Connect with Us

Wanda thyen heshtjen: Fala tradhtinë, gjëra që ndodhin mes çifteve

Sport

Wanda thyen heshtjen: Fala tradhtinë, gjëra që ndodhin mes çifteve

Publikuar

-

Wanda Nara thyen heshtjen për sa i përket çështjes bashkëshortore me Mauro Icardin. Kohët e fundit është përfolur për një krizë mes çiftit ku janë zbuluar fakte që konfirmojnë se sulmuesi argjentinas e ka tradhtuar me modelen China Suarez.

Në një intervistë për Argentine TV, ajo sqaron të gjithë situatën e krijuar. “Jam grua e modës së vjetër dhe një mesazh i vogël i dyshimtë, për mua është divorc. Nuk kemi pasur probleme të tilla. Betohem për 5 fëmijët e mi. Kur e pashë atë mesazh, mora fëmijët dhe u nisa për në Itali”.

TRADHËTIA- “Kemi folur shumë, ai më tha të mendoja për fëmijët. Ishte gabimi i jetës së tij, mund t’i ndodh çdokujt. Gjëja më e rëndësishme është që ia dolëm ta vazhdonim lidhjen.

Ai mund të vazhdojë të jetë bashkë me mua dhe do të doja të vazhdoja me të sërish. Ka kërkuar falje dhe unë besoj tek falja. Gjithçka ndodh për një arsye, e rëndësishme është dashuria. Kishim mundësinë të zgjidhnim njëri-tjetrin sërish”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Gjykata fal Bezemanë, 1 vit burg me kusht: Nuk e kuptoi natyrën kriminale të veprimeve të tij

Publikuar

-

Nga

Jepet vendimi për Karim Benzemanë, i akuzuar për shantazh ndaj ish-shokut të tij në përfaqësuesen e Francës.

Gjykata e Versajës e ka shpallur fajtor sulmuesin e Realit të Madridit për bashkëpunim në tentativën për të shantazhuar Mathieu Valbuenan, duke e dënuar me një vit burg me kusht, të cilin do t’i duhet të vuajë në rast të përsëritjes së veprës penale, si dhe me 75 mijë euro gjobë.



Gjykata arsyetoi se Benzema nuk e kuptoi natyrën kriminale të veprimeve të tij, ndaj nuk do të shkojë pas hekurave.

Vendimi i Gjykatës së Versajës vjen pak orë përpara se lojtari të zbresë në fushë kundër Tiraspolit (Moldavi) në Champions dhe pesë ditë para ceremonisë gala të Topit të Artë, çmim për të cilin Benzema është në garë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Rikthehet Kategoria e Parë, mësoni 8 përballjet që luhen ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Mesditën e sotme do të rikthehen në fushë skuadrat e Kategorisë së Parë për të luajtur javën e 10-të të kampionatit.

Natyrisht sytë do të jenë nga Bylisi kryesues i cili këtë kampionat është i pagabueshëm. Ballshiotët kanë një test të vështirë aty ku do të luajnë në transfertën e Shkumbinit, me peqinasit të cilët dhe pse nuk po kalojnë një moment të mirë, pritet t’i hapin punë kryesuesve.

Sfidë interesante do të jetë dhe ajo mes Tomorit dhe Butrintit. Beratasit kanë lënë pas humbjen me Erzenin në fundjavë dhe tre pikët do të ishin mjaft të rëndësishme për vazhdimësinë.

Erzeni do të ketë një tjetër provë force, me shijakasit që presin në shtëpi Burrelin. Apolonia do të luajë kundër Turbinit, Besëlidhja do të luajë në transfertën e largët të Maliqit, Tërbuni pret në shtëpi Pogradecin, ndërsa Lushnja sfidon Korabin dhe Vora luan kundër Pogradecit.

Kategoria e Parë, java 10-të – 13:30

Apolonia – Turbina

Shkumbini – Bylis



Maliqi – Besëlidhja

Tërbuni – Besa

Tomori – Butrinti

Lushnja – Korabi

Vora – Pogradeci

Erzeni – Burreli

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ E pabesueshme çfarë ndodh në Champions, sulmuesi gabon me portën bosh! Trajneri shtrihet në tokë

Publikuar

-

Nga

Benfica barazoi dje 0-0 me Barcelonën në Camp Nou për grupet e Champions League. Shqiponjat e Portugalisë kishin të gjitha shanset për të kaluar në renditje katalanasit, teksa në minutën e 93 të takimit, Haris Seferovic bëri gafën më të madhe në karrierë.

Me portën e boshatisur, zvicerani i Benficës e ka goditur topin jashtë. Aq e keqe ishte goditja, sa edhe trajneri Jorge Jesus është shtrirë në tokë duke mos I besuar syve. 29 vjeçari Seferovic ishte vetëm 10 metra nga porta, me gjuajtjen që doli jashtë.

“Unë kam qenë trajner për 30 vjet dhe nuk kam parë diçka të tillë në jetën time, por fatkeqësisht më ka ndodhur mua dhe Benfica-s sot”, tha Jesus i tërbuar.



LEXO TE PLOTE