjidhje për Berishën, PD ka standarde

25 Nëntor 2021, 20:25, Politikë CNA
Basha bëhet qesharak/ Jam investuar të gjeja një zgjidhje

Lulzim Basha në datën 9 shtator mori vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD Sali Berishën, ish liderin historik të demokratëve.

I zënë ngushtë gjatë një interviste për emisionin Open, Basha tha se i është kërkuar nga SHBA jo vetëm përjashtimi nga grupi parlamentar, por edhe nga Kuvendi.

Basha në fjalën e tij ka  nisur të bëhet qesharak, duke thënë se ai personalisht është investuar për dy muaj pa dijenin ë eBerishës për të ndryshuar mendimin SHBA, por nuk ja ka dalë. Ai shton se është lidership i partisë dhe se statuti ja jep të drejtën të përjashtojë personat non grata.

?Ka kërkuar përjashtimin nga grupi parlamentar, përjashtimin nga Kuvendi dhe distancimin nga PD. Investimi im për 2 muaj për të gjetur një zgjidhje. PD kishte vendosur një standard për personat non grata. Në këtë moment, u vendos pezullimi deri në përfundimin e çështjes që Berisha e ka çuar në Paris. Çdokush e ka të qartë, edhe Berisha, se çdo të thotë pasoja e një force politike në rast të mos marrjes së vendimit pas një vendimi non grata nga DASH. Jam nisur nhga një realitet politik dhe ndaj postit të lidershipit. Kemi dy onteresa, një personale të një njeriu dhe të partisë?, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga