LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do krijojë një parti të re?/ Berisha jep përgjigjen, tregon tmerrin më të madh të Bashës

25 Nëntor 2021, 15:33, Politikë CNA
A do krijojë një parti të re?/ Berisha jep përgjigjen,

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se po kërkon të formojë një parti të re politike pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do trasmetohet në orën 18:00, Berisha u shpreh se firmat e delegatëve po shkojnë në 5000, ndërsa theksoi se Lulzim Bashën e tmerron krijimi i mazhorancës.

?Kuvendi i datës 11 mblidhet në përputhje të plotë me normat statutore. Statuti i PD parashikon të drejtën e ¼ të delegatëve të PD për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledh 2000 por janë dorëzuar 4200 dhe po shkohet në 5000 firma, në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për tu mbledhur por të ketë edhe mazhorancën. Tani arritja e mazhorancës e tmerron zotin Basha. E di zoti Basha se aty ai e ka të humbur ccdo dava dhe ka zgjedhur bllokimin e firmave.

Rithemelim i PD shndërrimi i saj në një opozitë të vërtetë, për atë që ka nevojë jetike vendi?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga