Connect with Us

“Ai kur është esëll flet saktë”/ Berisha heq paralele me PS: Nano dha dorëheqjen kur humbi

Politikë

“Ai kur është esëll flet saktë”/ Berisha heq paralele me PS: Nano dha dorëheqjen kur humbi

Publikuar

-

/

PD është kthyer në një parti që nuk njeh më votën e lirë dhe asnjë normë statutore. Këtë ka deklaruar ish kryeministri Sali Berisha, i cili nga Foltorja e Kuçovës theksoi se Lulzim Basha ka 60% të kryesisë persona të emëruar.

Këtyre të fundit, Berisha u ka bërë thirrje që të japin dorëheqjen, ndërsa nuk nguroi të hiqte një paralele edhe me kampin e kundërshtarëve. Duke sjellë në kujtesë kohën kur në krye të PS ishte Fatos Nano, Berisha tha se ky i fundit dha dorëheqjen kur humbi zgjedhjet, ndërsa në PD sipas tij kjo mungon.

Më e rënda nga të gjitha është fakti se ne humbëm votën këto tetë vite. Ne votojmë dhe sicc thoshte stalini na e rrëmben partia shtet. Kështu ndodhi në zgjedhjet e 2017 dhe 2021. PS kaloi një provë të madhe reformash me Fatos Nanon, megjithëse ai kur është esëll flet saktë. Por ai bëri një gjë të madhe për PS dhe vendin. Nga partia e njëshit, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë në kryetar të partisë me votat e anëtarëve.

LEXO EDHE:  Publikimi i pagave/ Leskaj: Rama po mbjellë frikë e terror psikologjik të qytetarët!

Ai humbi zgjedhjet dorëzoi partinë sipas statutit. Kryetari po humbi zgjedhjet ikën në 2019 humbi zgjedhjet e jo që nuk iku po detyroi anëtarët të votonin për të mos hequr kryetarin. Nga 2019, PS është shndërruar në parti të punës në Shqipëri. PD iu vërsul kryetarit të votës së lirë dhe arritëm ne partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë. 

Ai na bëri gazi i dheut. Ju jeni dëshmimtarë se si ky njeri ka marrë vendim tre muajt e fundit pa pyetur asnjë formun, nen të statutit apo parim partie. Kryesinë e partisë  e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është kryesia juaj, por e peng Bashës, ndaj i ftoj  që të japin dorëheqjen”, tha Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Kush votoi kundër Ruçit në PS?

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës në Shkodër, reagon Partia Demokratike



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

LEXO EDHE:  Gjashtë gënjeshtrat e ‘fabrikës’ të majtë dhe ‘punishtes’ së vogël të PD-së, së Bashës

LEXO EDHE:  Publikimi i pagave/ Leskaj: Rama po mbjellë frikë e terror psikologjik të qytetarët!

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE