Connect with Us

Autorizohet vaksina Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

Aktualitet

Autorizohet vaksina Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Rregullatori Evropian i Barnave autorizoi të enjten vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer për përdorim tek fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç. Vendimi i hap rrugën vaksinimit të milionave nxënësve të shkollave fillore në mesin e një vale të re infeksionesh që ka përfshirë gjithë kontinentin.

Kjo është hera e parë që Agjencia Evropiane e Barnave miraton vaksinën për përdorim tek fëmijët e vegjël.

Pas shqyrtimit të një studimi të kryer me vaksinën tek më shumë se 2,000 fëmijë, EMA vlerësoi se vaksina ishte rreth 90% efektive në parandalimin e COVID-19 simptomatik tek fëmijët e vegjël. Zyrtarët thanë se efektet anësore më të zakonshme ishin dhimbje në vendin e injektimit të vaksinës, dhimbje koke e muskujsh, si dhe të dridhura. Agjencia tha se doza e dytë e vaksinës duhet t’u jepet fëmijëve tre javë pas dozës së parë.

LEXO EDHE:  Manastirliu nga Korça: 150 mijë të moshuar kanë marrë doza të vaksinës anti-Covid

Ndërkohë Austria, një vend që po përballet me një numër të lartë infeksionesh ka nisur tashmë vaksinimin e fëmijëve të kësaj grupmoshe pa pritur miratimin nga autoritetet evropiane.

Evropa është aktualisht epiqendra e pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se kontinenti mund të shënojë 2 milionë vdekje deri në pranverë, nëse nuk merren masa urgjente.

Drita jeshile e dhënë nga EMA për vaksinën e Pfizer-it dhe kompanisë partnere të saj BioNTech duhet të marrë vulën përfundimtare nga dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, përpara se autoritetet shëndetësore në shtetet anëtare të nisin fushatën e imunizimit të fëmijëve.

Në fillim të kësaj jave, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se vaksimini i fëmijëve të grupmoshës 5-11 vjeç është parashikuar të nisë më 20 dhjetor./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla bën zëdhënësin e Bashës në Kuvend/ Spaho: Jeni si mishi me thoin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar pas fjalës së mbajtur nga kreu I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, sot në Kuvend.

Spaho tha se Balla, foli në emër të Lulzim Bashës dhe mbrojti këtë të fundit, duke treguar hapur se janë bashkë.

Bëni mirë që flisni në emër të Lulit në këtë sallë.



LEXO EDHE:  Papa Françesku thirrje liderëve botërorë/ Vaksina të shkojë së pari tek popujt në nevojë

LEXO EDHE:  “Në luftë nuk ke kohë të kolaudosh pushkën!”/ Panariti del me paralajmërimin e fortë

Ai ka nevojë për mbështetje.

Pavarësisht ndonjë finte që bëre ne fund, fjalimi isnhte totalisht në mbështetje të tij.

Ta shohin njerëzit si jeni lidhur si mishi me thoin me njëri-tjetrin”-tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha, solidaritet me Ukrainën/ Kuvendi nuk mund të heshtë, duhet ndihmuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit shprehu solidaritetin e tij për Ukrainën, që rrezikohet nga një pushtim i mundshëm rus.

Berisha tha ndër të tjera se Kuvendi nuk mund të heshtë për këtë çështje.

Berisha theksoi se Shqipëria duhet të dërgojë fishekë dhe municione në Ukrainë, ndërsa hodhi akuza të rënda ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që siç thotë ai heshtin dhe kjo i shërben Serbisë.



“A po kërcënohet për puthim një vend sovran? Çfarë është kjo marko-qeveri dhe ky narko-parlament që nuk thotë një fjalë të vetme. A rrihet në këtë parlament apo jo më thoni mua? Jo nuk rrihet. Natyrisht, por jam këtu për t’i shprehur solidaritetin tim të plotë në emër të PD, kombit ukrainas, jam këtu për të ngritur zërin, për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit.

Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend. Të paktën fishekë dhe municione mund tu dërgohen atyre, por argati i Beogradit jo më kot hesht dhe pengu i tij, natyrisht i paqenë, por ju zotërinj deputetë duhet të ngrini zërin se përfaqësoni PD jo Lul bravën.

Nuk mundet këtu të dominojë Beogradi. E kam ngritur dhjetëra herë ‘Ballkani i hapur’ është hegjemoni serbe dhe influencë ruse. Le të vijnë ata të dy njëherë këtu të japin llogari për këtë. Edhe kur mungojnë, mungojnë së bashku”, tha Berisha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama-Basha të zhytur në aferë”/ Berisha zbulon ku janë fshehur Zoto dhe Gugallja

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka deklaruar se Rama dhe Basha janë të zhytur në aferën e inceneratorëve.

Ndër të tjera Berisha shprehet se Klodian Zoto dhe Stela Gugallaja janë mbajtur fshehur në Lushnje.

E dëgjuat maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha? Pas 3 muajsh, zero hetim, sepse janë të zhytur. Është i zhytur si Edvin Droga, edhe Lulzim Brava.



Në këtë krah janë bërë 289 denoncime. Të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava, i implikuar në këtë aferë, lejoi që të publikohen njëherë apo dy here. Nuk ka aferë më flagrante se kjo.

A e dini që e kanë mbajtur në Lushnje të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh bashkë me Gugallën dhe i kërcënonte? Kjo aferë duhet të hetohet.

Brava është me dy kahë. Çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistët e PD-së? Të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës.

Komisioni ishte një tallje, një përqeshje për shqiptarët. Tre muaj, asnjë hetim. Në hetim do dilte se Teri është vetëm hajduti i dobishëm,” tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE