LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati: Lulzim Basha nuk ka fytyre t’u dalë përballë zgjedhësve të vet

25 Nëntor 2021, 19:42, Politikë CNA
Andi Bushati: Lulzim Basha nuk ka fytyre t’u dalë përballë

Elektorati i PD-së nuk mund t?i shkojë mbrapa vendimeve të Amerikës për të shpallur non grata Sali Berishën. Kështu u shpreh në studion e emisionit ?Shock? analisti Andi Bushati.

Andi Bushati tha se rëndësi nuk ka se çfarë thonë ambasadat, po se çfarë kontrate ka një kryetar me zgjedhësit dhe Lulzim Basha, sipas analistit, ka shkatërruar dhe grisur çdo kontratë që ka me zgjedhësit e tij.

?Lulzim Basha nuk ka pasur fytyrë t?u dalë njerëzve të vet përballë?, u shpreh Andi Bushati.

Analisti Bushati tha se foltorja e Sali Berishës është kthyer në një uragan brenda Partisë Demokratike, pikërisht për shkak të veprimeve të vetë Lulzim Bashës.

Baton Haxhiu, nga ana tjetër, tha se Lulzim Basha ka bërë gabim që i ka lënë hapësirë Sali Berishës brenda partisë, pasi ky i fundit rrezikon që ta ndajë PD-në në gjysmë./euronews

Lajmet e fundit nga