Connect with Us

Abuzoi seksualisht me nipin/ Lihet në burg 45-vjeçari, zbulohet çfarë tha para Gjykatës

Kronika

Abuzoi seksualisht me nipin/ Lihet në burg 45-vjeçari, zbulohet çfarë tha para Gjykatës

Publikuar

-

/

Mbrëmjen e sotme është paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat 45-vjeçari Belul Kokollari, i akuzuar se ka abuzuar seksualisht me nipin e tij.

Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja e çështjes si dhe me masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Menjëherë pasi ka dëgjuar akuzën e ngritur ndaj tij, Kokollari ka deklaruar vetëm që “është një montim”, duke mos pranuar kështu fajin. 45-vjeçari nga Prizreni u arrestua në pikën kufitare të Morinës, duke ardhur për Shqipëri.

LEXO EDHE:  Çifti bënte foto pa të brendshme në destinacionet e famshme/ Shteti strikt i arreston

Ai akuzua nga nipi i tij 8 vjeçar, se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Skandali grek/ Si u pajis me pasaportë false vrasësi i oficerit në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vrasësi i oficerit të policisë në Shqipëri është një nga klientët e bandës së falsifikimit të dokumnetave në Greqi.

Shqiptari, i akuzuar për vrasjen e oficerit, Artan Cuku, është pajisur me dokument identifikimi grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminelave shqiptarë që të mos binin në gjurmët e drejtësisë.

Porositësi i vrasjes së Artan Cukut, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.

Për ndryshimin e identitetit, ai ka paguar shumën 35 mijë euro.  Rrjeti i falsifikatorëve u zbërthye falë një identiteti të rremë të zbuluar rastësisht dhe raportohet se kishte struktura të ngritura me detyra të ndara specifike.

Ky grup i mundësonte kriminelëve kryesisht shqiptarë që të “pagëzoheshin” si grekë të ish Bashkimit Sovjetik.

LEXO EDHE:  Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali/ U kap me 8 kg kokainë dhe marijuanë

LEXO EDHE:  Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali/ U kap me 8 kg kokainë dhe marijuanë



Sipas Abc news rrjeti me identitete të rreme dhe helenizime të paligjshme vepronte kryesisht në Atikë. Deri më tani janë arrestuar dy drejtuesit, nëntë oficerë policie, një nëpunës civil, një avokat, një sekretar dhe pesë anëtarë të tjerë të unazës falsifikuese.

Një klient u arrestua edhe për ryshfet punonjësi, certifikatë false dhe përdorim certifikate false. Në dosje janë përfshirë edhe 195 persona, ku 21 janë policë, 2 pensionistë, një nëpunës civil dhe 171 persona të tjerë.

Gjithsej 200 persona janë përfshirë në “klientelën” e këtij qarku që u shiste kriminelëve të huaj, kryesisht shqiptarë, karta identiteti dhe pasaporta false.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Greqi/ I burgosuri shqiptar vetëvritet me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i burgosur shqiptar në Greqi. Shqiptari i ka dhënë fund jetës së tij gjatë transferimit nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.

Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh pasditen e së enjtes. Ai u dërgua në spital nga gardianët e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.



LEXO EDHE:  Kapshticë/ Arrestohet i shpalluri në kërkim

38 vjeçari po vuante dënimin me burg për vepra të ndryshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I riu kapet me drogë/ Tre shtetas procedohen penalisht për lojëra të paligjshme të fatit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 1 person si dhe ka proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Një 26 vjeçar me 2 mbiemra është kapur në flagrancë me drogë nga policia. Nën hetim janë vënë edhe 2 persona të tjerë K. H., 21 vjeç dhe E. S., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”.

“Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S. alias A. P., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të palejuara për lojrat e fatit, proceduan penalisht shtetasit:

LEXO EDHE:  Arrestimi i ish gjyqtarit/ Policia jep informacion zyrtar, çfarë ndodhi tek Liqeni Artificial

LEXO EDHE:  Dhunoi fizikisht bashkëshorten/ Arrestohet 35-vjeçari

– K. H., 21 vjeç dhe E. S., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit K. H., shtetasit E. S., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotove sportive.

Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, proceduan penalisht shtetasin M. M., 36 vjeç për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi ka vendosur lokalin e tij në dispozicion për lojra të palejuara. Gjatë kontrollit të lokalit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat Drinvbox dhe një telefon celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE